E diele, 22.12.2024, 10:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Vizitë e frytshme në Berlin e "Yjeve të Kosovës"

E diele, 02.03.2014, 11:00 AM


Gjermani

Vizitë e frytshme në Berlin e "Yjeve të Kosovës"

Shoqata “Yjet e Kosovës” në Emmendigen vlerësohet si një shembull veçanërisht aktiv dhe i suksesshëm i punës për integrim

Tahir Shabani, Zyhraje Krasniqi, Botschafter Skender Xhakaliu, Bundestagsabgeordneter Peter Weiß und Brahim Shabani Foto: Kiesewetter

Në pritjen për nderë të përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, në Berlin, ka marrë pjesë edhe një delegacion i shoqatës “Yjet e Kosovës” (Die SterneKosovas) nga Emmendigeni. Me ndërmjetësimin e deputetit nacional të CDU-së nga regjioni, Peter Weiss, në manifestimin e mbajtur në kryeqytet, të thirrur nga ambasadori Skender Xhakaliu, kanë marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Zyhraje Krasniqi dhe Brahim Shabani nga shoqata e përmendur.

Ambasadori me këtë rast ka vlerësuar lartë edhe angazhimin e madh të kosovarëve që jetojnë në Gjermani, të cilët atdheun e tyre e kanë mbështetur fuqishëm financiarisht.

Shoqata “Yjet e Kosovës” në Emmendigen  vlerësohet si një shembull veçanërisht aktiv dhe i suksesshëm i punës për integrim. Në një intervistë për televizionin kosovar që dha deputeti Peter Weiss në kuadrin e pritjes, bëri fjalë lidhur me bashkëpunimin me shoqatën nga Emmendingeni, shkruan "Südkurier".

Pritja në ambasadë, për delegacionin e vogël të "Yjeve të Kosovës" ishte rast i mirë për takim dhe bashkëbisedim me një numër të madh parlamentarësh, gazetarësh dhe diplomatësh.

Duke përfituar nga vizita në Berlin, delegacioni ka pasur po ashtu rastin të ndjekë punimet e Parlamentit (Bundestagut) Gjerman dhe të bashkëbisedojë me deputetë të këtij parlamenti.

Mysafirët nga Emmendingeni kanë vizituar edhe selinë qendrore të CDU-së, pastaj Ministrinë e Punës, përkujtimoren e Murit të Berlinit  si dhe një ekspozitë në monumentin e Holokaustit.

albinfo.ch

http://www.albinfo.ch/sq/aktuale/vizit-e-frytshme-n-berlin-e-yjeve-t-kosov-s

"Sterne Kosovas" in Berlin

Emmendinger Verein beim Empfang zum Staatsjubiläum.

EMMENDINGEN/BERLIN (BZ). Beim Empfang zum 6. Jahrestag der Unabhängigkeit des Kosovo in Berlin war auch eine Delegation des Vereins "Die Sterne Kosovas" aus Emmendingen mit dabei. Auf Vermittlung des CDU-Bundestagsabgeordneten Peter Weiß nahmen Tahir Shabani, Brahim Shabani und Zyhraje Krasniqi an der Veranstaltung in der Bundeshauptstadt teil, zu der Botschafter Skender Xhakaliu eingeladen hatte. Der Botschafter würdigte dabei auch das große Engagement der in Deutschland lebenden Kosovaren, die ihre alte Heimat nicht unbeträchtlich finanziell unterstützten. Der Verein Die Sterne Kosovas in Emmendingen gilt als ein besonders aktives und gelungenes Beispiel der Integrationsarbeit. In einem Interview mit dem kosovarischen Fernsehen am Rande des Empfangs sprach Bundestagsabgeordneter Peter Weiß über die Zusammenarbeit mit dem Verein in Emmendingen.

Für die kleine Delegation der Sterne Kosovas gab der Botschafterempfang Gelegenheit, mit zahlreichen Parlamentariern, Journalisten und Diplomaten ins Gespräch zu kommen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora