Speciale » Alia
Lutfi Alia: Dita e Verës Shqiptare (1)
E enjte, 20.03.2014, 08:30 PM
Të ruajmë traditat tona
DITA E VERËS SHQIPTARE (1)
-... Dita e Verës, ka qenë, mbetet dhe do të jetë perherë mbi të gjitha festat e tjera politike e fetare. Është folur shpesh, duke e cilësuar si festa e Elbasanit, ndersa në fakt nuk është festë lokale, sepse ka qenë, është e do të mbetet festë mbarës hqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea dhe Kosova, deri ne Follorina e Çameri; nga Durresi e Elbasani - deri ne Shkup e Manastir-
EKSKLUZIVE NGA PROF. DR. LUTFI ALIA
Me 14 mars, ne nje atmosfere festive, populli shqiptar kremtoi Diten e Veres, kete dite hiroshe dhe gazmore, qe ka qene e mbetet festa me e bukur popullore mbare shqiptare.
Festa Dita e Veres e ka origjinen ne antikitetin pellazgo-iliro-albanez, e ruajtur dhe e transmetuar me tere bukurine e saje deri ne ditet tona, madje eshte proklamuar dhe feste kombetare.
Dita e Veres ashte feste e kahereshme pagane, e cila ne antikitet kremtohej me 1 mars, dita qe perkonte me fillimin e muajit te pare te vitit, me pranveren sipas kalendarit te asaj kohe. Ne ato kohe te lashta, njerezit gezoheshin se po dilnin nga dimri, perjetonin shkrirjen e bores, kaltersine e qiellit, diellin e ngrohte, gjelberimin e natyres, çeljen e luleve, daljen e bagetise ne kullota, gezoheshin femijet qe fillonin te luanin ne mjediset e hapura, si dhe te rriturit qe fillonin pergatitjet per te mbjellat. Fillimin e ketyre ndryshimevete natyres dhe te jetes, iliro-albanezet i festonin me 1 mars, diten e fillimit te pranveres.
Ne lashtesi viti kishte 10 muajdhe fillonte me marsin pranveror, çka spjegon pse muaji i 7° eshte shtatori, i 8° tetori, i 9° - nentori dhe i 10° - dhjetori, madje kjo rradhitje e muajve mbeti e pa ndryshuar dhe pasi romaket i shtuanvitit dhe dy muajt dimeror, janarin dhe shkurtin.
Muajit janar, emerini a dhane romaket per nder te Ianuarius, Hyut Romak ruajtesi i portave dhe i urave, i perdorur ne kuptimin, se muaji janar hapte portat per vitin e ri. Kalendari romak ishte më i shkurter se aktualidhe permbante vetem 304 dite, deri kur mbreti i Romes Numa Pompilio (754 – 673 para Krishtit), i shtoj dhe dy muajt e dimritjanarin dhe shkurtin, duke e bere vitin kalendarik, te barabarte me vitin djellor.
Muajin e fundit te dimerit, iliro-albanezet e quajten shkurti,si perkufizim i muajit me te shkurter te vitit me 28 dite (29 dite per vitin e brishtë), ndersa emeri ne origjine eshte nga latinishtia-februare (fruri – ne shqip), emer, qe i u dha per nder te hyut etrusk Februus dhe hyjneshes romake Febris, qe e kishin kulmin e lidhjes dashurore me 14 shkurt, qe me pas do te behet festa e Shen Valentinit.
Muaji shkurt fillimisht kishte 29 dite dhe 30 dite ne vitin e brishtë, por Augusti i a hoqi nje dite dhe i a shtoj muajit gusht (august), qe u be jashte rradhe me 31 dite, ne menyre, qe ky muaj i dedikuar atij vete, te mos ishte me i shkurter se korriku, qe mori emerin e Çesarit.
Sipas kalendarit te vjeter Julian, i shpallur nga Jul Çesari ne vitin 46 para Krishtit dhe qe ka funksionuar deri ne shekullin e XVI, dita e veres festohej me 1 mars, ndersa pas 15 tetorit 1582, me aplikimin e kalendarit Gregorian,fillimisht viti u spostua me 10 dite ne shekullin XVI, ne 1700 me 11 dite, ne 1800 me 12 dite, ne vitin 1900 me 13 dite, shtesa keto qe u diktuan nga vitet e brishtë.
Ne shekujt e me vonshem, festa e fillimit te veres, nga albanezo-shqiptaret u festua me 14 mars, si resultat i spostimit 13 dite sipas kalendarit Gregorian, qe perkon me 14 marsin, qe eshte dhe festa e Perendise Mars, qe i kishte dhene emerin muajt te trete te vitit dhe muajit te pare te pranveres.
Dita e Veres– Dita e Luleve, festohet ne alegri, me bukurine e thjeshtesise se saj, organizohet me kulture shqiptare duke respektur te gjitha ritet e rregullat e saj te origjines pagane, kremtohet me madheshti, me kenge e valle, me argetime, me lojra dhe gara, duke perfshire ne gezim te gjithe popullin.
Dita e Veres, ka qene, mbetet dhe do te jete perhere mbi te gjitha festat e tjera politike e fetare.
Eshte folur shpesh, duke e cilesuar si festa e Elbasanit, ndersa ne fakt nuk eshte feste lokale, sepse ka qene, eshte e do te mbetet feste mbares hqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea dhe Kosova, deri ne Follorina e Çameri; nga Durresi e Elbasani - deri ne Shkup e Manastir. Festohet ne male e ne fusha, ne fshat e ne qytet, ne atdhe dhe ne mergim, madje e festojne bukur dhe arbereshet e Italise, te cilet e moren me vehte dhe e vazhduan kete feste tradicionale edhe ne dhè te huaj. Ndonese diku festohet me pak e diku me shume, rendesi ka se kjo tradite e lashte pagane vazhdon dhe Dita e Verese rinovuar, eshte bere festa me e bukur shqiptare, festa qe shënon fundin e dimrit te acarte, rizgjimin, riperteritjen dhe plazmimin e natyres, shenon hyrjen e pranverës dhe çeljen e luleve, eshte festa e dashurise per njeriun, per natyren, per jeten.
Populli i Elbasanit, ka merita te pakontestueshme, se e ruajti kete tradite shume shekullore, e mbajti te paster, e festoj me gjithe bukurine e saj, me te gjitha ritet e lashta, i dha shpirtin e vet, duke shmangur çdo lloj tentative per t’i bashkangjitur elemente fetare dhe sidomos pa e ngaterruar me aspekte politike. Nderkohe, qe ne shume treva te tjera kjo feste u zbeh e u “harrua”, elbasanasit vazhduan ta festojne rregullisht, sepse e ndjenin ne shpirt, e ruajten ne kulture e tyre, e perjetonin dhe e kremtonin me te gjithe bukurine e saj dhe kesisoj Elbasani prej shume dekadash, ose me sakte prej shume shekuj, eshte bere zemra, eshte bere Tempulli i Dites se Veres.
Per festen Dita e Veres, kemi shume deshmi te hereshme, qe hedhin drite se festohej ne te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret, si dhe per origjinen e lashte, me zanafillen ne vitet e largeta te paganizmit dhe e ruajtur deri ne ditet tona. Per origjinen e lashte te kesaj feste kane shkruar shume mentora shqiptare e ndermjet morise te ketyre shkrimeve do te veçoj dy me tipiket.
Eruditi Faik Konica, 103 vjet me pare, duke i u drejtuar “miqeve dhe shokeve te Lidhjes Shqiptare Vatra”, me nje leter te shkruar mestilin e tij elegant, plot art ekulture, rrefente si e festonin Ditene Veres, shqiptaret e trojeve jugore:
“Eshte dita ne te cilen gjysherit tane, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashke me romaket e me greket e vjeter, perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikturat e Botticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te emebel. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’i u faleshin perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajmë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”.
Nje përshkrim tjeter i dedikuar kremtimit te Ditës së Verës nga malësorët katolikë të veriut, na e ka dhene At Bernardin Palaj, ne vitin 1920, ku pershkruan me art teresine e riteve, qe zhvilloheshin ne festen e Dites se Veres, pa asnje medyshje, rite me origjine ne lashtesine pelasge:
"Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë, që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë:‘Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj. etj. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë".
I prezantova keto pershkrime plot ndjenja dhe art, pasi ne menyre sintetike si Konica dhe At Palaj, kane shprehur thelbin e Dites se Veres, kane renditur te gjitha ritet,qe zhvillohen ne kete feste e ne veçanti kane evokuar origjinen e lashte te kesaj feste pagane iliro – albanezo – shqiptare.
Origjina e festes “Dita e Veres”.
Festa e Dites se Veres e ka origjinen ne agimete hereshme te pelasgeve pagane.
Krahas mitologjise, ku permenden hyjni dhe rite per festimin e pranveres, te ringjalljes te natyres edhe Homeri ne Iliada e Odisea, tregon per ritet dhe sakrificat ne tempujt e koheve antike, per te kremtuar fillimin e pranveres, te atyre koheve qe perkojne me periudhat parahelene.
Kulti i Dites se Veres pellasge u ruajt nga iliret, madje shume nga ritet e lashta ruhen ende ne ditet tona, çka evokojne origjinen e hereshme, me zanafille ne vitet e largeta te antikitetit pellasgo – ilir.
Ne periudhen helene, Dita e Veres festohej me 11 mars ne nderim te Artemise (???????, A???????? - e bija e Zeusit me Leto - Latona), hyjnesha e pyjeve, e gjuetise me hark, e virgjinitetit te perhershem, e lindjes dhe e fertilitetit, e rinise se perjeteshme, e henes qe rritet, perçuese e drites se henes ne erresire, personifikim i shpirtit indipendent femror, mbrojtese e kafsheve te egra, pra hyjnesha ripertritjes te natyres, e pranveres.
Ne 11 mars, ne nderim te hyjneshes qe sillte e mbronte pranveren, banoret benin peligrinazhe ne tempullin e Artemise, fillimisht hynin vajzat e vogla qe vallezonin te kapura per dore ne rreth e nderkohe banoret linin dhurata te shumta dhe benin kurban nje cjap,
Artemise, ishte Zonja e Efes-it me shume gjij, simbol gjysem-njerezor i pjellshmerise, i mireqenies dhe mbrojtese e amazonave. Artemise ishte shembelltyra e gruas, qe ne ecurine e jetes, kryente shume role, dhunti keto qe shprehin potencialin krijues femeror. Festimet e Dites se Veres, fillonin me 11 mars ne Tempullin e Artemise dhe vazhdonin deri me 15 mars, kur hena behej e plote.
Sipas shkrimtareve antike, tempulli i Artemise ne Efes, u dogj diten qe lindi Aleksandri i Madh, ne vitin 356 para Krishtit, madje Aleksandri yne i Madh, i cili e nderonte kete hyjneshe, e rindertoj ne vitet e me voneshme.
Ne periudhen romake, hyjneshen
Artemise u identifikua me Dianen dhe kudo ku kishte tempuj te Artemise, romaket
nuk i shkaterruan, pori ruajten dhe i a pershtaten panteizmit romak duke i
dhënë emerin e hyjneshes Diana, per nder te ciles beheshin kremtimet e fillimit
te veres.
Emeri Diana eshte me rrenje latine dius, qe do te thote dritë, me origjine nga fjala dies – drita e dites, e cila ne formen arkaike eshte divios, çka sugjeron se emeri i sakte duhet te jete Diviana.
Diana ishte hyjneshe romake, por edhe ilire, qe e
nderonin si zonja e pyjeve dhe e lendinave, mbrojtese e kafsheve te egra,
mbrojtesja e burimeve dhe e lumenjeve, mbrojtese e grave, hyjnesha e drites,
mbrojtese e fertilitetit te natyres. Diana nderohej nga grate romake dhe ilire,
si hyjnesha e fekondimit dhe e lindjes, si e pershkruan Ovidio ne Fasti,
Shume historiane, qe i jane dedikuar studimeve rreth kesaj hyjnie, thone se kulti i Dianes eshte me antik, eshte para helen eshte i kulutures pelasgea. Hyjnesha Diana, ne kohen e Republikes Romake, njihej dhe me emerin Lucina, me origjine nga emeri lucinus – bartes i drites.
Shkrimtare dhe historiane romake, kane pershkruar festen per nder te hyjneshes Diana, ku gjejme ngjashmeri impresionuese, me ritet qe kryhen ne festen tone Dita e Veres. Nje nga keto pershkrime po e prezantoj te plote ne vazhdim: “Ne feste merrnin pjese dhe sklleverit. Ne mengjez, pronaret dhe sklleverit zgjohen heret, lahen e fillojne pergatitjet per festimet. Grate falen ne tempullin e hyjneshes, ku shenjteronin veshjet e tyre te reja. Ne kete dite, grate i luteshin e i kerkonin ndihme Dianes ne cilesine e Luçina, mbrojtsja e lindjeve; gjuetaret i dedikonin armet, dhembet e derrave e brinjet e drerave ....... pas ketij rituali, nga tempulli, turma e popullit shkonte ne pyllë, te gjithe mbanin ne duar pishtare ...”
Kulti i Dianes nderohej nga te gjitha fiset ilire, te cilet per kete hyjneshe, kishin ngritur tempujt e Dea Diana – Hyjnesha Diana. Nder tempujt ilir te dedikuar kesaj hyjneshe, do te permend dy me te fameshmit, ekzistenca e te cileve eshte dokumentuar, si tempullin e Diana ne Doklea dhe tempullin e Diana ne Kandavia.
Doklea (ndodhet ne Mal te Zi), ka qene qendra e fisit ilir te dokleateve (Pietro Sticotti – 2006). Pas pushtimit romak u fuqizua, madje romaket ngriten shume vepra publike dhe kulti, nder te cilat tempullin Diana. Ne Enciklopedine Italiane te vitit 1933 dhe bazuar ne historine romake shkruhet:
”... Da una stazione militare ossia castello,
sorto nel territorio della tribù illirica dei Doclati o Docleati,
si sviluppò dapprima una comunità di diritto latino attribuita alla colonia di
Scodra (
“... Nga nje stacion militar, apo nje keshtjelle,
ishte ngrit ne territorin e fisit ilir te Doklateve ose Dokleateve, u zhvillua
fillimisht si komunitet i te drejtes latine dhe pjese e kolonise te Shkodres (
Krijimi i kultit dhe rritja e hegjemonise te hyjneshës së re Diana ne fiste ilire, vertetohet me tempullin e madh te kushtuar Dianae Candaviensis, i ngritur në verilindje të Skampës, pranë udhës Egnacia, që përshkonte malet Kandave në territorin tonë. Disa studiues sugjerojne se ka qene i ngritur ne Çermenike, prane nje stacioni te Rruges Egnacia, por te tjeret mendojne se ishte ndertuar thelle ne malesi, nga ku festimet per nder te kesaj hyjneshe u perhapen dhe ne trevat e tjera, sidomos ne Skampa - Elbasan. Njoftimin e pare per kete tempull e dha austriaku dr. Camillo Praschniker, i cili gjate kerkimeve arkeologjike ne Doklea, zbuloj mbishkriminAdd Diana Candaviensis, qe do te thote tempulli “i dedikuar Dianes te Kandavias”. Sipas Praschniker, ky tempull ka qenë ngritur ne lartesite e vendit, çka nenkupton ne malet e larta te treves se Kandavia - Kunavia.
Ne tempullin e Diana te Kandavia – Kunavia, kryheshin ritet festive te Ditesse Veres, qe fillonin me pelegrinazhet e malesoreve, me lutje e sakrifikimet, njelloj si ne tempujt e Artemise, saktifikohej nje cjap dhe me pas festa vazhdonte me argetime, valle, kenge e lojra popullore.
Ashtu si objektete tjera te
kultit iliro-albanez dhe tempulli i Diana i Kandavia – Kunavia, ka lene vulen e
vet ne toponomine e treves ku ishte ngritur, ashtu dhe ne kulturen e banoreve,
qe ruajne shume doke te lashta, qe shprehin nderimin per kultin e hyjneshes Diana.
Pas dyndjeve barbare (shek IV –
Tempujt e Dianes, ashtu si te Artemise, ishin zbukuruar me motive floreale dhe zoomorfe, qe evokonin fuqine e ketyre dy hyjneshave mbrojtese te natyres e te kafsheve. Kesisoj ishte zbukuruar dhe tempulli i Diana ne Kandavia – Kunavia, si deshmon nje fragment guri ku jane gdhendur dy shpendë, ne brendesi te cilit jane te pranishem dy miniatura antropomorfe, qe nuk eshte çudi, qe pasqyrojne Dianen, mbrojtese e kafsheve. Qe ky bazoriliev eshte parakristina, nuk ka asnje dyshim, pasi keto lloj veprash nuk viheshin neper kisha, as ne ndertesat e banimit.
Fotografine e ketij fragmenti bazorelievi, ma ka dhuruar nje djalosh nga Martaneshi, quhet Tony Kotja, i apasionuar ne kerimet per historine e vendlindjes, cili e ka gjetur ne shtratin e lumit Mat, ne pjesen e Grykes se Blishtes, çka sugjeron se tempulli i Diana Candaviensis, ka qene i ngritur ne kete treve me bukuri natyrore mahnitese.
Natyrisht pellasget dhe ne vazhdim iliret, qe ne periudhen e hereshme pararomake, kishin dhe nderonin perendite e veta, hyjnite pellasgo - ilire, qe me pas ose u perzien me ato helene e romake, ose u zevenndesuan me ato te kulturave te tjera, sidomos me ato te panteizmit romak, por edhe romaket moren nga kultura ilire.
Ashtu si helenet nderonin Artemise dhe romaket Dianen, sipas shkencetarit tone te shquar Eqerem Çabej, iliro-albanezet nderonin hyjneshen Zana, e cila ishte mbrojtesja e pyjeve, e livadheve, e korijeve, e burimeve te ujit dhe e lumenjeve, ishte dhe zonja e gjuetise, e drites se henes, e kafsheve te egra, pra mbrojtese e gjithe natyres dhe hyjnesha e praanveres.
Kulti pararomak i Zanes ka mbijetuar dhe eshte i pranishem kudo ne trojet tona. Sipas rrefenjave te shumta dhe te bukura popullore, hyjnesha Zana, shetiste neper pyje e male, lahej ne burimet e fresketa, pushonte neper livadhet e gjelberuara e plot lule e me fillimin e veres, shkonte ne faltoren e vet, ku merrte dhuratat, qe i benin banoret.
Artemisa – Diana – Zana (Thana).
Lexuesi mund te pyesi: A ka vallë lidhje teonimike ndermjet Artemisit helene, Dianës romake e Zanës iliro - albaneze?
Lidhjet dhe ngjashmerit ndermjet kultures helene, romake dhe ilire, ndeshen kur analizojme përafrimet bindese mes emrit të hyjneshës pagane dhe rrefenjave mistike që lidhen me ato. Kjo ngjashmeri prej kohësh ka terhequr vëmendjen e studiuesve etnoliguistë, etimiologë, historianë, mitologë, teologë, pikerisht kjo afëri mes emrave Diana e Zana, e nxiti te madhin Eqerem Çabej, të vihet në kërkim të perputhmerisetë mitieve me shkencën.
Si u tha me siper, romaket e zevendesuan Artemide me Diana, pasi te dyja keto hyjnesha ishin te ngjashme mes tyre, ndersa per lidhjen me Zanen pellasgo-iliro-albaneze, Eqerem Çabej ka dhene pergjigjie bindese: "Diana romake u shtri në Iliri përmbi perëndeshën e vendit, e cila i përgjante asaj dhe i dha emrin e vet". Pra, Diana e Romës, jo vetëm shkrihet me hyjneshen Ilire pararomake, por gjatë procesit të romanizimit të ilirëve, ajo merr emerin e saj dhe nga nga Zana behet Diana, duke u mpiksur në shpirtin romak, qe e nderonin si hyjnesha e natyres e veres.
Ne periudhen romake, iliret huazuan shume elemente nga kultura romake, por dhe romaket moren nga iliret, kesisoj moren hyjnite dhe shume rite te tjera panteiste ilire e ky shkembim i ndersjellte kulturoro-shpirteror, vazhdoj dhe ne periudhen e krishterimit, kur si dihet, romaket moren dhe pervehtesuan shume shenjetrore te kishes Ilire.
Zana ilire, u bë Diana romake dhe ne vazhdim, kjo hyjneshe e re, u ngjiz ne shpirtin vendas dhe kjo fryme u ruajt integrale, ose u ndryshua shume pak nga me e pareshmja ilire, qe ruhet ne traditen tone me mitet e Zanave, Orëve dhe Shtojzovalleve.
Ekzistencen e Zanes si hyjneshe ilire, na e deshmojne rrefenjat tona popullore, qe tregojne per Zanen e Malit, çka nenkuptonte vendeqendrimin e kesaj hyjnie nder malet e larta, kesisoj, si shkruan i madhi At Gjergj Fishta, per Zana e Veleçikut, Zana e Miliskaut etj.
Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora eshtë shoqeruese me “detyra” të caktuara, ashtu si amazonat shoqerojne Artemisen dhe si nimfat shoqerojneDianen. Sipas studiuesit Tonin Çobani, në rrefenjat popullore, kur përmendën Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, kuZanat dhe Orët janë mitologjike, ndërsa “Shtojzovallet” vjen si eufemizëm për Zanat e Orët, ose për të dyja së bashku.
Zana përshkruhet shumë e bukur, si te gjitha hyjneshat, prandaj thuhet: E bukur si Zanë, ndersa Orët mund të jenë ose jo të bukura e ketu del miti i shtriges (Diana shtriga), si e gjejme ne fshatin tim Vali, ne toponimin “Perroji i Shtriges” ashtu si eshte toponim i perhapur dhe ne treva te tjera.
Zana hyjneshe, ashtu dhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistereshme: aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht shitojnë burrat, që guxojnë t’i shohin shtojzovallet tek lahen lakuriqe e duke vallezuar nën dritën e hënës, pra i shitojne burrat, që guxojne t’i trazojne gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit.
Ne kete kendveshtrim, hyjnesha Zana iliro-albaneze, ngjanë me Artemise helene, e cila i vriste me shigjeten e harkut te saj, ata burra qe e veshtronin, njelloj si ndeshkonte Diana. Ne kete kuptitm, populli yne perdor mallkimin “te shitofshin Zanat”, njelloj si forma e mallkimit “te vrafte Zoti”.
Sipas rrefenjave popullore, folja “me shitue” shpreh një veprim të mistershëm, që e zotëronte vetëm Zana Hyjnesha, e cila kur zemërohet me burrat, i shiton, i linte pa mend në kokë tërë jetën, i bente të paaftë për t’i dalë zot vetes; ose e keqia me e madhe, i ngrinte në vend, i bënte kallkan.
Nje tjeter ngjashmeri me mitin e Artemises eshte vallja e Oreve,Shtojzovalleve (shtoj-o-zot vallet), e cila kercehet ne rreth njelloj si amazonate Artemises, qe vallezonin ne driten e henes, ashtu si vallezonin nimfat e Dianes romake.
Festa Dita e Veres, me 14 mars kremtohej dhe vazhdon te kremtohet ne natyren e ndriçuar nga bukuria e gjelberimit te njome dhe e lulezimit masiv, mbeshtjelle me te ngrohtin perkedheles te diellit pranveror; organizohet ne mjedise te hapura, qe lejojne pjemarrje masive e qe njekohesisht jane vende te shenjta, tradicionalisht te koheve pagane dhe jo te lidhura me ato fetare aktuale. Vallet mitologjike te amazonave, nimfave dhe shtozovalleve, jane pjese e piknikut te Dites se Veres, ne paraditen e kesaj feste. Kenget dhe vallet jane komponent integral i festes, sidomos vajzat e reja kercejne si shtojzovalle dhe djemt me valle burrenore e luftarake. Ne festen Dita e Veres, ishin dhe dhe jane aktive lojrat e garat popullore, si ato qe zhvilloheshin ne tempujt e Artemise e te Dianes. Lojrat dhe garat ne Diten e Veres shqiptare, imitojne situata me elemente te luftes si p.sh loja e Kalase Dibrançe, garat me kuaj etj, etj.
Eqerem Çabej, duke e lidhur origjinën e emerit Zana ilire, me Dianen e romakëve, ka theksuar se “kulti i fortë i Dianës në Shqipëri e përveç këtij vendi në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike, sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve, na shtyne të pranojmë se me Diana kemi të bëjmë me një ‘interpretatio latina’ të hyjnise epike vendase pararomake, pra te Zanes.”
Ekziston dhe një shpjegim i A.Meyerit, i cili thote se “Tek emeri ilir Thana, mundtë ruhet një shkallë e vjetër e shqipes e emerit Zana”, të cilën Çabej e quan si variant i pranueshem. Ky version eshte bindes, si sugjerohet nga disa zbulime arkeologjike ne trevat e banuara nga iliret ne Kroacine e sotme, ku jane gjetur shume mbishkrime me emrin e hyjneshes Thana, çka sugjeron opinionin e Mayer, se emeri Thana eshte forma arkaike e emerit Zana. Këtu na vjen në ndihmë arkeologjia, e cila na dëshmon se në Bosnje e Kroaci janë gjetur altarë votivë (blatues) me figura hyjnishë e me mbishkrime ilire në trajtën "Thana patrono- Thana padrone" apo "Thana et Vidaso".
Sipas ilirologut A. Stipçeviç, nga figurat e këtyre altarëve rezulton se Thana ilire përkon krejt me profilin e Dianës romake. Kulti Thana - Zana i përhapur ngado në Iliri, i mbijetoi pushtimit romak, sikurse dëshmon nje gur altari kushtuar dy hyjnive ilirë Vidaso e Thanae, i zbuluar në Topusko të Kroacisë. çka tregon se dhe pas pushtimit romak, fiset ilire Oseriate e nderonin hyjneshen Thana.
Kulti i hyjneshes Thana ndeshet edhe tej detit, si rezulton ne gjetjet arkeologjike në Scala di Furno (Lecce - Itali), ku ne nje fragment vazo blatimi e shekullit VI para Krishtit, shihet një mbishkrim i kushtuar hyjneshës Thana, e cila nderohej prej fiseve mesape dhe ilire dhe që i ka shtyrë studiuesit të mendojne se kjo zone i ishte kushtuar dhe nderonte hyjneshën tonë Thana – Zana.
Nga keto qe parashtrova me siper, shihet ngjashmeria ndermjet tre hyjneshave, Artemisa e ndjekur nga amazonat, Diana e shoqeruar nga nimfat dhe Zana meOrët (Shtojzovallet). Me kete aspekt te veçante spjegohet perse Zana, shpesh here në shqipe na del në numer shumës si "Zanat" “Oret”, (Shtojzovallet), ne shumes shfaqetdhe në disa toponime si:"Logu Zanave", "Shpella Zanave", "Pylli Zanave", “Perroji i Zanave”, “Oret e Shales”, “Oret e Dukagjinit”, “Oret e Valit”, “Perroj i Perrise”. Ne keto toponime, emertimi Zana, perdoret ne kuptimin hyjnesha mbrojtese e Dukagjinit, e Shales, eValit etj etj, ashtu si dhe Artemise ishte mbrojtese e Efesit etj.
Te tria hyjneshat,Artemisa helene, Diana romake dhe Zana iliro-albaneze, nga pikëpamja e rendit hyjnor, janë të njëjtës shkallë, pasi cilësohen hënore, pra ne rendin tone përkojnë meHanën.
Duke vijuar kerkimet mbi paralelet mitologjike, rezulton se dhe ne popujt e tjere ekzistojne mitet e shoqerueseve te hyjneshave, si p.sh sardet kane janas, keltët kane anwan-at, sllavet kane vila-t, italiket kane janara-t, të ashtuquajturat "ushtaret e Hanës", të cilat paraqiten me të njëtat atribute si të Oret tona. Në mitologjitë e vendeve te tjera, kur flitet per janas-et apo janara-t, tregohet se ato dalin natën dhe burojnë dritë të bardhë. Të njëjtat elemente shquhen edhe në folklorin tonë, aty kur dalin oret – shtojzovallet.
Keto hyjni sarde, kelte. italike, ashtu dhe Zanat iliro–albaneze, flaterojne neper shpatet e maleve, neper pyje etj. Zanat iliro –albaneze, shkruan i madhi Çabej:"flaterojnë sikurse Hermes me flatrat e tyre të arta prej majavet të malit teposhtë për të pare dyndjet e luftës ose mundjen e dragonjve, te kulçedrave, a për t'e shtruar trimave bukën në bjeshkë".
Po keshtu Zanat jane mbrojtes dhe te atyre qe kane nevoje, si ndeshim ne rastin e Gjeto Mujit ne eposin e Kreshnikeve.
Kjo ngjashmeri mitologjike me kulturat e popujve te tjere, shprehet dhe ne toponime, madje ashtu si iliro-albaneze kane toponime te lidhura me Zanat dhe popujte tjere, kane njesi gjeografike me emrat e miteve te veta, kesisoj ne Itali kemi: Grotta de Janare, Domusde Janas, Laguna de China, Monte desGenes;ne Spanje Las Cueva les Xanes dhe ne France FleuveSianna etj. Ne periudhen e krishterimit, oret, janas, anwan-at, vila-t dhe janara-t, i shnderruan ne shtriga.
Populli yne e ka ruajtur mitin e Zanave, madje ata zene vendin me te madh te lendes mitologjike ne “Lahuta e Malecise”, kryevepres te At Gjergj Fishta, si e ka treguar studiuesi kompetent Tonin Çobani ne disertacionin “Ngjizja mitologjike ne Lahuta e Malecise”.
Zanave dhe Orëve, At Fishta i ka dhene hapsire te gjere sidomos Zanes te Frymëzimit, që na e shfaq te identifikuar si Zana e Veleçikut, pra na e prezanton si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtjesore dhe narrative të veprës.
Duhet thënë se Zanat dhe Orët (dhe figurat e tjera mitologjike) nuk vijnë në veprën e Fishtës si mite të gateshme, si mund të mendohet sot kur etnologët studiojnë mitologjinë shqiptare dhe kur e krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë.
Në veprën e Fishtës, mitet nuk janë ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si me tendenciozitet janë shprehur disa autore, kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcise me Homerin, Virgjilin, Miltonin etj. Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcise shëmbëllejnë me Vilat e mitologjisë të sllavëve të Ballkanit, për të cilat, ka pasur studiues, që pa u thelluar sa duhet, ka tentuar te gjejne ngjasi, qe nuk ekzistojne.
Në kohën kur jetonte At Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën, malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t’ua lëshuar trojet përreth ne mbrojtje te qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shtimin e bereqetit. Secili person, ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë, ashtu si çdo fis dhe trevë kishte Zanën e vet, që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë” e eger me “te shitue” kur gaboje. Edhe në qytete, sidomos ne Shkoder, fantazia mitologjike ishte e gjallë, ku netëve me hënë të plotë, Zanat dhe Orët këndonin dhe hidhnin valle zabeleve buzë ujërave (kulti i Artemise dhe i Dianes), ashtu si ditën malësorët rrinin në log duke u argëtuar me këngë e valle.
Ne ditet e fillimit te pranveres, pra ne festen e Dites se Veres, Zanat dhe Oret, ishin prane banore-ve, per te festuar se bashku ripertritjen e natyres, per te gezuar se bashku. Kete force hyjnore te Zanave, At Fishta e bene realitet, kesisoj e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku në Lahutën e Malcise, duke evokuar bëmat e tyre dhe shpirtin e ndjeshem te malesoreve.
Po të mos kishte vepruar ashtu, pra po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku per jetën e malësorëve, zor se malësorët do ta pranonin këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcise, qe u mësuan përmendsh dhe nga njerëz, që nuk dinin shkrim e këndim.
Një merite e Fishtës, në trajtimin e Zanave dhe Orëve në Lahutën e Malcisë, asht fakti se, ai ishte frat i shkolluar, që njihte mirë mitologjinë greko-romake e biblike, ashtu si njihte mirë letërsinë e shkruar te mbështetur në mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutën e Malcise nuk ishte aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili, aq më pak të mendohet se Zanat dhe Orët e Fishtes janë muzat dhe nimfat e Olimpit, apo Zana e Fishtës është muza Kaliopi, e cila në mitologjinë greke, paraqitet me lahutë në dorë per te simbolizuar epikën.
At Fishta e krijoi figurën mitologjike të Zanës sipas lëndës mitologjike, që gjallonte në popullin tone. Zana e tij nuk është Diana e romakëve e identifikuar me Artemisen e grekëve, sa do që në thelb kane përbashkësi, sepse dhe Zana simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër.
Fishta këndon Zanat, Dragonjtë... si një pasuri të rrallë të kulturës shqiptare, pasi kishte bërë të vetin parimin e Niçes se “pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetëm përmes mitit, është ai që e bën të jetë nje i vetem, te jete unik”. Nga ana tjetër, Ai nuk kërkoj mite të njohura si Sibilat qe i mori Pieter Bogdanit, i cili i albanizoj per t’i bere sa me shqiptare e as nuk i shartoj mitet tona me te te tjereve, por i nisur nga një parimi i Niçes që thoshte:”Nuk është e lehtë të shartosh një mit të huaj me tëndin, pa dëmtuar bimën amë...”, At Fishta e mbrujti Lahuten e Malcise me lende mitologjike shqiptare, krejtesisht pagane, me ate mitologji, qe ka ekzistuar paralel me mitologjine helene, romake dhe biblike, ashtu si gjuha shqipe ka ekzistuar paralel me gjuhen greke dhe gjuhen latine.
Mitologjia shqiptare ka mbijetuar përgjithësisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si malesoret mbijetuan ne thellësitë maleve, te organizuar dhe te veteqeverisur me kodin e vet te drejtes shqiptare – Kanunin e Maleve.
Në se do të përdornim formulimin e Krist Maloki, që përfaqëson këndvështrimin psikanalist në kritikën letrare shqiptare, atehere konstatojme se poeti Gjergj Fishta, “ka hulumtue e gërmue ner minierat e shpirtit të kombit Shqiptar... ka zdypë fellë e ma fellë kah gurrat e fshehta të shpirtsisë natyrore arbërore kah shpella e magjishme e Orëve, Zanave e Shtojzovalleve, të një mistike të përvëlueshme”.
Kesisoj, brenda realitetit dhe mitit nga e mori zanafillen, festa e Dites se Veres – festa e luleve, festa e pranveres, ka arrijt deri ne ditet tona ne formen e saj te zanafilles pagane pelasgo – iliro albaneze, e paster dhe e gezueshme mbareshqiptare, nder te rrallat, per te mos thene e vetmja festë pagane populore nder popujt europiane.
----------------
-Per ZemraShqiptare, nga Italia, sot në Diten e ekuinoksit pranverorë, 20 Mars 2014-
(...Shkrimi vijon ne numerat e ardhshëm)