E merkure, 13.11.2024, 06:24 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Luks

E diele, 23.02.2014, 03:43 PM


LUKS

 

QAZIM SHEHU

 

Sot, të lexosh një poezi s`quhet më luks,

Quhet bezdi.

Aq shumë me prozë kjo jetë u mbush,

Si me kaktuse një shkreti.

 

Poezia rri mbyllur nëpër libra,

Si mollë vjeshtore në sepete,

Ndërsa në jetë përplasen tigra,

Shqyejnë njëri tjetrin netëve.

 

Atëhere çfarë mund të quhet luks

Nëse poezia s`është e tillë,

Mos vallë tjetrin ta hedhësh në pus

E veten ta ngresh lart në qiell.?

 

Në mbetet kështu ,këtë luks s`e dua,

Dua luksin e një ndjenjë të hollë,

Kur hapkrahët e më mbështjell mua,

Dhe aromon hoje hoje e ëmbël,

Poezia.

 

ABSURD

 

Ti jeton në një dhomë kubike,

Dhe s`ke pranë asnjë mik,

Ndërsa unë në rrymëzat e ajrit,

Që me zor i shtyj të vijnë tek ty.

S`do qe kaq e domosdoshme

Ta bëja këtë stërmundim,

Po edhe unë si ti,ndoshta pres,

Një paqëtim.

Në më pranoftë gjoksi jot,

Zemra jote e shkatërruar,

Në rrymëzat e ajrit pak pa ardhur

Tek ty, s`do kenë mbaruar…

 

TUNDIMI

 

Ka mijëra vjet që jeta mban,

Të njenjtën bukuri.

Veç çdo vit një tundim e shpik

Për hajni.

Dhe turren të gjithë ta rrëmbejnë,

Ai u përket pak syresh,

Ai që thelbin ia gjen,

Në prehër laviresh…

 

ÇAST

 

Kur vijnë çastet në plotëri,

Na duhet t`i braktisim,

Si në kufirin rini -burrëri,

Kur pikasim thinjën.

Ndodh gjithnjë një krisje e padëgjuar,

Një ndryshim kohor,dramatik,

Po ta kapnim atë çast do qemë helmuar,

Ngaqë s`e kapim s`kemi frikë…

 

KRAHËT ERRUGËVE

 

Krahët e rrugëve të një qyteti,

U ngjajnë krahëve të një gjigandi të fjetur.

Ato rrijnë gjithnjë në një drejtim,

Makinat si miza të blerta,

Nëpër to venë e vijnë.

Dhe gjithnjë papërtuar me një timbër metalik,

Vrapojnë këto miza me bori, të njenjtën muzikë,

Ato e dinë:gjigandi s`ka për t`u zgjuar,

Ta heqë këtë bezdi të mallkuar,

Këtë pickim të tymtë apokaliptik,

Sepse ky gjigand kështu është ndërtuar,

Të gjithë ta ndjejnë të fjetur,

Dhe i fjetur t`i përtypë çdo ditë….



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora