Mendime » Xharra
Fahri Xharra: N´emër të çkafit, ne duhet të harrojmë ?
E enjte, 24.04.2014, 07:00 PM
N´emër të çkafit, ne duhet të harrojmë ?
Nga Fahri Xharra
Sipas
koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në
shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në
pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë
se kurrë interesat duhen të jenë
gjithëkombëtare. Në raste të ndryshme
normat morale po përjashtohen nga
rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të
menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..
Historiani Gjokë Dabaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqipetarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: "Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por sejcila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.Me veprimet tona “ jo nacionaliste” “pro evropiane”,dhe me shkrimet tona më mirë të kisha thënë të porositura jo vetëm që Serbia po e ndien vetën mirë por po myket populli, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po i shkon për shtati Serbisë.
Por , Sërbia as që e ka ndërmend të ndalet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e kemi ne. Mirëpo lojërat e saja ,mashtrimet e saja ,edhe më i pa informuari i Europës i ka kuptuar, e ne ende jo.
Popullit duhet t i bëhet e ditur se kanë kaluar kohërat ,kur
Tmerret nuk kanë fund: “Në muajin Mars,nëpër Shqipëri e deri në det ,Serbët jo vetë të armarosurit që i mbytnin,por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin e dhe të pa mbrojturit ,pleq ,fëmijë ,gra dhe foshnjet në gjinj “… Midis Kumanovës dhe Uskubit( Shkupit). mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës , mbi 5000 të tjerë Arnaut(shqiptarë) ,ranë në duart e Serbëve,jo në një luft të nderëshme por në mbytje të pa arsye.”
Serbet ,kanë qenë gjithmonë si bishat “ Duke i vazhduar krimet e tyre të marra ,ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi. Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë.”
“ Sekretari Tomiq i i Premierit Pashiq,thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë ,nuk shifje asgjë përveq fshtrave të djegura. Anash rrugëve ,vareshin shiptarët e varur ,ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë ,quhej Aleja e Varjeve.”
“ Në Uskub( Shkup) ,shqiptarët e pa armatosu vriteshin thjeshtë pse ne shtëpinë e tyre gjindej ndonjë brisk” Një doktor i Kryqit të Kuq raportonte: Edhe një shqiptar që hasej ,ai duhej patjetër të vritej. Gra ,fëmij ,pleq , nuk kurseheshin, Afër Kratovës (Fyrom) ,Generali Stefanoviq ,i kisht renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës ,dhe ne rreshta ashtu i mtralonte”
Dëshmitë rrënqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron edhe Leo Freundlich (1875-1953) ,një publicist Hebrej e që rrjedhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në Vjenë ,bëhej jeta për hebrenjt e pa durueshme ,ai iku ne ZVicër ,dhe kryesonte misionin Shqiptar në Ligën e Kombeve në Gjenevë. Pas luftës ,me kot e pa sukses i u kërkonte komunistëve të rimerr vendin e Konsullit të nderit në Vjenë.
Leo Frojndlih (Freundlich) ,kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjën e Europës,dhe opinionit publik të saj ,ne vitet kur e “ Sëmura e Ballknait” u largua,por i la hijenat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëj për shekuj të tërë. Kurse ne sot në frymën e komunizmit dëshirojmë të bëhëmi internacionalist duke e bërë vetën qesharak karshi botës. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë , E shtuna e Pashkëve ,1913) , Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjthmonë ,bishave barbare : ‘Hands off!’ nga tokat dhe populli shqipëtarë. I bëj ë thirrje civilizimit ,në emër të popullit fatkeq shqiptarë që të pengojnë Greqinë ,Serbinë dhe Malin e Zi ,në qëllimet e tyre zhdukëse të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim.” Këte nuk duhet harruar !
Një njeri tjetër ,profesori Schiemann në një arikull në” Kreutzzeitung” shkruante:”… serbet dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë çfarosëse ndaj shqiptarëve,dhe sikur të mundëshin do tëçrrënjosëshin një popull të tërë” Nuk heshtënin as gazetat britanike .” The Daily Chrinicle” me 12 Nëndor 1912 ,dëshmonte se me mijëra Arnaut ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë musliman ,janë vrarë afër Shkupit., e mbi 5000 të tjerë afër Prozrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hijenat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës.Pas rezistencës shqiptare ,qytetet si Ferizaji,Lipjani,Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë.. Menjë herë pas këtyre masakrave,familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve. “L`Humanite “ e Parisit , në të njejtë mënyrë e përshkruante tmerrin çfarosës serb ,grek dhe sllavomaqedonas.
Fritz Magnusse, gazetar i gazetës Daneze “Riget,”i përshkruante krimet e kohës ,si krime që i tejkalojnë të gjitha normat e një lufteje,
Europa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar heshtjen e saj,.Europa ka qenë me ne . Popujt e civilizuar të Europës ,ishin ata që nuk e lane të mbyllet dosja e krimit të serbëve ndaj nesh. Heshtja e qeverive europiane të viteve ,të fillim shekullit 20 ,ishte e pakuptimt.Por ,ne e kuptuam ,se heshtja e tyre ishte e përkohëshme ,kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Europa nuk na kishte harruar,
Viti
1912, gazeta Reichspost e kompletoi dosjen
dhe i publikoi krimet serbe te kohes mbi popullin shqiptarë në kosovë
.Shqipëri ,Maqedoni : “ Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij,ishin dëshmitarë të
krimeve jonjerzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë rradhazi shihja vetë tymin
nga fshtarat shqiptare. .. Pas Kështjellës
së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të
vrarë por edhe atyre qe ende nuk iu
kishte dalë shpirti ishin hudhur në
Gazetari i kohës së” Reichsposts” tregonte: “ me qenë se flisja serbisht ,ushtarët serb më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) mëshifëshin ,dhe ne me anën e tymit i qitnim jasht dhe ashtu pa kry nga frika që ishin , dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim ,ne vetëm me bajoneta i therrnim dhe kryenin punë me ta.”
E gjatë është historija e krimeve serbe mbi shqiptarët. Unë e përmenda vetëm një kohë të shkurtë,kur dëshmitë e Europës ishin dhe janë të gjalla.
Shkrimi e ka qëllimin e dukshem që të ripërshkruhen krimet e sebëve të bëra në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë. ,qëllimi tjetër është t`iu bëhet e dijtur serbëve që Europa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara.Që Europa është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.
Për deri sa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia,siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb(Fatos Lubonja),” atëherë e vejmë në pikëpyetje ndërgjegjen tonë kombëtare.
“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “ e “ internacionalistëve” të sotëm.