E enjte, 14.11.2024, 06:29 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Markokaj: Në sofrën e Lekës

E enjte, 20.02.2014, 07:55 PM


NË SOFRËN E LEKËS

-Poemë-

Nga Gjon Markokaj

-Poeti Gjon Markokaj, Washington State, USA, 2014-

(Foto: Artan Vukaj)

 

“ I kem’ dhane besen Dukagjinit,

Nuk ja lshojme tokat llatinit,

Toke llatinit mos i dhanë,

Pa u mbushë vorre aneperanë!”

-populli-

 

Kërkoj: Princ Lek Dukagjinin !!

Ç’ mëndë je; m’ tha: - "guri"?

Princ Leka, - gjindet, n’ male

“Ruhet, në gurë; rritet me lisin”

 

Trimëri e zgjuarsi, ja ruan populli

Vorrin e ka, në "kishat e rrënueme"

Eshtë, i  gjallë, n’ “Fiset e Dukagjinit”

Ne këndet: - Lezhë, Prizren, Pejë…,

 

Mbas, - Beslidhjes Lezhës,

Zotërimet e, t' parvet, të vet

Leke Dukagjini, i bashkoi,

Me trojet e Gjergj Kastriotit

-- Ne shtetin e Shqiptarvet...,

 

Leka e vajtoi Gjergj Kastriotin:

Duke rrahur gjoksin me grushta

Duke gervishur, fytyren me thonj

E, shkulur floket me gishta...,

Rrahje gjoksi

He e, e, i, mjeri u, Krajli, i jem!

I, mjeri u, u, oh, oh, ho ho, ho, oh!

Rrahje gjoksi:

He, e, e, i, mjeri u, vllau, i jem,

I, mjeri u, u, oh, oh, ho, ho,ho, oh!

Rrahje gjoksi:

He e, e, i, mjeri u, u, krahu, i jem!

I, mjeri u,u, oh, oh, ho, ho, ho, oh!

 

Rrahjet e gjoksit, sipas rastit:

Pesë, shtatë ose njimbëdhjetë!

 

Ne "Nëndë Malet e Dukagjinit"

Ky rit u ruajt, kur vdesin trima

Dhe u quajt "gjama e malëvet"

Gjama, erdhi deri, n'ditet tona

 

"Pas vdekjes, Gjergj Kastriotit,

Lekë Dukagjini - drejtoi Shtetin

Shqiptar: "njimbëdhjetë vjet, rrjesht"

-- Eshte e shkruar, n'Kala, t'Krujës

 

S'fundi, n'male, jetoi...,

E, armiqeve, ne dorë, s'u ra

Ne histori, shihet, si "ylbyrë”….,?

Nga disa,- "historian anadolla"

 

- Disa: me gjak - jo Shqiptar;

Po, përpiqen, t'zvoglojnë:

Atin e Kombit, - Burrin e Dheut

- Madhështinë  Shqiptare.....,

Gjergj Kastriotin - Skënderbeun

 

Hidhen,..., kundra Nanës Terezë,

- Nobelistes - Gonxhe Bojaxhiut

Simbolit, të shpirtit Shqiptare

...., - Nanës Madhe, të njerzimit

 

-- Rrezimi i shtatorës

Nga, "sllavo - islamik", të shitur

Në Mitrovicën Shqiptare

Ishte: - "skandali, m' i hidhur"!

 

Pushtetaret e sotëm:

Rrinë, si "sehirxhi"

Sikur, s' ka ndodhur asgjë….,

Kur, hapur, po cenohet Kombi

 

Ka, përpjekje për, t' zbehur:

Pjetër Budin e Pjetër Bogdanin

Gjergj Fishtën e Ismail Kadarenë

Prf. Doktor Ibrahim Rugoven etj.

 

- Kadareja e tha hapur:

"Jemi Komb i vjeter Kristian Evropian"

Nji e vertete e pamuhuar

Por Disa u, hodhën kundra!

 

Gjaku i tyre, prej shekujsh

Vijon: në damarët, e çdo shqiptari

Bijtë e Gjergjit; me gryka pushkësh

Kombin tonë, e mbajtën gjallë

 

I, ceka pak, t' i ruajme fort!

Heroinjtë e Kombit tonë

Njerzit e ditur, poet eshkrimtar

-  Me vertetesi, m' i zbardhë…,!

 

Zbehja, e tyre është, "rrëzik"

Besoj, s' gjegjën: shqiptarët!

"Errësimi": i Princ LEKËS....,

Ne histori, duket qartësisht!

 

Pak flitet për, t'Parët e Tijë:

Pal Dukagjini e Nikoll Dukagjini

Me Kryeqendër, Ulpianën historike

Aty, ku lindi Princi Lekë Dukagjini

 

Këto, zbehja sa do pak....,

Te, trimërise e zgjuarsisë, së tyre

"Zbjerrin", ne dukuritë, tona...,

Kombin Shqiptar e, "ligështojnë”

 

Keshtu,i ndihmojmë, t' huajt

Disa: "qarqeve, të caktuara"

S' e duan historinë e Dukagjinit

E, Lekeve, të Dukagjinit...,etj.

 

- Leke Dukagjinin e gjejme:

N’ Aktin, m' normativ", t' nji kombi

- N’ “Kanunin e Lekë Dukagjinit"

I, përkëthyer, në disa gjuhë…,

 

Zgjuarsinë e tijë, e ruajti,

- Kanuni, n’ breza

Pasha bukën:

- "Ka thane Leka"!

Vendim i - formës së prerë!

 

Trimninë e ruajtën:

Kalatë e Lekës

- Guri i Lekës

- Sofra e Lekës

- Shpella e Lekës..,

Perjetësue: -- në gurë…, etj.- etj.

 

Ne, dymbëdhjetë Fiset e Lekës

- Te përfshirë, në (53) bajrakë

Leka, mbet: "meteorë ndriçues"

...,E, gjejmë, ka rritet, me lisin ..,

 

E, gjejmë, në "Shpellën e Lekës"

Të strehuar, n' tokën e, t' parvet

Asnjiherë, s' gjuejmë, t' larguar

Leken, Princin e Shqiptarëvet!

 

- ..., Prej - Lezhe në Pejë!

Brigjeve te Drinit, gjejmë Kala,

- Ku Princi, Lekë Dukagjini,

Ka luftue, me turq e shkja...,

 

- Ne fshatin tim, n' Rajë

- Eshtë Kalaja e Lek Dukagjinit

Ato gjindën: "varg e vi"

- Gjithkund - Bregut Drinit.....,

 

Ne Pukë, n' "Berishën e Vëndit"

Kam pushue, te "Lisi i Lekës"

-- Lisi jeton e rritet, ditë - perdit

Shton e rrit, "Filizat e Lekës"!

 

Ne Malin e Alshiqes, është:

"Sofren e Lekës", në gurë

Aty, ku buke, pat ngrëne Leka

- Me ushtarët e tijë….,

 

"Shurdhahin", e permyti, Liqeni

Edhe, tunelin - "Shpellën e Lekes"...,

Ne thatesirë, kur, bie Liqeni,

Shihet, hyrja, me gurë, t’gdhenur

 

…,Ulpianen histoike

- Kryeqëndren e Pal Dukagjinit

T' babajt, - të Princit Lekë

E, rrënuen pushtuesit...,

 

N' mes, Gjakovës, Prizrenit e Pejës

Shtrihet, nji - fushë e madhe

I, thonë: "Rrafshi i Dukagjinit"!

S' mi tha: gjeografia; - sepse, s' e di?

 

Leka, ne keto ana do te jetë!

......, Kalova “Qafën e Agrit”,

Vertetë, i gjeta "pasardhesit e Lekes"

Ikë, prej fushe, - "strukë” prej, t' huajvet

 

I, gjeta: "Nëndë Malet" e Dukagjinit

Me thane: - DUKAGJIN - i thonë!

Sakët-“Nëndë Malet" e Dukagjinit

Ruajten fort, "identitetin arbnore"

 

Heroizmin e ndigjova, n' këngë:

.....?

"Ali Pasha i Begollit

Sanxhakbej, ne dyert, t' Stamollit

I, "krekosun", e me 500, “çallma”

Erdhe, ne "Malet e Dukagjinit"

Mblodh bajaktar, ka mbledhe pari

- Dua pese troje per xhami;

Ka ardhë koha fenë, m' e ndrue!

..,Kol Mark Kola, ulë kamëkryq

- Pin duhanin, me kamish

Zëmra e tijë, po i ndahet dysh

Ti kie nji Zot, unë kam nji Zot!

E, nxjerr dhjetshën, t' mbushur plot

Largou Pashë, mos ma shajë Kryqin

Jem’ të vjetër, n' Fenë e Krishtit ..,

E vrau Pashën, Kol Mark Kola!!

 

...,Nuk due grada asë, qifliqe!

Fenë e Krshtit e kam për hise

Emrin e Shalës, n' Derë, t' Stamollës

E, çoi, dhjeteshja e Kol Mark Kolës"..., //

 

...., - Leke Dukagjini, prehet diku:

Ne, trojet e veta - “është i gjallë”,

Është ruajtur, deri në ditet tona

Nga keta trima, me shumë dinjitetë

 

- Pse heshtin, brezat e sotëm;

T' naltojnë, t' vertetën, e tijë?

Me nji restaurim, "kala apo kulle"

Ne trojet e t' parevet, te tije...,

 

..., Ai, s' humbë; asë, s' fshihet!!!

Popullësia e Berishës e Merturit,

- Vatër e quajtur: "Dukagjini i Vogël"

Lisin e pagëzoi: Lisi i Leke Dukagjinit

 

Zgjodh gurin, "formen e sofreës"

E, paguezoi: "Sofra e Lek Dukagjinit"

Për ta ruajtë, u lidhen, "Besa -Besa"

Ruajtën, doke e zakone e identitet!

 

"Pavdekësinë e - Princ Lekes"

E, lanë, me gjak Shqiptaruët....,

E, ruajten, me gryken e pushkes

E, perjetesuan,  me forcen e Gurit

 

E, verteta, gjindet me gurë:

Merrma gurin, n’ daqë, ta marr!

Me gure në krahë: "e paqa n’ qafë,

Me ket jetë, e n’ atë jetë,

..., Keshtu ose ashtu asht”…,

 

Ne Malet Skenderbeg,

Jeton i gjallë Gjergj Kastrioti

Në Malet e Krujës

Në gurë ruhen gjurmët e kalit

Te heroit tonë Gjergj Kastriotit

 

Guri i Lekes, Sofra e Lekes

Gjurmet e Lekes, i ruan guri

Ne "Nende Malet" e Dukagjinit

-- Ai, gjindet, në perjetësi...,

 

*- I, pari trim i Arbnisë

Hero i Kombit, Shqiptar

- Prijes i Shiptareve

 

*- I, dyti trim i Dardanise

Bashkeluftar i Gjergj Kastriotit

- Prijes i Shqiptareve....,?

 

Pa historinë e vertetë të tyre

-- S' ka histori te kombit …..,

Gjurmët, i gjëjme në gurë

Nese, Leka, "persëri errësohet"

 

Varri, do të shpërthejnë, si vullkani

Leka, do te ngrihet e do t' i pastrojnë

Me shpatën e vjetër që, e “ruan guri”

Ata që, s' kanë, "gjakë shqiptarit"!

…!

E do jetoje kenga e popullit:

 

“ I kem’ dhane besen Dukagjinit,

Nuk ja lshojme tokat llatinit,

Toke llatinit mos i dhanë,

Pa u mbushë vorre anëperanë!”

----------------

-Botohet per here të pare në ZSh, nga Washington State, USA, shkurt 2014-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora