E diele, 22.12.2024, 11:05 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Asllan Dibrani: Fëmija i braktisur nga dy shtetet

E enjte, 27.02.2014, 07:48 PM


Fëmija i  braktisur nga dy shtetet gjermano -kosovare!

Nga Asllan Dibrani

Shpeshherë   qytetarët  e emigracionit  shqiptar në gjermani   janë  viktimë  e gjysme shtetit të Kosovës nga e  cila    nuk   u këndellur qe t'i plotësoj   nevojat    dhe  obligimet që ka ndaj    bashkatdhetarëve të vet! Ky  fenomen   ka mbetur   aktual që nga    regjimi ish jugosllav, duke  i sjell shqiptarët    për  një dokument     poshtë lart . Ai problem i dokumenteve   vazhdoj  me vite te tëra, por    intensifikimi  me një serë problemesh     u shtuar edhe pas shpalljes së pavarësisë  së Kosovës   që shume shtete  edhe se e pranuan,  kaluan vite të tera  ta kenë   pasaportën    e Serbisë si  barrë.  Shpesh u ndërruan dokumentet,   por  edhe pas   disa vitesh  qe Kosova nuk      është këndellë ta   rregulloj   gjendjen e  qytetareve të vet     në shumë shtete. Shqiptarët e Kosovës       kaluan   një  skenë  rrëqethëse  deri sa  i pastruan    dorëzimin e pasaportave     te Serbisë,   gjë që  ai fenomen edhe sot  e kësaj dite është aktual. Dokumentet e Serbisë edhe sot  i mbajnë një pjesë  e   shqiptarëve ,dikush  në pamundësinë e rregullimit , dikush nga    kryeneçësia  kombëtare,qe s'duan as të merren ma me ato dokumente duke u thirrur në  shtetësinë e Kosovës  dhe dikush   duke i mbajtur, apo duke u furnizuar  me to  për interesa   e tyre  personale  të qarkullimit       Evropë me pasaportat serbe ,  ndërsa   defakto janë qytetarë  të Kosovës. Kësaj i thuhet  vetmonim i  shtetit të Kosovës  nga  mos  përfitimi  i    vizave të qarkullojnë  edhe  shqiptarët  të lirë nëpër  Evropë.

Problemi në  vete  sot ka një numër i madh mbi humbej  e shtetësisë    se Kosovës   si kusht qe te përfitojnë shtetësinë  gjermane. Avazi i njëjtë, po vazhdon edhe sot  e kësaj dite   me shumë  qytetarë     qe janë     proces të  rregullimit të statusit  të tyre  , por ne  mungesën e   të drejtës së tyre   nga  e cila kanë   humbur të  drejtën e  shtetësisë      po përballen  me të gjitha   vështiruesit . Një rast i tillë e ka     përfshirë edhe      familjen   V.Likaj  me djalin e tyre  Rr.Likaj  , e cila  është në  qytetin e  Shtutgardit     Baden-Wurtenberg  të Gjermanisë.     Famila Likaj   u ballafaqua  me një serë problemesh   që nga  lindja e fëmiut të tyre   para  shtatë  muajsh      qe  braktis edhe   nga   e drejtat e fëmiut  qe te  gëzoj      atributet  e nevojshme.

Familja  Likaj,     që në  fillim  u përball me    mos lëshimit  e dokumenteve  përkatëse nga  organet  gjegjëse gjermane   , duke  filluar nga     çertifikata e lindjes  ,   benificionet    dhe   sigurimin  shëndetësor  nga preteksti se     prindërit e  fëmiut  jetojnë që shatat vite në Gjermani dhe  brenda kësaj periudhe  kishte  status  të përkohshëm  deri ne lindjen e  femiut. Pas lindjes së  femiut    u pezulluan të gjitha të drejtat e    fëmijës      me arsyen se babai i tij  nuk ka qëndrim të përhershëm në gjermani. Edhe se ka lindur fëmija  këtu, në Gjermani  ai nuk  po   pranohet    si  qytetar   dhe  banor  i vet  me arsyen se    fëmija me  prindërit e pa rregulluar statusin   e përhershëm nuk ka të drejt regjistrimi as  shfrytëzimi të   ndihmave dhe     të drejtave tjera si fëmijë  , nga e cila kërkohet   ta regjistrojnë  fëmijën  në Kosovë.

Kështu qe   në mungesën  e regjistrimit ne Kosovë sot  fëmija   i kësaj familje  nuk   ka mjek , nuk ka ndihma ,  nuk ka  veshmbathje  dhe  nuk ka  ushqim për te!.   Prindërit    e këtij  fëmijë  jetojnë me     ankth   të veçantë si     vazhdojnë  jetën  kështu    me   një fëmijë        lindur     në gjermani   i   privuar    për shfrytëzimin e  kushteve të veta dhe      ka mbetur  nën   mëshirën e   zotit    dhe       ilegal    në vendin e  lindjes   që në  mungesën e   marrëdhënieve   diplomatike  të Kosovës  me  organet gjermane  për    normalizimin   dhe  rregullimin e  ligjit  mbi të drejtën e    qytetareve  kosovar  në Gjermani, Kjo familje  kërkon ndihmë   nga ndonjë    palë kompetente   në kontaktin e E.mail-adresës    <<<<    kastriotkruja@live.de  >>>>

Një vistër traktatesh ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të instrumenteve të tjera që janë miratuar që nga viti 1945 kanë trajtuar formën juridike te të drejtave të lindura të njeriut dhe kanë zhvilluar pjesët kryesore te të drejtave ndërkombëtare të njeriut nga e cila Kosova  nuk ka mundur t'i shfrytëzoj për qytetarët e vet. Janë miratuar edhe instrumente të tjera në nivelin rajonal duke i pasqyruar shqetësimet e veçanta te të drejtave të njeriut në rajon dhe duke parashikuar mekanizma të veçantë të mbrojtjes prapë Kosova  nuk ka mundur t'a    rangoj  vetën në    nivelin e duhur. Në shumë shtete, kosovarët kanë mbetur nën  mëshirën   e kohës . Pjesa dërmuese e shteteve, po ashtu, kanë miratuar kushtetuta dhe ligje të tjera të cilat formalisht mbrojnë të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të vet ,ndërsa Kosova  ka ngecur      në këtë segment shumë prapa! Këto    gjera elementare   janë   obligacion i shtetit të Kosovës    t'i inicioj    dhe  ti shfrytëzoj    për interesin e qytetareve të vet   , rregulla që janë    aplikuar  në traktatet ndërkombëtare dhe e drejta zakonore  në përbërjen  e shtyllën e së drejtës  si  verdikt ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për zbatimin dhe zhvillimin e tyre për interesat edhe të kosovarëve  duhet  organet   kompetente të konsolidohen  dhe të  promovojnë    projektligjet  qe ti shfrytëzojnë    qytetarët  e  saje ato benificione, që i kanë edhe  shtetasit e tjerave shtete që jetojë në shtetet  perëndimore posaçërisht në Gjermani. Detyrimi  dhe obligimi për t’i mbrojtur  interesat e veta Kosova,  duhet  të kërkon nga shtetet ku jetojnë  shqiptaret  që ti mbrohet  individi si shtetas  kosovar,  në shtetin,  ku ai jeton    në të gjitha te drejtat e veta siç po i shfrytëzoje të tjerët. Detyrimi për t’i plotësuar  obligimet  ndaj te huajve  konkretisht ndaj kosarëve nënkupton se Kosova ne raport me  shtetet tjera  duhet të marrin veprime pozitive për ta lehtësuar gëzimin e të drejtave themelore të   qytetarit kosovar   kudo qe është...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora