Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kimete Berisha: Xhihad, me lejen e prindërve!

| E shtune, 05.04.2014, 04:05 PM |


Xhihad, me lejen e prindërve!

Nga Kimete Berisha

Është frymëzuesi i vdekjes, me tri gjashta.

666.

E përshkruan vdekjen për Zotin 'aq bukur' e me emocione të forta, e lavdëron aq bindshëm vdekjen, sa që të rinjtë mezi s'presin ta provojnë.

Askush nuk e pyet 'dashamirin e vdekjes' se pse nuk vdes edhe ai vet, mbasi që vdekja është 'bekim'!

Shefqet Krasniqi është i lindur më 20.06.1966, si antikrishti me tri gjashta, prandaj ndikimi e karizma e tij, si për mbarë, si për mbrapshtë, është e madhe ndër djemtë e rinjë shqiptarë myslimanë.

Imami Shefqet Krasniqi akuzohet nga familjarët e muxhahidit nga Ferizaj si frymëzues dhe motivies i muxhahidit Blerim Heta që në një sulm kamikaz, vrau mbi 52 veta në Bagdat.

Imami Shefqet Krasniqi kurrë nuk e mohon obligimin e myslimanit për xhihad, por e vërejmë se gjithmonë e mohon pjesëmarrjen e të rinjëve në xhihad pa lejen e prindërve.

Pra, imami është për xhihad, por vetëm me lejen e prindërve.

Çfarë xhihadi quhet ky xhihad që realizohet ndërmjet pjesëtarëve të së njejtës fe, ndërmjet myslimanëve!

Mbetet enigmatike, mistike dhe e paspjegueshme habia dhe çuditja e shqiptarëve me 'fenë e tyre'!

Xhihadi është njëri nga 10-të obligimet e myslimanëve, prandaj kur myslimani i thotë vetes mysliman me siguri ka dëgjuar edhe për fjalën xhihad, por s'e ka kuptuar, derisa ia ka spjeguar dashamiri i xhihadit, imami Shefqet Krasniqi.

Ama, imami nuk e parapëlqen që personalisht të vdes për xhihad, se ata që e krijojnë 'ushtrinë e vdekjes', që e ligjërojnë dhe ua mësojnë të rinjëve muxhahidë xhihadin, ata nuk vdesin vet.

Imami Shefqet Krasniqi në videon 'Xhihad do të ketë deri në kiamet', është qind për qind në telepati me Bin Ladenin.

Bin Ladeni ka thënë se xhihad do të ketë edhe pas vdekjes së tij, kurse imami Shefqet Krasniqi tregon se xhihad do të ketë deri në kiamet.

Kështu, më larg se Bin Ladeni shkon imami Shefqet Krasniqi.

Bin Laden e ka parashikuar se edhe pas vdekjes së tij do të ketë xhihad, ndërsa imami e humb shpresën botërore, bën me dije se asnjë luftë kundër terrorizmit nuk do ta ndal xhihadin, se xhihadi do të vazhdojë sa të ketë jetë në tokë.

P.S. Xhihadi i shqiptarëve vë në rrezik pavarësinë e Kosovës! Dhe, motivon botën e qytetëruar që të rimendojë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur!

facebook.com/kimete.berisha