Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Qamilit të Vogël

| E premte, 21.02.2014, 05:41 PM |


Vahit Nasufi

 

QAMILIT TË VOGËL

 

I shkojnë këngës lotët si lum!

Për këngëtarin që e deshti shumë,

Pysin këngën pse po qanë?

Qamilin e Vogël - thotë ku e kam?

 

Pse në gojë më nuk më merr?

Pse s`këndonë si tjerat herë?

Thellë n`zemër gjithmonë m`mbante!

Kurrë nga goja nuk më ndante!

 

Edhe çabrati foli me gojë!

M`ka marrë malli ta dëgjojë,

Ku shkoj zëri i Qamilit?

Zëri ëmbël si i bilbilit!

 

Këngë e bukur popullore,

Një lajm t`zi a se more?

Po, çfarë lajmi haj me det?

Qamili Vogël ka ndërrVua jetë!

 

Kurrë s`këndonë n`dasmat shqiptare!

As n`koncerte e festivale!

Vajtonë kënga nga folklori!

Sa shpejt toka na e mori!

 

Shumë e dashur kënga ime -

Mos vajto me ligjërime -

Perëndia kështu ka urdhërua!

Jetime t`mbetesh gjithmonë pa mua.

 

E kam pasë dhe një dëshirë -

Ta shijoj Kosovën e lirë -

E vërtetë është fjala jote,

Musafir jemi të kësaj bote.

 

Katër Nëntor Nëntëdhjetë e Nji,

U dha lajmi ndër shqiptari,

U dha lajmi se vdiq Qamili!

Shpërtheu loti si ujë burimi.

 

Shkoi bilbili hej aman!

Oh ma i madhi doajen,

Sa shumë vaj kemi bë sonte,

Se Qamili më nuk vjen!

 

Trupin tokës ia ke dhënë,

Këngët neve na i ke lënë,

T`japim fjalën me besa besë,

Vepra jote kurrë nuk vdesë.

 

Pak pa vdekë - i tha dy fjalë,

Për pasardhësit këngëtarë,

I tha dy fjalë për amanet,

Ndaj veprës tij t`kenë respekt.

 

Para varrit tënd kur kalojmë -

Rahmet shpirtit tënd i këndojmë -

Sa shpejt sytë na mbushen lot`,

Malli yt s`na hiqet dot!

 

Vdekja jote, Qamili Vogël,

Na pikëlloi t`madh e t`vogël

I madh ishe si këngëtar,

Ne me ty jemi krenarë.

Vahit Nasufi, Schaffhausen Zvicër.