E merkure, 13.11.2024, 06:15 AM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Një grusht dhe, toka

E diele, 23.02.2014, 05:48 PM


P  O  E  Z  I

 

Sejdi BERISHA:

 

NJË GRUSHT DHÉ, TOKA...!

 

Sa shumë njerëzit janë të daktisur

Sa shumë të tretur

Sa shumë në kurbet

Sa shumë me shkrumbin e atdheut

Edhe me shkrumbin e vendlindjes

Sa shumë me etjen e tokës

Sa shumë me shkrumbin për nënën

Për fjalën e babait

Për pranverën me flladin e bjeshkëve

Sa shumë me etjen e ajrit

Ku shqiponjat lirshëm fluturojnë 

 

E toka është vetëm një grusht dhé

Një grusht dhé në plis

Një grusht dhé në shuplakë dore

Që djegë e përcëllon

Një grusht dhé

Në shaminë kuq e zi

Një grusht dhé

Gjithkah i shpërndarë gjithandej botës

Një grusht dhé Kosove

Një grusht dhé Shqipërie

Një grusht dhé Çamërie

Mbi varrin e shkrimtarit në tretdhe

Një grusht dhé 

Për piktorin në tjetër kontinent

Ku brusha i pikon gjak e lot

Një grusht dhé edhe në Misir

Edhe në Persi e Turqi

Një grusht dhé në Amerikë e Brazil

Kudo edhe në Evropë

Një grusht dhé 

Mbi varrin e të dashurës së Serembës

Një grusht dhé

Edhe në vendlindjen time

Edhe mbi varrin e ushtarit

Një grusht dhé

Edhe mbi varrin e dashnorëve të vrarë

Me nga një grusht dhé

Mbi varret e të treturve

Që kurrë nuk janë kthyer në atdhe

O Zot, po sa është harxhuar kjo tokë

Nuk ka ngelur as sa një grusht dhé

 

Sa të shkapërderdhur jemi

Sa të shpërndarë...

Në shenjë hidhërimi apo mallëngjimi

Një grusht dhé 

Mos harroni

Edhe mbi varrin tim ta vëni

Bile të mos pluhuroset

Fjala për historinë



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora