Faleminderit
Shaban Cakolli: Rrugëtim nëpër histori
E hene, 07.04.2014, 06:00 PM
KRIJUESI YNË ME NJË JETË RRUGËTIM NËPËR HISTORI
Nga Shaban Cakolli
Një pedagog i kulturës, krijues i këngës folklorike dhe popullore, kompozitor, këngëtar i shquar e mbledhës i përkushtuar i folklorit, gazetar, instrumentist dhe poet, është ky Demir Krasniqi, i cili një jetë me përkushtim ia kushtoj kulturës sonë kombëtare, këngës , publicistikës dhe poezisë.
Me këngën ka filluar në bankat shkollore në fëmijëri, por famën e mori vitin 1968, kur atë kohë nisi edicionin e parë në Radio Prishtinë me këngën”Kuvendon Marta me gra”, e cila nga dashamirët e artit mori jehonë të fuqishme, më pas këngën dhe diskun e parë”Frynë Murlani me Stuhi”, që i kushtohej Gjergj Kastriotit në rastin e 500 vjetorit të vdekjes, këngë kjo që është adhuruar nga gjithë artdashësit dhe u ka qëndruar të gjitha kohërave.Demir Krasniqi ka edituar qindra albume që nga disqet e gramafonit atë botë, audio dhe video kasetave, e deri te disqet moderne që editohen sot.Demir Krasniqi punën e kulturës e ka ushtruar me shumë përkushtim dhe ka më së tepërmi këngë të cilat vet i ka shkruar, komponuar dhe kënduar, ka mbi katërmijë këngë të vetat dhe po aq të mbledhura në hapësirën mbarë shqiptare.
Të shkruash për këtë krijues e këngëtar të madh, asesi nuk mund të përmbyllesh me shkrime gazetash, madje edhe të shkruash për te edhe libra.Demir Krasniqi shquhet si autor dhe kantautor i festivaleve tradicionale “Akordet e Kosovës”;”Kosovarja këndon”;”Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, e festivale tjera…..Veq festivaleve vendore ka marrur pjesë edhe në ato kombëtare dhe ndërkombëtare.Rrespektues me shumë merita i skenës dhe artdashësve, ka marrur pjesë nëpër mijëra koncerte publike, dasma e festa anekënd trojeve shqiptare.Demir Krasniqi është nderuar për punën e tij me shumë shpërblime, çmime, mirënjoheje e falemnderime.Nga viti 1999 ka punuar si gazetar dhe redaktor i kulturës në Radio Victoria në Gjilan, në televizionin e pavarur”Vali” në Gjilan, i rregullt në gazeta javore dhe portale si Rokusi, Rajonipress.com, Zemrashqiptare.net, Info Pasqyra, Presheva jonë, filolet.com, e shumë të tjera.I moshuar afro 65 vjeçar, ai rinohet me punë ai nuk di për pushimin, ka punuar mësues në shkolla fillore e të mesme në shumë vende të Kosovës, si pedagog i kulturës muzikore.Demiri shkruan, krijon, kompozon, ndihmon e afirmon talentet e ri të muzikës.Për ideologjinë e këngëve që ka krijuar dhe kënduar para masës, Demiri ka qenë i ndjekur dhe dënuar nga regjimi sërb, madje shumë këngë ia kanë zhdukur nga radiot dhe televizionet.Demir Krasniqi ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra dhe po aq i ka të pregaditura për botim, por gjendja materiale në të cilën tani ai ka rënë nuk ia mundëson më tepër të botoj, kurse Ministria e Kulturës nuk qajnë kokën sot për vlera, kështu donatorë të kulturës kombëtare sot ose nuk ka fare, ose nëse ka të tillë, mund të i numërosh në gishta.
Demir Krasniqi
Njerëz të mirëfilltë të cilët njohin dhe duan të njohin vlerat, te Demir Krasniqi gjejnë një bagazh të begatshëm krijimtarie, sepse ai me një dashuri, talent, punë të pa rreshtur, ka krijuar vlera letrare, artistike e historike.Demir Krasniqi këndoi gjitha llojet e këngëve folklorike dhe popullore, gjitha motivet, por krijimtaria më e dashur, më e fuqishme, më me shpirt, është ajo e rrapsodive historiko-kombëtare, të cilat mjerisht nuk i pati shkruar historia, këtë histori të pashkruar ai e shkrou vet dhe e këndoj me shumë dhimbje, por nga kjo dhimbje e madhe padyshim buronte edhe krenaria edhe tek njerëzit e rëndomtë, por liridashës e martir të cilët flijuan vetën për mbrojtëjen e kombit dhe pragjeve të shtëpisë, të cilët Demiri i ringjall me këngët e tij të dhimbshme të cilave u jep shpirt.Demir Krasniqi shkrou historinë kombëtare përmes këngës, poezisë dhe publicistikës.Duke shfletuar me vemendje librat e tij, u ndalëm ngapak në vlerësimin e disave prej tyre fillimisht tek libri”KUSHTRIM LIRIE”
KUSHTRIM LIRIE
KUSHTRIM LIRIE
Pjesa dërmuese e shkrimeve të këtij libri bënë fjalë për fshatrat e Gollakut të ish-Kamenicës, të cilës kohë më parë i dhanë toponimin”Dardanë”
Por quditërisht mbeti vetëm toponim, nga edhe sot po e quajnë Kamenicë.Ky libër sado pak, është libri i parë që u kushtohet këtyre fshatrave, libër i nevojshëm nga se Gollaku kishte një histori të lavdishme kombëtare, por lënë nën pluhurin e harresës, nga se ato kohë Gollakut i mungonin pena për të përshkruar këtë histori.Demir Krasniqi me mundi por me forcë e vullnet, i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut, duke i stolisur me nota e figura qoftë në poezi, qoftë në këngë, ku i këndon me mjeshtri dhe stil, dhe si në poezi ashtu në këngë i bënë të ngulitura në zemrat e popullit liridashës.Nëpër tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të banorëve të Gollakut, të cilët çdo kohë i bënë rezi-stencë dhunës së pushtuesëve.Me këso fytyrash të ndritura heroike ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci, si dhe mbarë fshatrat e Gollakut , bijë e bija të së cilës u flijuan për këtë malësi, të cilët me të bëmet e tyre stolisën historinë me trimëri dhe krenari, për më të shenjëten, lirinë,
Këto tufë të pasura këngësh Demir Krasniqi i furë me një besnikëri, dashuri dhe krenari, përmes figurës së këtyre martirëve, të cilët vënë jetën e tyre në peshojë e u flijuan nëpër shekuj, për të bërë Kosovën e lirë.Figura të shumëta veprimtarësh, për të cilat liria ishte mbi të gjitha, gjejmë shumë në librin”KUSHTRIM LIRIE”, prej të cilave po shpalos disa nga to, si:Rabë e Ajete Pishtari, Hanife Rushiti, Asllan Shahin Dushica, Xheladin Zhuja, Mulla Idriz Gjilani, Hasan Ali Remniku, Alush Hogoshti, Sylë Zarbinca, Muharrem Fejza, Lotë Vaku, Zijah Shemsiu, Rexhep Mala, Metush Krasniqi, Shyt Mareci, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Rafet Isufi, Zeqir Maroca, Halil Fejzullahu, Agim Ramadani, Muharrem Shahiqi, e shumë figura tjera të ndritura të Malësisë së Gollakut…..Të shkruash për dashurinë e tyre ndaj atdheut nuk do të mund të e pasqyrosh me shkrime gazetash, por të gjithë ata që duan të njohin në tërësi këto figura të atyre strategëve, duhet lexuar në tërësi librin “KUSHTRIM LIRIE”.
GJAKON KOSOVA
GJAKON KOSOVA
Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk ishin kohë këngësh, ishin vite sfidash e tmerresh, dhëmbjesh e ofshamash, të dalura nga zemrat e një populli, i cili ishte nisur rrugës së qëndresës, kushtrimit, për të i thënë vdekjes:
Ja ku jam për lirinë”Këtu më ke, sot dhe kur të duhem”.Nuk është thën që moti rastësisht:”
Vaji i burrit është kënga”:Atë kohë autori i këtij libri”GJAKON KOSOVA”, Demir Krasniqi, ishte i ngarkuar me këto dhëmbje kohe, kohë kur pushtuesi i egër barbar, para syve të botës së quajtur demokratike, po i rrëmbente popullit liridashës shqiptar gjithçka nga liria, edhe pse në këto katrahura e sfidime, populli liridashës nuk po lëkundej nga qëndresa, por secili prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet e kështjellës, qëndreses, arsimit, duke hapur shtigje të reja nën breshëri plumbash, për të i dalur zot Kosovës martire, duke mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës. Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me gjak, ku gjaku po rridhte rrëke, në njerën anë nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e tyre duke luftuar pushtuesin barbar, dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të armikut qyqar, i cili në pamundësi të matej në beteja me trimat, masakronte njerëz të pambrojtur, fëmijë, gra dhe pleq, masakra këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak, andaj autori Krasniqi me të drejtë e titulloi librin”GJAKON KOSOVA”.Përmbledhja me rrapsodi”GJAKON KOSOVA”e Demir Krasniqit padyshim është një vulë e kohës, një kronikë dhëmbjesh, për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin
e popullit tonë, të cilin padrejtësisht pushtuesi e kishte nëpërkëmbur, dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me gjak të mbroi pragun, shtëpinë, familjet dhe tokat shqiptare.
Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe krenarisë:Ja përse:
Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij ndjeu thell dhembjen mbi torturat, masakrimet, djegëjet dhe përndjekëjet që po ua bënte armiku popullit të tij, dhe me dhembje proteston mes këngëve të shkruara, na jep vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera artistike, e cila do të mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin, e cila do të mbetet një histori e kapshme që do u përcillet brezave, qoftë dëgjuesit si këngë, qoftë lexuesit si vepër e begatëshme.
Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin e një populli, i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore të pushtuesit, nuk po lëkundej asnjë çast nga mbrojtëja e pragut, por flijonin me vendosmëri për liri, dhe kjo vendosmëri tregonte se fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota demokratike ende po qëndronte e luhatur ndaj Kosovës, kohë kur para syve të kësaj bote, pushtuesi i egër serb
po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët, andaj Demiri po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve, duke i ftuar botën demokratike për një vënje drejtësie, ku shprehet:
“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare, nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”
Rrapsoditë e përmbledhëjes “GJAKON KOSOVA”, e autorit Demir Krasniqi, janë dhe do të mbesin dëshmi para botës, para brezave tanë, për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë, të mbështjella me tmerret më tragjike në histori.
Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur, përmblidhet kështu:
“Presin fëmijë, ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç
Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!
Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata, sepse vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në formë kronolo- gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998., të shkaktuara nga një ushtri armike, që të vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull liridashës.
Përmbledhja”GJAKON KOSOVA” përbanë njëzet rrapsodi, mbi të cilat apostrofa është figurë e pranishme, figurë e cila i bënë të fuqishme kushtrimin dhe ndjenjën e një populli, e cila e gërshetuar me gradacionin rritë ndjesinë dhe e bënë vargun, strofën, poezinë të ndjeshme, të kapur, të dashur, dhe melodinë që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit.
Demir Krasniqi edhe si krijues, kompozues, këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin, krahasimin, simbolin, metaforen ku me mjeshtri, ndjenjë dhe dhembshuri, mburrëje dhe krenari, e bënë këtë përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare, me elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar, por edhe për të e kompozuar dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja”GJAKON KOSOVA”, merr vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj muzike të traditës historike, do të kenë në dorë një libër të fuqishëm, si dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë, që është përplot mbushur begati e ndjenja krenarie dhe dhembshurie, por i përmbyllur me plot vlera.Përmbledhja me rrapsodi”GJAKON KOSOVA” ishte dhe do te mbetet vulë e kohës, një kronikë
dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin e popullit tonë, por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të palëkundur që mbi
të gjitha synonte lirinë. Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta vë në vendin e parë:
-Unë jam biri i nënë Terezës
-Masakra në Drenicë
-Ose vdekje, ose liri
-Gjaku tu bëftë dritë
-Rroftë Ushtria Çlirimtare…… nga se në të gjitha gjenë kronikë dhembjesh, por edhe krenarie.
Jehuan këngët shqipëtare
Rroftë Ushtria Çlirimtare
Na i zgjidhë prangat e robërisë
Na i sjell rrezet e lirisë.
Po, Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët e kombit, të cilët atë botë bashkëpunonin me pushtuesin.
O ky tradhëtari kudo qoftë
Shumë kollaj është për ta njoftë
Mendje prishur-ftyra t´mjera,
Pleh i kalbur-ju vjen era
O, për komb t´vet-njeh kombe tjera!
Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë, por kohën kur botoi”GJAKON
KOSOVA”, në Kosovë po lundronte gjak, atë botë ky ishte libri i tretë i Demir Krasniqit, por lexuesi që e lexon në tërësi do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të historisë të vuajtur kombëtare, plot vlera që do ju shërbejnë brezave./
“KRENARIA E GOLLAKUT”Demir Krasniqi-Gjilan 2008
Inline-Bild 1
Njëri ndër krijuesit tanë të shquar, poet, muzikolog, publicist është Demir Krasniqi, i cili me punën e tij të pa epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir Krasniqi shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve, poezi dhe histori kombëtare, nëpër kohë të vështira që i takuan edhe gjeneratës së tij, kohë të cilat pushtuesi me forcën e armëve, ndjekëjeve, vrasjeve dhe burgosëjeve, po mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun shqiptar të Dardanisë të dhuruar nga vet zoti, e të trashëguar gjysh e stërgjyshër nga iliria.Demir Krasniqi një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij, për atdheun dhe popullin, këndoi e shkrou, gëzime dhe dhimbje, përkundraj sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast, por hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë kombëtare.Demir Krasniqi, emër i njohur i penës dhe këngës deri më tani shkrou gjashtëmbëdhjetë libra, por ne zgjodhëm të flasim për librin”KRENARIA E GOLLAKUT” libri i katrëmbëdhjetë i tij, i cili u botua me rastin e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri, desha me pak fjalë të ju njoh me jetën e autorit:
Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin, kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit, publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI
U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të Kosovës.
-Këngëtar
dhe rapsod popullor, i cili duke filluar
që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt
i Radio Prishtinës, ka dhënë një bagazh
shumë të madh inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve të gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve,
Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.
Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në Shkodër.
Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues – kantautor nga Kosova.
-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.
-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.
-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.
-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të internetit.
-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:
1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë, 1995,
3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinë, 2004,
9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë , 2005,
10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë , 2005,
12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Librin voluminoz me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216 këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të çmueshëm popullor?!
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.Si cekëm më lart Demiri ka edhe po aq libra të pregaditura për botim, por mundësia e tij materiale që ai ka sot, nuk e mundëson të botoj më tej.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:
“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!
Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”…Tek libri i tij”KRENARIA E GOLLAKUT” këngët të cilat zënë vend në ciklin e parë të librit janë të atdhedashurisë.Përse?Kohët e kohës kur u botuar libri nuk ishin edhe të këngës, ishin kohë plagësh, kohë kur kapërdinte flaka, kur çdo gjë ishte pezull, kur pushtuesi po përdorte çdo mjet për të gllabërua e zotuar tokat shqipe, duke u përpjekur të humbiste qdo identitet shqiptar, kurse trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i lënë uzurpuesit asgjë nga e jona, nga toka, drita dhe liria shqiptare.Demir Krasniqi nuk u ndal asnjë çast, ai nuk donte të i linte asgjë harresës, ai mblodhi gjurmë që u duhen gjeneratave të ardhshme, që ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e mund.Edhe pse kënga “KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT”i prinë këtij libri si personaliteti më eminent i kohës, Lidhja e Prizrenit, Kur Shkova në Manastir, Dasmën e Flamurit, RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE, janë këto këngë, që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua shënojnëpavdeksinë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe dëshmorët e kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e Gollakut si Fatmir Ibishi, Rafet Isufi dhe Naser Ibrahimi, nga se Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.
Një nga këngët e tij si këngë himn, shquajmë FLAKA E JANARIT
Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
Flaka e Janarit erdhi në Gjilan-e,
Seç i shporri mjegullat-diell mbi vatan-e, !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi, edhe Kadri Zeka,
Nuk i trembi plumbi, nuk i trembi vdekja
Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi, Nuhiu,
Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!
Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza; komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është i titulluar Krenaria e Gollakut, vendi i lindjes dhe rritjes së autorit, autori nuk ka lënë vend pa shetitur në viset shqiptare, të cilat i deshi e u shkrou me zemër , i këndoi Vlorë, Krujë e Manastir, Preshevëe Jabllanicë, Tivar e deri Triestë, ishte me popullin, me këngën, gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët, Tematika tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur me shokët prej të cilëve disa nuk janë më, e të cilët i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga thellësia e shpirtit, dhembjen të cilën e hasim në këngën”TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË”kushtuar bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e popullatës, si dhe plagën e shekullit të ri, plagën e kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë
kërkon shërim, por shkaqet mbeten tëpa evituara ende, dhe plaga dhemb, psh:
ZEMRA KA FUQI
Zemra ka fuqi t´coptohet
Dhe përsëri të bashkohet!
Kur familja ikë nëpër botë,
kur e kaplon malli i kotë!
Refreni:
Vaj, vaj, vaj aman,
Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!
Vaj, vaj, vaj, vaj medet
Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!
Dhe kot se kot këndon,
Dhe kot, së kot shpreson!
Si askush më mirë Demir Krasniqi këndon parodi të cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij”KRENARIA E GOLLAKUT”disa prej tyre dalin poezi edukative si psh”
O DUHAN MORE DUSHMAN”
Kujtoj vitet kur u mahita
kujtoj ditët kur të ngjita
mu duk vetja se u rrita
me të ndezë ty, menzi prita.
Refreni
o, duhan more dushman
a po e din se qka po m´banë?
Më shkatrrove më qite vrerin,
m´prishe shëndetin, m´prishe zërin…..
Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri, Jam këngëtar;Jam shkrimtar e jam poet, Liber Locja po vajton, parodi këto të ngjeshura mirë me vlera poetike, që edhe kur janë thumbuese janë të veshura fund e krye me realitetin.
Libri”KRENARIA E GOLLAKUT” iDemir Krasniqit është një libër i ngjeshur me vlera, i përbërë me dyzet këngë, nisur me “Kushtrimin e Skënderbeut”, e kënduar në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar, këngë me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet, pastaj përshkon dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare ënd e kënd trojeve shqiptare, qëndresën heroike shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin, por kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit kombëtar që ishte liria e trojeve të tyre nga pushtuesi, aty prek dhimbjet dhe krenarinë e qëndresës, shtresat e ulëta sociale, jetimët, kurbetin si plagë, rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë në këngën FESTA E LULEVE
Festa e luleve-festa e shkronjave,
Hidhet vallja e shqiponjave
Që nga Korça e Manastiri-
N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.
Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë, e nxitë autorin të krijoj këngë, cilat veq dhimbjes i japin burim shpirtëror, krenari, drejt një perspektive të ndritur të atdheut, gjurmëve të pashlyara të krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo”MIRË SE U GJEJË PLAVË E GUSI”;KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË etj….Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat, ai thuri vargje për ta, i këndoi dhe i shpërndau në popull, vargje që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet që shkaktuan katrahurat serbe, por edhe priti fatin të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së Kosovës, tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për gjithë popullatën.Libri i Demir Krasniqit”KRENARIA E GOLLAKUT”, është një libër domethënës i cili nuk mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër, ne deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të krenarisë së Gollakut, por vetëm kur lexuesi të e lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të Demir Krasniqit në këtë libër ku me mjeshtri artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe, sakrificat dhe qëndresat për të dalur prej saj, rrugën e mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës sonë kombëtare, historinë e mundimshme kombëtare të veshur plot krenari e qëndresë, dhimbjen e përndjekjeve shqiptare, plagën e kurbetit, si dhe horizontin e ndritshëm të krenarisë kombëtare, pas daljes nga hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim të këndëshëm të kësaj krenarie, kurse autorit shëndet dhe suksese në jetë botimin e shumë librave tjerë si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën e tij.
Libri “DIELL LIRIE ” i Demir Krasniqit, është i ndarë në gjashtë cikle apo kapituj, dhe cikli i parë nisë me”Diell Lirie”, mes të cilit shtegëton me shpiertin e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës, që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë kombëtare, duke lënë rrezet e diellit tanë nën mburojën e pushtusëve, diell të cilin e meritonte populli ynë liridashës, që natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar, që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh të sakrifikojnë për rrezet e veta, rreze që mjerisht me mallin e ngrohëjes së tyre, shumë liridashës vdiqën pa i përjetuar ngrohëtësitë e tij.
Përkushtime historike, është titulluar cikli i dytë i librit, ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të popullit, që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet e historisë sonë me pushkë e pendë, guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar çlirimtar Agim
Ramadani, Mustafë Salih Kelmendi, Sylë Zarbinca, Ramë Avdyl Pozhorani, Kongresi i Alfabetit, Prizreni djepi i kulturës, Bllaca e ferrit kamp i tmerit, Trimat e Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri, ku krijuesi Demir Krasniqi, përshkruan përjetimet e fatet thuaj tragjike të popullit,
nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë njerëzit e tij, atdheun, rrëpatjet në krijimtarinë e tij, shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe pendës në rrethana të jashtëzakonshme, dhembjet dhe dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë, etj………
Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe ate mbarëkombëtar është cikli”OFSHAMË KURBETI”;ku shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë, mallin zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar, dashuria për njerëzit e vendit, por dhimbjet më së tepërmi shpalosen te bota e brendshme e poetit, por i pa mposhtur me një energji dhe revoltë, qëndron, bënë ballë e i fton për kthim, në Atdheun e tyre që tani buron rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i fton në atdheun e tyre, ku qielli është tjetër, kaltërsia tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më lirë, pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo simbolikë, të sulmuar nga shpendët grabitçar, të cilët nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën evropiane, e cila vonë ekuptoi se duhet të radhitet në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të poetit e hasim te vargjet
“Kthehuni”, “Loti i Nënës”;”Foshnja kurbetçare”, ”Rruga e mbarë evlati im”, “Oh sa mirë me kurbetçarë” etj…..Metaforat e ftesave për kthim, tokë e ujitur nga lotët në vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në kontekstin semantik të vargjeve të tij, sepse radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më ekspresive, me një mesazh tepër të qartë dhe domethënës , me një zgjidhje artistike të goditur bukur artistikisht.
Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar, intelektual, të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale, por autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as një shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur, botën krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur lexon librin e tij në tërësi, por duhet të jemi të qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi”DIELL LIRIE” të Demir Krasniqit, marrin brumin e realitetit konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, ky libër është një tërësi e tij, një libër dinjitoz, që i jep autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin grandioz të një krijuesi me famë.