E merkure, 05.02.2025, 10:50 AM (GMT)

Mendime

Adem Zaplluzha: Korbi i vetmuar

E merkure, 12.03.2014, 07:13 PM


Adem Zaplluzha

Nga libri “Stoli në parkun e vjetër”

 

KORBI I VETMUAR

 

Nëpër xhepa

I kërkojmë ditët e humbura

Si hija

Po na ndjek një nostalgjinë

 

Kjo gjethe

Mbi stolin e kujtesës

Qesh me erën që frynë me rrëmbim

Nëpër kujtesën e stolit

Parafytyrohen dimrat e zinj

 

Këto çafka të zeza mbi çati

posa ja kanë nisur të lozin

Një valle të lashtë morti

Gjellëbërësit gatuajnë dhembjen

 

Për çdo pas dreke

I njehsojmë pikat e shiut

Me vitet tona të humbura

Pastaj ulemi këmbëkryq

Dhe bisedojmë

Me tavolinat e papastra

 

Një korbi i vetmuar

Çapit nëpër re me këmbët e thyera

Dhe s’mund të fluturoj askurrkund

Nuk i paska mbetur asnjë ëndërr

Në sqepin e thyer të kësaj dite

 

2.

 

Era si përherë

Ia ka nisur avazit të vjetër

Për një zog të plagosur

Gjatë tërë kohës ulërin mbi çati

 

mjegullat i numërojnë ditët

Për së mbrapshti

Por ec e ndale pleqërinë

  mos kollitet

 

Ethet nuk e lënë të qet pikëllimin

Shiu pambarimisht ngacmon

memorien e varrtarit

Ditët rrëshqasin

Nëpër tehun e brishtë të jetës

 

 

NOSTALGJIA

 

Kur era ulet përballë stolit

Nga kujtesa

Zbresin hijet e murrme

Dhe bisedojnë

Me kalimtarët e rastësishëm

 

Për herë të fundit

Zogjtë lahen

Në lotin e gjolit

Kurse disa të panjohur

Bartin një arkivol deri te varret

 

Nostalgjia zgjohet

Dhe si zog i plagosur

Dhembshëm

Këlthet me ditën

Sa që shemben retë

Mbi kokën tullace të çatisë

 

 

IKJA E PËLLUMBAVE

 

Ai ecte

Vetëm me vetminë e hijes

Pas tij ca flutura

Bisedonin me vjeshtën

 

Nga syri i shiut

Pikonte loti një lot përmallimi

Ndoshta kështu

Deshën të tjerët

 

Ai ecte i humbur udhëve

Pa ditur se ku

As hije më s’bëni

Lis i plakur në lëndinë

 

Vetë një qen i vetmuar

I leh kuturu

Pas pëllumbave të bardhë

fluturojnë çafkat e zeza



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora