E shtune, 21.12.2024, 11:34 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: 27 prilli i përgjakur

E hene, 28.04.2014, 07:15 PM


27 PRILLI I PËRGJAKUR- MEJA E KORENICA TË PËRFLAKUR

Nga Dedë Preqi

Edhe nëse mundohemi t‘a harrojmë të kaluarën e hidhur dhe tragjiditë e saj, të cilat i përjetoj populli shqiptarë i Kosovës, gjatë luftës së fundit të vitit 1998-99, është e pa mundur, kur i shikon gjitha ato  fotografi të dëshmorëve dhe martirëve të vrarë,  të vendosura kudo nëpër qendrat e Kosovës, të cilët nuk mund të pushojnë e të prehën të qetë, sepse edhe shumë prej tyre janë ende të pa gjetur, që  kërkojnë ditë e netë prej të gjallëve drejtësi.

Më 27 prill të vitit 1999, përveq tragjedive të tjera në tërë Kosovën, ishte përgaditë  edhe një grackë e rrezikshme për Gjakovën dhe rajonin, e posaqërishtë kjo ditë ishte planifikuar për Mejën dhe Korenicën, dy fshatra të rrethit të Gjakovës, aty ku kalonin kolonat e mëdha të popullatës së rajonit dhe qytetit, të cilët i urdhëruan më dhunë të marrin drejtimin për Shqipëri, me ç’rast policia dhe paramilitarët barbarë serb i ndanin mëshkujt shqiptarë në njërën anë për t’i pushkatuar, ndërsa femrat në anën tjetër për t’i dhunuar. Më këtë rast duhet të spikasim miopinë dhe barbarinë e pafalshme të regjimit serb, i cili egërsisht e përdori forcën e dhunshme kundër popullit shqiptarë të pafajshëm, vetëm se ky popull kërkonte lirinë dhe demokracinë në vendin e vet, dhe i cili dëshiroj të vendos vetë për fatin e tij.

27 Prilli i vitit 1999, në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, u bë një masakër e pa imagjinueshme ndaj shqiptarëve nga  elementi  represiv serbo-malazez, ku u masakruan dhe u zhdukën më se 374 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë e pleqë të moshuar, si kundër ishte një porosi e atyre që ngrehën gishtin e krimit si gjithëherë më parë fqinjët serbo-malazez, apo kolonizatorët e ardhur në Kosovë, me të cilët duhet jetuar në bashkësi, apo në  një “vëllezërim-bashkim”, të imponuar nga filozofia e okupatorit fashist serb. Kush do ta quante ndryshe këtë periudhë të turpit, e cila edhe sot e kësaj dite pas pesëmbëdhjetë vitëve, shqiptarët i lë në ofshamje e dhimbje për familjarët vet të vrarë dhe të zhdukur, që lugati serb i pajisur me përfidet e veta më djallëzore i përdori kundër shqiptarëve të kësaj treve dhe popullatës mbarë shqiptare të Kosovës.

Meja dhe Korenica, dy fshatra në rajonin e Gjakovës, u bënë shënjestër ujqërve serbo-malazez më 27 prill të vitit 1999, ku vrasësësit kishin zënë pritat e tyre gjakatare vetëm për të thithë gjak shqiptarësh, që më vite kishin akumuluar urrejtjen ndaj shqiptarëve, posaqërisht dhe vrasja e kriminelit serb Millutin Parshqeviq, i vrarë nga njësitët e UçK-së, kishte nxitur një hakmerrje në këtë vrasje, dhe se për këtë do të paguanin qindra shqiptarë. Në këtë mënyrë, si mundet Bashkësia Ndërkombëtare dhe Gjykata e Hagës, që ti mbyllin sytë para arbitraritetit dhe terrorit serb ndaj shqiptarëve, që deri më sot asnjë kriminel i kësaj tragjedie në Meje dhe Korenicë, nuk u ndëshkua, e cila gjendje e tregon dhe e dëshmon fytyrën e vërtetë të absurditetit dhe kriminalitetit serb, më qëllim të nënshtrimit dhe asgjësimit  të kësaj popullate.

Duke marrë parasysh ndryshimet në marrëdhëniet e sotme në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe faktin se u bë një lloj i madhëveshjes në Bruksel, konceptet tona politike dhe asaj serbe janë shumë largë, sepse pala serbe, jo që ka kërkuar falje për krimet e bëra gjatë luftës së fundit dhe më herët, por synimet e saj janë diskriminuese, e cila shumë pak, ose fare pak janë inkurajues të një  krijimi, apo të një  klime që duhet të afrojë popujt njëri me tjetrin. Kjo spjegohet qartë, nga se janë edhe 1700 përsona të pagjetur, me ç’rast shteti “demokratik” serb, i cili predenton të ia mësyjë Evropës, përmes përsonave të pagjetur të shqiptarëve, kufomat e tyre i zbulon një nga një, të cilat vet i ka ekzekutuar dhe i ka fshehur nëpër djerrinat e veta serbe, sikur që është tani rasti i Rashkës, ndërsa sot për t’u admiruar dhe afruar më shumë  me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Evropën, me eshtrat e shqiptarëve bënë  pazare politike.

Është gjendje e rëndë për një popull, i cili luftoj me shekuj, vetëm për t’a fituar lirinë e vet njerëzore dhe për t’i mbrojtur teritoret e veta dhe sot ky popull ende vuan për të drejtat e veta dhe qetësinë e vet, por dëshmitë dhe pamja e kockave të njerëzve të vet përsëritet deri sot, duke u rivarrosur dhe atdhesuar në tokën e vet të përgjakur e të përflakur. Cila drejtësi njerëzore  e spjegon këtë proqes të lirisë njerëzore, apo ndarja e atmosferës në shtresa njerëzore për fat të keq duhet të përsëritet edhe në këtë shekull, i cili quhet shekulli më i lartë i lirisë dhe kulturës njerëzore.

Lëndina e Pikëllimit

Lëndina e Pikëllimit, pse kjo lëndinë nuk do të pagëzohej Lëndina e gëzimit, apo e një lloji tjetër, vetë domëthënja e kësaj lëndine e tregon sakrificën e një ngjarje tragjike dhe pikëlluese të një populli, sikur që ishte në këtë rast Meja dhe Korenica, të cilët pësuan tragjedinë dhe gjenocidin e barbarisë fashizoide serbe, si predentim i ç’farosjes së një kombi, ekzistenca e të cilëve u degradue në shkallë të jetës shtazore, dhe kundër një populli i cili ishte i etur dhe vdiste nga dëshira që të jetë i lirë në tokën e vet. “Lëndina e Pikëllimit” në fshatin Meje të Gjakovës, mbetët vendtakimi dhe pika më kulminative e familjarëve të kësaj treve, vendi ku ndodhi masakra më e madhe e luftës në Kosovë, ku u vranë dhe u rrëmbyen me qindra shqiptarë të pafajshëm, të cilët as të vdekur nuk i lejuan të varrosën në tokën e vet.

Kosova pësoi shumë tragjedi të planifikuara nga produkti i kuzhinës shofeniste serbe, e cila mbështetëj në rrethant e vjetra dhe mitike serbe, nga kjo pikëpamje reagimet e shqiptarëve mund të japin të kuptosh se qëllimet e tyre nuk mund të kufizohen dhe nënshtrohen atyre që kërcnojnë lirinë e tyre, apo të bëhën lodër e rrethanave të politikave shofeniste tipike serbe, apo dikujna tjetër, kur jeta është e varur prej mëshirës së rastit, apo e okupatorit, e cila nuk do të kishte fare vlerë të jetohet. Dhe në librin e Mr. Engjëll I.Berisha, “Masakra e Mejës dhe Korenicës”, siq thotë, ndonse e kemi menduar vdekjen nga armiqtë, por jo edhe zhdukjen e kufomave, që do të thotë në këtë standart “imorali”, as në luftën e Hitlerit, si lufta më fashiste e njerëzimit, nuk e ka pasë historikun e tillë.

Mënyra se si qeveria e Kosovës po e trajton sot fatin e njerëzve të vet, sidomos atyre të zhdukurve për gjatë vitit 1999 dhe deri sot, të cilët ishin kuptimi më i thellë i lirisë dhe demokracisë njerëzore në këtë vend, është një fakt që detyron edhe më shumë mundësi të mjaftueshme dhe nën rrethanat më të vështira të shtojë një kuptim të thellë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe përmbushjen e vlerave kombëtare, e cila epokë vendos vlerën e vërtetë dhe të denjë të një populli, që përmes vuajtjes dhe sakrificës bëhët faktor i vërtetë të arrijë kuptimin e jetës dhe lirisë njerëzore. Masakra e Mejës dhe Korenicës në Kosovë radhitët një ndër masakrat më të ashpëra sikur ajo e Srebrenicës, që e kurdisi filozofia makabre dhe shofeniste serbe në Ballkanin e okupuar me dhunë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora