| E premte, 07.03.2014, 07:55 PM |
Dardania serbe!(?)
Nga Fahri Xharra
“
Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët, Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë, sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të historisë së antikuitetit, dhe se, me këte, ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare, fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf Buxhovi “ Kosova” )
Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë, pastaj Roma, pastaj Bizanti, pastaj Turku Osman, pastaj Serbi dhe prap Serbia.
Për serbët dhe grekët, shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )
Jo shumë largë nga qyteti i Nishit, gjëndet Mediana, një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje të Perandorit Ilir, Konstantinit të Madh e ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .
E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher dhe mbetëm pa plang e pa shtëpi.
Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit : e zbukuruar me mozaiqe dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë, me bonjo të shumta, ndërtesa nëndheshme, me du vila rustike, hambarin e madh të drithit, rezervoarin e madh të ujit, qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.
Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake, pse jo?), bizhuve të kohës dhe monedhave, puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta etj.
Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën, por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin, por na përzunë ! Fatkeqësi !
Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm), Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë, Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion, Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me Perandorinë Romake.
Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi, mediat serbe) e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane, me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .
Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi , simboli i pjellshmërisë dhe kamjes; simbole këto të universales njerzore. Labrisi, sopata me dy anë, instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë dualizmin. Derri i egër, zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës, Herakliut dhe Kalorësit Thrakas.
Demi në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani, si dhe djathi i njohur dardan.Dardania ishte e njohur edhe për nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon pasurinë dhe begatinë dardane.