Mendime
Ramiz Dërmaku: Koha të ringjallet nacionalizmi
E merkure, 12.03.2014, 06:51 PM
Sot është koha që institucionet tona shtetërore ta ringjallin nacionalizmin dhe patriotizmin
Nga: Ramiz DËRMAKU
Mediat
luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie. Sot shtrohet
pyetja ? Sa kanë rol sot mediat;Radio, Televizioni, shtypi, interneti, etj, për
ndertimin e një shoqërie e shteti
demokratik. Disa pyesin cili është roli i mediave në shoqërinë e sotme, e shumë e shumë pyetje tjera. Roli i
mediave për ndertimin një shoqërije apo
shteti demokratik është shumë i madhë. Mediat rol shumë të madhë luajnë sidomos
tek gjeneratat e reja –fëmijët por edhe
tek të rriturit. Se sa janë mediat edukuese apo çorientuese flasin shumë
argumente. Në mediat tona mund të ketë edhe pornografi e cila është shumë e
dëmshme për gjeneratat e reja. Por kemi edhe media të cilat janë të dëmshme
kombëtarisht të cilat gjatë tërë kohës
emitojnë këngë e muzikë të bastarduar, ku pogramet e tyre nuk janë patriotike
natyrisht se ato janë të dëmshme , Nëse ato emitojnë muzikë tallava, apo në
gjuhë të huaja. Edhe pse unë momentalishtë nuk jetoj në trevat shqiptare siq po
shihet ngadalë po zhduket folklori kombëtar. Në mediat tona si në ato të
shkruara ponjashtu edhe në ato elektronike po zhduket folklori shqiptarë, dëgjojmë muzikë të bastarduar e
shumë e shumë gjëra tjera negative. Sot është koha që institucionet tona shtetërore ta ringjallin nacionalizmin
dhe patriotizmin tue cilat i luftoi dhe i zhduki (komunizmi) . Mediat luajnë
një rol vendimtarë në shopqëri ( por kemi edhe media tue tilla që tërë ditën
gënjejnë. Shembull: Asnjë lajmë në asnjë emision lajmesh nuk transmetohet
njejtë.
Në Kosovë kjo teori e përcaktimit të temave në debatin publik është duke dominuar. Këtu, për shembull, do të nënvizoja mediat të cilat përmes agjendës së tyre mënjanuan dhe larguan debatin rreth të drejtës për bashkimin kombtarë, kurse në anën tjetër imponuan dhe fuqizuan shprehjen "Kombi Kosovar" dhe debatin për ”standardet para statusit.”
Vendimet "demokratike"siq po shihet nuk merren si rezultat i informacioneve dhe i fakteve të mjaftueshme, por si prodhim rezultat i "realiteteve" të cilat konsiderohen si "fakte", sepse ato janë të paraqitura, të fokusuara dhe të ofruara ashtu nga "mediat tona".
. Shumë mërginmtarë të Kosovës pyesin: A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që imponon temat ditore, sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, ndihmojnë mediat masive apo janë thjesht shërbëtore të politikës qeverisëse?
Të gjitha këto shqetësime të opinionit nuk janë të pabaza. Sipas rezultateve të arritura nga hulumtuesit e shkencave të komunikimit, ndër tjera, janë edhe katër modele klasike që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në organizimin, në imponimin dhe në ndërmjetësimin e përmbajtjes politike.Këtu i kemi dy aktorë kryesorë: Aktorin politik dhe mediat, të dy këta aktorë kanë dhe duhet të kenë marrëdhënie të ndërsjella të cilat funksionojnë mirë. Këta aktorë vendosin së bashku se qka do të jetë tem kryesore e ditës . Ata vendosin së bashku se çfarë do të jetë "temë e ditës". Pra, mediat dhe politika vendosin së bashku për agjendat politike. Si politika, ashtu edhe mediat janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Cilat tema duhet të jenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe cilat duhet të "varrosen", varen nga "tandemi" - media dhe politika.
Publiku në këtë trekëndësh është qind për qind pasiv. Ai është përcjellës i thjeshtë, spektator i lënë jashtë lojës. Shembull domethënës për këtë model mund të marrim imponimin e termit “Kosova multietnike”.