Mendime
Qazim Rrushaj: Shqypja - Gjuhë e Gjithësisë
E marte, 10.06.2008, 08:40 PM
Shqypja - Gjuhë e Gjithësisë
“Zanafilla e Gjuhës Shqype dhe Origjina e Lashtë e Shqyptarëve”
Jam në përfundim e sipër me studimet e mia gjuhësoro-historiko-Shqyptare prej një periudhe dhjetëvjeçare; ku dëshiroj që t’u konfirmojë akademikëve shqyptarë mbi “Zanafillën e Gjuhës Shqype, dhe Origjinën e Popullit të Lashtë Shqyptarë”.
Me shkrimin Sanskrit, sot numrohen mbi 70 vepra; mbi 80 vëllime janë përpiluar nga arkeologë gjermanë, që i kanë shfrytëzuar nga gërmimet e tyre arkeologjike në fushë të gjuhëve të lashta t’ashtuquajtura: Jafetishte, asyrishte, hitishte, burrëdushkaj, zendishte [gjunëgdhishte], hindishte, aramaike, egjiptishte, dhe lingua franca {Gjuha e Parë – lin(d) nga e para gjuhë}, që të gjitha janë të një brumi: me të njejtën përkatësi gjuhësore, që të gjitha kuptohen me Gjuhën Shqype; Shqypjetishten {Gjuhën e Shqypeve parahistorike të Gjithësisë}!
Nga Qazim Rrushaj
Të ndershëm “të nderçi” Akademikë!
Jam mirë i njohur me punët e Akademikëve tanë shqyptarë rreth etimologjisë dhe zhvillimin e gjuhës shqype në përgjithësi, si tek vepra “Studime Etimologjike në Fushë të Shqypes” të Profesor Eqrem Çabejt; studime të mirëfillta nga Profesor Shaban Demiraj, veçanërsiht tek vepra “Prejardhja e Shqiptarëve nën dritën e dëshmive të Gjuhës Shqipe”. Punimet dinjitoze të Dr. Idriz Ajetit dhe shumë të tjerë; na kanë befasur përgjatë kohës që kanë vënë në dije lexuesit shqyptarë; ata që janë marrë me gjuhën dhe prejardhjen e saj; ndoshta ka të bëj edhe me origjinën e Shqyptarëve. Ndërkohë Profesorët Eqrem Çabej, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj në veçanti, kanë qenë shtyllat kryesore për dëshmitë e etimologjisë së Gjuhës Shqype.
Burimet e shumta të studjuesve shqyptarë janë me karakter të mjaftueshëm gjuhësor; që jashtëzakonishtë i kanë kontribuar thesarit të gjuhës sonë, i çmoj si rilindës të mëdhej të kulturës shqiptare.
Akademikët janë figura të njohura të kulturës shqiptare që me plotëbindje u janë përkushtuar çështjes së gjuhës sonë, e cila dëshmon se ka lidhje të lashta, dhe se është mbjellë kjo farë shumë herët; mijëra vjetë, që se mbajnë dot mend historitë njerëzore.
Nga burime të mirënjohura, dëshmohet se Gjuha Shqype do të jetë një ndër gjuhët e para që është folur dhe shkruar në parahistoritë botërore.
Z. Anthony Keydash MD, një mendimtar nga Bostoni [SHBA] pohon se qenja njerëzore ka qenë në gjendje të flasë një gjuhë, përafërsisht 100.000 p.e.sonë.
Anglezi Sir Henry C. Rawlinson, i cili e quan gjuhën më të vjetër në botë – Gjuha Nânë; na ka sjellë çelsin kryesor të historisë së lashtë të Mesobotanisë, Azisë Qëndrore, duke deshifruar shkrimin e Gurit të Madh në fshatin Behustan kah fundi i shekullit 18, ai thekson:
<disa koicidente [rastësi] gjeografike të Babilonisë, ku me mendësinë e madhe historike njerëzore; gjeneza është me origjinë babiloneze>.
Njashtu ai pohon:
“Nâna Gjuhë ka egzistuar në të kaluarën parahistorike; janë folë nga njerëz të panjohur, në tokë të panjohur; shpërndarë nëpër Europë, Azi, Mesoamerikë Q.Rr”.
Në përputhshmëri për të sygjeruar që gjuhët e ndara kanë pasë lidhje nga disa burime të përbashkëta… sanskritishtja dhe dhe persishtja kanë qenë bijat apo mbesat e kësaj protogjuhe; gjuhës së parë të shkruar, thekson Sir Rawlinson. Ndërkohë ai parashehë që mitologjia e gjenezës babiloneze është shumë e shumë më e vjetër se në Biblën hebraike. Kjo vepër monumentale “Gilgameshi”, kryekëputë njehësohet si gjuhë Indo-Hitite; ku ngjarjet janë përcjellë gojarisht, brez pas brezi, që gëzojnë dashurinë e të gjithëve; me një popullaritet të lartë të të gjithë literatyrave; kryevepër e përkryer; me origjinë nga Mesobotania. Smith, beson se Epiku Gilgamesh ka arrir statusin e një Poeme Kombëtare Babiloneze, të ngjajshme me ato veprat e Homerit. Ky arkeolog dhe të tjerë, as që kuptuan se me të madhe kjo gjuhë ende flitet në një qoshe të Gadishullit Ballkanik. Gjatë transiliterimit të librit, kuptova se “Gilgames! hi” në fjalë është një shqype letrare, dhe veprat e Homerit më tepër dialektore [me një të folme të veçantë] por e kuptueshme si njëra edhe tjetra. Këto janë dëshmitë e mija, që një pjesë të madhe i kam transliterruar, dhe plotësisht kuptohen me gjuhën shqype.
U drejtohem figurave të njohura shqiptare, antarëve të Akademive të Shkencave dhe Arteve Shqipëri - Dardani, dhe individë, që kanë shfaq vullnet dhe prirje gjuhësore; që merren me çështje historike e gjuhësore shqype.
Ç’kur kam dasht t’u shkruaj akademikëve tanë, për të shkëmbyer mendime rreth gjuhës, etimologjisë, dhe historisë së saj në veçanti. Pasi isha vetë i angazhuar në heshtje me Studimet e Gjuhës Shqipe, nuk ishte e udhës që t’u shkruajë, pasi vetë kam qenë në dyshim se si lindi, mbini, gdhini gjuha jonë e madhërueshme; në çfarë vendi dhe si u shpërnda nëpër botë. Dhe me këtë punë në heshtje, prej një periudhe plotë dhjetëvjeçare; siç më duket se diçka kam nxjerrë në dritë; disa rreze po shëndritin kah fundi i tunelit: Gjuha e Shqypes Trime!
Dëshiroj që t’ia vini veshin letrës përshëndetëse: “I nderçi”!
Ju nderova qëllimisht me një shprehje të bukur qytetëruese dhe kulturore të Sokratit, kur ai i drejtohet gjykatësit (tekstualisht shqyp): I Nderçi Gjykatës!
Kjo është vetëm një letër e thjeshtë, drejtuar juve, dhe nuk kam për qëllim t’u bëj polemikë, pos disa këshilla rreth gjuhës shqype, dhe historisë së “Shqyptarit”; duke shfaqur se me gjuhën që shkruan klasikët parahistorik, nuk shkruan greqisht siç pretendohet nga historianë, por vetëm shqyp; Shyptarët ishin një komb i madh që jetonte përtej kufijve të botës së ëndërrimeve tona.
Dr Z.Mayanni, një arkeolog, historian e gjuhëtar i shquar i shekullit, që nga viti 1960, ka dëshmuar mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe, duke deshifruar një “etruskishte”, e cila ishte folur dhe shkruar në Itali; dhe ajo ishte vetëm një pjesë e gjuhës shqype. Libri i tij jo vetëm se s’u përkëthye në shqyp nga regjimi në Shqipëri, por as edhe s’u përfillë dot në diasporë, sidomos nga intelektualët e asaj kohe që jetonin në Itali si mërgimtarë politik, për interesa të tyre vehtijake, kështuqë, siç dëshmon Akademik R.Qosja, Shqiptarët janë të vonshëm në histori. Sami Frashëri, shumë mirë e shpjegon në broshurën: “Shqipëria ç’ka qënë ç’është dhe çdo të bëhet”, i cili me theks të veçantë shënon se gjuhën shqipe e kishte has në persishten e lashtë, që atë botë është quajtur gjuha burradushkaj, gjuhë e Qaushëve [gjuha e Parësisë. Mbishkrime të lashtësisë parahistorike që janë shkruar me gjuhën ! [aremaike, burrashke, trimaike, pellazge] ajo ishte gjuha e shqypeve. Dhe shumë dokumente të transliteruara nga shkrimet e vjetra, si shkrimi kunjor, hieligrifiku egjiptian, alfabeti finikas, që grekët e sotëm e kanë bërë alfabet kombëtar; vetëm “SHQYPJA” Krenare ishte shkruar. Shqypja u shtrembërua, u korruptua nga tekstet e lashta, kur makinat e shtypit dolën në dritë. Me këto makina u kopjuan tekste të shkruara me dorë, dhe fjalët u cunguan, u shkurtuan, në fund morën kuptime të ndryshme, që sot as edhe biri i dreqit s’ua gjenë dermanë! Me shkronjat (22) nuk mund të përfshihet fjala shqype; na del e tjetërsuar, gati krejtësisht. Por edhe me këto vështërsi, me një vëmendje sadopak të përqëndruar mund të sajohet fjala shqipe në tekst, si tek Iliada e Odisea.
Po jap vetëm një shembull.
Vepra e Eskilit: “Oresteia”, që përkthyesit në gjuhën anglishte, Oresteian, e trajtojnë sikur të ishte djali i Agamemnonit, apo dashnori i gruasë së tij, dhe kështu me rradhë, është shndërruar vetëm me imagjinatën e tyre, që është krejtësisht gabim. Oresteia është titulli i dramës. Oresteia: Vorrë e shteja (Në Vorrë e shtija). Vetëm një germë që i mungonte, fjala mori dhenë, duke u tjetërsuar, që nga vorri apo varri një titull i një vepre letrare u shndërrua në emër të përveçëm.
Për t’u çliruar nga ngathjet e vjetra të historisë dhe të shkrimit apo të folurit të gjuhës së lashtë, gjuhës shqype, në kontinent dhe mbarë rruzullin tokësor, gjuha e shqypeve ka qenë gjuhë kombëtare. Mos flasim për kombet e reja që u krijuan dhe njihen vetëm nëpërmjet të gjuhës së tyre që u krijuan mijëra vjetë më vonë. Fjala është se në kohë të lashta, në kohët yllire, kontinenti europian, Aziatik dhe Afrikan nuk kishin kufinj siç janë sot. Në atë botë flitej vetëm një gjuhë–dhe ajo ishte me plotkuptimin e fjalës Gjuha e Shqypeve. Shqiptarët dhe gjuha shqype erdhën nga lindja; të ashtuquajturën Perandori Hitite, që u themelua nga Shqypjeta, pra nga populli Shqype.
Pra, gjuha u shkrue u folë e u zhvillue në Mesobotami, midis Hindisë dhe Anadillisë. Ky shkrim plotësisht shqyp; ky popull i quajtur “Shqypjetë” ishin të vetmit që sundonin atë botë virane. Siç thotë edhe Prof. William Harris, një njohës i Gjuhëve të Vjetra, kur ua shpjegon fjalët e Iliadës së Homerit, studentëve u thotë: Mundohuni që t’a shkruani dhe ta flitni gjuhën anglishte sa më mirë, se kjo greqishte që ua mësoj juve s’është gjë tjetër vetëm se humbje e një kohe të shtrenjtë, sepse siç duket rrënjët i ka nga lindja e Anadillisë, dhe se s’kuptohet dot nga greqishtja; pos anadollishtes, që ka qenë Gjuhë Perandorake, regjistruar në kryeqytetin e tyre “Hatushë - Atdhesë” në Azinë Qëndrore, 90 kilometra në lindje të Ankarasë.
Gjuhë Mbretërore si në Hiti (Gardhambyllni - Dardani) ka qenë Shqypja Krenare. Në realitet, Shqypet, ishin eprorët e popujve që jetonin; ata ishin Parësia; kryegjeneralët n’epoka të ndryshme historike në vende të ndryshme të botës së lashtë, edhe më shumë, por nuk dëshirojë të përmbledh tërë historinë shqyptare në këtë copë letre.
Do të veçoja vetëm një rastë, rreth veprës “Preardhja e Shqiptarëve nën dritën e dëshmive të Gjuhës Shqype”. Në faqen 13, rreth qytetit të lashtë “Durrësi”, ku zoti Sh. Demiraj pohon se është themeluar nga qytetarë grekë, Doras të Korinthit dhe të Korkyrës (Korfuzit). Kush ishin Dorasit [Shqypet e Zjarrta], ata ishin Bregdetarët Shqyptarë, Epirotas të quajtur “doras-curras”; banorë që jetonin ndër shkëmbe të larta malore; banorë që banonin buzë brigjeve të Detit Adriatik apo Jonik, dhe a duhet që t’i përkasin kombësisë greke?
Vallë, a duhet t’a marrim sot Faik Konicën, si grekë!?
Më sipër përmenda se si shqypja kishte lindur në botë; mos vallë Grekët të kenë qenë Gegë, që të dy format mbi “Durrësin” janë në të folmen gege: epidamnos, i ka humbur germa “k” pra ky qytet parahistorik është emërtuar nga goja e atyreve që flitnin shqyp: Kep i Damun; ndërsa Durrahion: Ndeja në Dy Rrahe; Ndjejë mbi dy rrahe, është sinonim i të parës. “Rrahu” kuptohet vetvetiu me domethënien që ka kuptimin “Kepi i Damun–Ndejë në dy rrahe”. Dy rrahe: Dy Kepe.
Pra, kjo termë është korruptuar edhe nga vetë shqiptarët, në kohë të ndryshme.
Por siç duket edhe të korruptuar, mbanë sinonimin e dytë: dy rrahe. Monedha greke “drahma” e ka prejardhjen nga dyrrahe. Drahma: Mi Dy rrahe.
Pra, nga të dy anët e Bregut të Durrësit; Kepit të Damun të Durrësit, Dyrrahet, flitnin gjuhën e njëjtë; atë botë nuk egzistonte greqishte e latinishte; ende s’ishte themeluar kombi romak e grekë, që të gjithë ishin Shqype të Zjarrta – të gjithë ishin “Shqype Trima”.
Pra, për të pasur sukses në deshifrime apo zbërthime fjalësh duhet shkuar prapa kah shqypja dialektore, duke marrë për bazë shqypen popullore të fshatit; në folklorën tonë ende e gjen fjalën e gjallë të Homerit, atë e kam sajuar në Rrethinat e Kërçovës.
Në Kërçovë e gjenë një homerishte krejtë të pastër. Ajo terminologji që shkruhet në Iliadë apo Odisei nuk kanë pësuar aspak si nga përmbajtja, veçanërisht në shqyptimin e saj. Po t’ishte sot Homeri i gjallë, më lehtë do t’a kuptonte të folmenë e Kërçovës se të ndonjë të folmé tjetër të Shqipërisë Atnike. Vetëm toponimet e fshatit tim, që jetojnë në thellësit e Maqedonisë, janë qind për qind në shqyp, vallë mos ata dikur të kishin studjuar në Tiranë, në kohët e lashta!?
Toponimet sllave janë të rralla; ata sajohen vetëm si fjalë të korruptueme shqype, që maqedonët sllav i shprehin.
Njjë shembull: në Maqedoni emni i malit “Stogovo Pllanina”. Apo s’është kryekëput e pjellës shqipe: Stogovo: Shtog-u, dhe Pllanina: Pllaja nejë; ndeja e pllajave, pra nga pllajë. Midis Ohërit dhe Kërçovës, tashmë pjesa dërmuese e popullit jeton me shumicë një element maqedonas të sllavizuar. Ndërkohë, emërtimet e vendbanimeve të tyre gati janë shqyp. Pra, sllavizimi u bë i ngadalshëm, duke e kurruptuar fjalën shqype, dilte një fjalë sllave. Vetëm emnat e themeluesve të alfabetit qirilik, Kirilli e Metodi kuptohen me shqypen tonë: Kirill: Kryeyll; Metodi: i Madhi Yjë, kështuqë, dalngadalë shqypja fillojë të fshihet n’ato troje të shtrejta. Çdo faltore në Kërçovë dhe rrethinë, janë quajtur [kirsha, kejrsha, kejsha, kisha] që u trannsformuan në crkva apo church në anglisht, është vetëm një korruptim, por trungu i fjalës s’është dëmtuar fare, dhe kështu në epoka të ndryshme popullata u tjetërsua, duke e mëvesh! ur gjuhën e tyre me një fasadë të gëlçerosur e cila mbeti me një shqype pa masë të stërkequr!
Shqype “letrare” egziston qysh në kohët parahistorike. Me shkrimin kunjor është regjistruar “Epiku Gilgamesh”; dhe me shkrimin Sanskrit është koduar Veda –Vyejta {vlej, vleftë, mësime të vyeshme, të çmuara}, që historianët pohojnë se, u muar nga goja e atyre njerëzve, që flitshin një gjuhë para indo-europiane, dhe ajo paragjuhë paska qenë “Një Shqype e Bekuar…”!
Emnat e detnave, liqejve, maleve, që të gjithë e kanë burimin e shqypes.
Me nderime vëllazërore!
Qazim Rrushaj