E premte, 27.12.2024, 08:00 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Mos harro o Bujar Bukoshi...

E shtune, 12.04.2014, 04:59 PM


MOS   HARRO  O  BUJAR  BUKOSHI , SE  E  KEQJA EDHE  NËSE  FALET,  AJO  NUK   HARROHET

Nga Ramiz Dërmaku

Adem DEMAQI, Xhavit Haliti, etj, kur u bindën se luftën do ta fitojë Kosova-me NATO-n,  ata filluan të angazhohen për marrjen e pushtetit. Por kur e humbën edhe pushtetin  filluan të luftojnë për tu pasuruar duke i vrarë kokat e afta të LDk-së.

Veteranët e  luftës së fundit e cila  u zhvillua në Kosovë, pa marrë parasyshë se ku luftuan ( të krahut  të majtë apo të djathtë) me FARK-un apo UÇK-së, jo që duhet njohur statutin e  luftëtarit të UÇK-së  por duhet  bërë orvatje që edhe familjarët e tyre të respektohen,  të nderohen por nëse ka nevojë edhe të ndihmohen materialishtë nga shteti i Kosovës.

Kurrë hajnat,( karrieristët, demogogët, leninistët, marksistët, LPK-istët, PDK-istët, majtistët.., dreçi i .., ) nuk e ndertojnë shtetin. Kjo thirrje u dëgjua ditë më parë nga veteranët e luftës së UÇK-së, në protestat  e tyre të mbajtura në Prishtinë. Ajo thirrje ishte e aresyeshme sepse të gjithë ata protestues nuk kërkonin asgjë më tepër.., posë asaj të drejte që u takonte edhe me ligje e konventa ndërkombetare.  Ne grupin e  veteranëve të UÇK-së, duhet hyrë jo vetëm ata të FARK-ut, por edhe ata ushtarë të cilët luftuan për çlirimin e Kosovës nga armiku, e që sot  jetojnë jashtë Kosovës por edhe ata në diasporë. Unë kësaj radhe do përmendi një ushtarë të dëshmorëve të kombit; Agim Ramadani – Katana dhe Salih Çekut, i cili pasë mbarimit të luftës së Kosovës, në shtëpi nuk guxonte  të kethehej  (sepse familja e tij jeton në Kumanovë). Ushtria    e udhëhequr nga eprorë, kamandant, e Kolonel  të rregullt të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës - FARK-ut, i cili që nga fillimi i ndertimit të bërthamave të para të UÇK-së  u betuan se deri në vdekje do të luftojmë për çlirimin e Kosovës dhe trojeve tjera etnike . Këta atdhetar  iu bashkuan   thirrjes së atdheut, dhe luftuan deri me mbarimin e luftës. Në mesin e tyre ishte edhe atdhetari- ushtari i FARK-ut,  A. SH…,  nga komuna e Dardanës, por tani ai jeton në ( në diasporë)e familja e tij në Kumanovë. Pra thënë shkurtë për familjen e tij kurr nuk u interesua, e as sot nuk interesohet !  Ndersa ky vetë për shkakë pjesëmarrjes së tij në luftën e Kosovës ( ai posedonte të gjitha dokumentet , kur është inkuadruar në radhët FARK-ut e deri në  përfundimin e luftës)  dhe në luftën e  Maqedonisë.  Ofshan dhe vazhdon; I kalova dy lufta dhe..,   ja sot  ku gjindem unë ..,,,dhe ku gjindet familja ime?!

Pasë luftës së Kosovës kamë kërkuar ndihmë  nga Insitucionet e përkoshme si dhe nga këto.., që po thuhet të dala nga vota  e“lirë“, por kurrë askush nuk më ndihmoi as mua e asë familjes sime deri më sot. Orvatjet e majtistëve, leninistëve, marksistëve, enveristëve, Pdk-ve, socialistëve, karrieristëve, demagogëve, po e pengojnë zhvillimin e demokracisë në Kosovë, dhe po e ngadalsojnë ndertimin  e Institucioneve tona. Orvatjet e tyre  po dëshmojnë qartë se kush janë ata. Ata që po orvaten ta pengojnë njohjen e FARK-ut si ushtri e Republikës së Kosovës  janë më shumë se trathëtar të kombit, apo janë njerëz të shitur. Në arteriet dhe kapilarët e tyre nuk ka gjakë shqipëtari. Për ta bindur opinionin shqipëtar dhe ate ndërkombëtarë me ushtrinë e  rregulltë apo siq e qunin FARK-un, do i cekim  disa emra  të komandantëve të cilët  luftuan nën ombrellën e UÇK-së, e të cilët e njohin FARK-un. Ai është  Daut HARADINAJ, i cili  deklaron ; “ Pra, mund të konstatohet se ka pasur FARK ? Se FARK – u është një organizatë sikurse ishte edhe UÇK-ja një organizatë. Mirëpo, ka pasur dallime politike. Dikush s’ka qenë me LDK - në dhe ndoshta kanë pasur të drejtë. Disa të tjerë kanë menduar se nuk duhet t’i mbështesin forcat e UÇK’së, të cilët në atë kohë quheshin forca të LPK-së.

Pyetja? Pas luftës kanë ndodhur disa vrasje politike  Kolonel , Tahir Zemaj të cilin e përmende pak më parë ai  s’është më. Pse s’po zbardhen këto krime ?

Daut Haradinaj: Mendoj se drejtësia duhet shpejt të veprojë. Duhet të tregohet e  vërteta . Sa më shumë të zgjatet aq më shumë zgjaten thashethemet rreth rasteve të tilla. Kohëve të fundit janë parë shumë sene. Personalisht, kam parë edhe në mediumin e juaj, disa incizime dhe disa storie. Tash, nuk dua të flasë shumë hapur për temën, por kur ka qenë Tahir Zemaj , dëshmitar kundër meje ka qenë jashtëzakonisht pozitiv në raport me mua. Edhe ai e ka shuar edhe argumentin e fundit që dikush prej neve me qenë kundër tij. Këto  vrasjet politike në Rajonin e Dukagjinit, ishin ri-aktualizuar nga Gazmend Muhaxheri, ndërkohë, Armend Zemaj në një intervistë televizive ka thënë se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj dinë më së shumti për vrasjet politike...Unë mendoj se Armend Zemaj , di më shumë se unë, por nëse di, në rast se di më shumë atëherë janë organet e drejtësisë dhe duhet t’iu drejtohet atyre sikurse edhe Kryetari i Pejës. Këto janë akuza shumë të rënda dhe serioze. Nëse ata dinë këso gjërash duhet të shkojnë në organet e drejtësisë për t’i denoncuar dhe deponuar deklaratat dhe pastaj për të proceduar rastin. Nuk shkohet më me këso fjalësh për shkak se po ju shkaktojmë  pakënaqësi, vuajtje e dhembje  familjeve të të dëmtuarve. Mendoj se është turp për neve, në rast se unë për shembull di diçka dhe nuk shkoj ta denoncoj, qoftë edhe e kundërta. Mendoj se nuk është koha për me iu shkaktuar më vuajtje atyre familjeve, të cilët i kanë humbur vëllezërit ose djemtë. Ajo që është më e rëndësishmja kushdo që ka informacione duhet të lajmërohet të organet e drejtësisë. Edhe drejtësia herët apo vonë do t’i zbardhë dhe do të vërtetohen të gjitha“.

Edhe disa fjalë për ish.kryeministrin e Republikës së Kosovës , Bujar Bukoshin, i cili si i çmendur apo ndoshta…, është i shitur flet zi e më Zi  për FARK-së dhe nuk e njehë ato. Si nuk të vie turp o Bujar Bukoshi për të gjitha ato të liga çka i ke bërë ti. Po një fjalë e popullit thotë; Kërmilli e ndrron formën e trupit si ti që e ndërron fytyrën. Po të posedoje një gram edukat familjare dhe po ta respektoje besën shqiptare nuk do të veproje kështu. Por tek ju ska mbetur asgjë prandaj edhe ato detyra që i ke marrë ( tu kanë besuar jo që nuk i ke kryer por  ishe penguesi më i madhë e aksioneve tona në mërgatë. Me mija  e mija euro i ke uzurpuar ndersa ushtarët, dëshmoret dhe familjet e dëshmoreve bredhin rrugëve të Kosovës dhe diasporës e ju jetoni me eurot e mërgimtarëve tanë. Por do të vijë koha kur ju për të gjitha ato që i keni bërë e po i bëni edhe  tani, një ditë do të jepni llogari.

Mos mendo se e keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet.

Ju mendoni se ne i kemi harruar lëvizjet, vrapimet, tubimet, protestat, demostratat. Eurot  ia kemi falë popullit të Kosovës, e jo JU. Ne kemi patur besim e respekt tek ju. Do i citoja fjalet e veprimtarit dhe atdhetarit Faridin Tafallari i cili ia tha z. Halit Muharremi, në mbledhjen e komisionit të 3 %, shit që mbahej në ULM të Gjermanisë;“Kurrë më nuk do të jem anëtarë i kryesisë, edhe nuk do derdhi mjete materiale në fondin e 3-shit %“. Mjetet e tubuara nga ne po shfrytzohen për nevoja të tjera e jo për qëllimin e caktuar. Mirpo, ne gjithënjë duke menduar dhe duke besuar se ju të zgjedhurit e popullit do i përmbaheni fjalëve dhe betimit tuaj, e bëmë një gjë të tillë. Shumë herë ne kemi kërkuar të na  informoni se ku po derdhen mjetet  materiale ate se  ke bërë kurrë. Ti shumë keq dhe ne mënyrë arrogante jeni sjellur ndaj ish. Kryetarit të LDK-së, e më vonë Kryetar i Republikës    Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Urdhri i Jakup Krasniqit e Azem Sylës, se nuk e njohim asnjë institucion tue Republikës së Kosovës, si dhe fjala juajse nuk e njehë FARK-un, janë gjëra të rrezikshme dhe ato i bëjnë vetëm“njerëzit“ si ju. Ju o Bujar Bukoshi jeni një Kancer i kombit. Mirpo po ju rikujtoj edhe Seminarin e mbajtur në Augsburg të Gjermanisë të organizuar nga Instituti Bukovina , me titull  ; KOSOVA. Aty  ishte i ftauar  Bashkimi Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim-BISHM-i. Pra në këtë seminar morrëm pjesë :Kryetari i BISHM-it, z Ramiz Kukleci , anëtari i kryesisë së BISHM-it, dëshmori i kombit Agim Qelaj, sekretari i BISHM-it, Rexhep Elezaj, gazetari, dhe antari i kryesisë së BISHM-it Ramiz Dërmaku,, Sinan Hyseni, si dhe ju Bujar Bukoshi. Por ju zoti kryeminister jo që nuk reaguat ndaj disa diskutimeve të pjesëmarrësve në seminar por edhe zgërdhiheshe dhe bëheshe se sikur spo ndodh asgjë në sall. Pengesat e Kodusi Lamës dhe satelitëve të tij s’bashku me ju Bujar  Bukoshi për aktivitetet e ndihmave për njisit operatve  në POPAJ-Koshare. Ministria e Mbrojtjes kujdesej për mjete dhe teknikë ushtarake dhe i ndihmonte rregullishtë , popr ju Bujar Bukoshi, shetiteshi rrugëve të Tiranës dhe kur në vatrat e luftës derdhej gjaku, vraheshin njerëzit e pafajshëm në Kosovë ju me disa satelit tuaj i ndërronit hotelet ne Tiranë e qytetet tjera dhe freskoheshi me birra. Prandaj kjo le te jete nje letër e hapur se ne disponojm edhe materiale tjera nga tubimet, protestat, demostratat, mbledhjet e 3 %-shit, si dhe diskutime,akuza, shpifjet, e gënjeshtrat tuaja.Xhavit Haliti,Adem Demaqi dhe grupacioni i tyre, nuk sekeltiseshin për luftën,sepse e dinin se luftën do ta fitonin (sepse aty ishte Nato-ja) por orvateshin që sa më parë ta marrin pushtetin.Por kur u bindën se pushtetin do ta merrë gjeniu i kombit Dr. Ibrahim RUGOVA, ata u vërsulen drejtë mjeteve materiale dhe likuidimit të bashkëpuntorëve të Dr. Ibrahim Rugovës.



(Vota: 20 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora