Shtesë » Lajme
Sulmohet banesa e Kryeministrit
E shtune, 07.06.2008, 09:24 PM
Shtepia e Kryeministrit Hashim Thaci eshte sulmuar mbremjen duke gdhire dita e djeshme nga persona te armatosur, te cilet kane hapur zjarr. Lajmin e pohoi kabineti i Thacit dhe e konfirmoi Sherbimi Policor i Kosoves. ZevendesKryeministri Hajredin Kuci deklaroi se ky sulm ishte fokusuar drejtperdrejt kunder Kryeministrit Hashim Thaci. Sulmi ka kaluar pa pasoja per Kryeministrin dhe familjen e tij, theksoi policia. Ajo saktesoi se ne momentin e sulmit, Kryeministri Thaci nuk ndodhej ne shtepi, kurse gruaja dhe djali i tij nuk kane pesuar lendime. Nderkohe qe, sipas policise, gjate shkembimit te zjarrit me nje person te dyshuar qe po perpiqej te hynte brenda nga kati i dyte i shtepise se Kryeministrit, njeri nga te dyshuarit dyshohet te jete plagosur. Por duke perfituar nga erresira e nates, autoret jane zhdukur ne drejtim te paditur. Policia tha se eshte ne ndjekje te te dyshuarve dhe pranoi se ende nuk e di se kush e ka kryer sulmin dhe cilat jane motivet.
Per ngjarjen e rende, qe gjithsesi mbeti nje atentat ne tentative, eshte vene ne alarm jo vetem policia, por dhe politika. Autoritetet e Republikes se Kosoves, drejtuesit e partive politike dhe nje numer shoqatash kane shprehur dje zemerimin per aktin dhe mbeshtetjen ndaj shefit te ekzekutivit te shtetit me te ri. Shqetesim per ngjarjen shprehen dhe zyrtaret e Tiranes dhe politikes shqiptare, si dhe autoritetet nderkombetare.
Ngjarja ka ndodhur ne oren 23:15 te se premtes, ne lagjen "Arberia" ("Dragodan") te Prishtines, ku jeton familja Thaci, Kryeministri me gruan dhe djalin e tij.
Arber Beka, zedhenesi i SHPK-se, Komanda Kryesore e Policise Prishtine, pohoi dje se policia ka nderhyre ne momentin e pare te marrjes se njoftimeve nga ana e sigurimit te Kryeministrit dhe se policia po qendron ende per te siguruar shtepine e Kryeministrit ne lagjen Arberia te Prishtines. "Pas reagimeve te para policore, pasi ka shkuar policia ne vendin e ngjarjes, jane njoftuar nga ana e sigurimit te shtepise se Kryeministrit Hashim Thaci, se ata kane verejtur se paku nje person qe ka tentuar te hynte brenda permes tarraces se katit te dyte te shtepise se Kryeministrit. Pas paralajmerimit nga ana e sigurimit, ka pasur edhe shkembim me arme zjarri". "Pas shkembimit me arme zjarri, te dyshuarit jane larguar ne drejtim te panjohur. Njesitet policore qe kane dale ne vendin e ngjarjes, dyshojne se se paku nje nga te dyshuarit eshte plagosur si pasoje e shkembimit me arme zjarri", tha Beka.
Ne oret e mengjesit te djeshem, zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka thirrur nje konference urgjente per media. Ai e ka cilesuar kete si nje akt kriminal dhe kumtoi urdheresen e qeverise qe te ngritet shkalla e sigurise per shume nga zyrtaret e qeverise.
"Fakti qe dikush ka bere perpjekje ta lendoje Kryeministrin dhe familjen e Kryeministrit, per cfaredo motivi, nuk eshte vetem veprim kriminal, qe kalon cfaredo kufiri te urrejtjes, qofte edhe padurimin apo urrejtjen politike. Si rrjedhoje e kesaj situate te rende, Qeveria e Republikes se Kosoves ka urdheruar ngritjen e masave te sigurise per shume nga zyrtaret e qeverise dhe bartesit e institucioneve tjera, si dhe per qytetaret e Republikes se Kosoves". u shpreh Kuci. Me tej ai vleresoi se "kjo ngjarje eshte shume serioze dhe deshmon se ende ka te atille qe nuk e duan shtetin tone te ri, ndertimin e nje shoqerie te hapur, te lire, moderne, demokratike, ne te cilen sundon rendi dhe ligji".
Zv/kryeministri Hajredin Kuci tha se kercenimet dhe aktet e tilla te sulmeve nuk do ta ndalin politikat e Kryeministrit dhe qeverise. Ai tha se nuk mund te flitet tani per tani, per ndonje adrese te caktuar te personave qe mund te kene ndermarre kete sulm. "Nuk ia adresojme ngjarjen, asnje personi. Ne jemi shume te pergjegjshem. Jane organet e policise ato qe do ta thone fjalen e vet".
Gjithsesi, z.Kuci paralajmeroi se "cilido qe mendon se permes ketij rasti apo rasteve te tjera te destabilizoje vendin, ne kerkojme qe qytetaret t'u besojne institucioneve te drejtesise". Zv/kryeministri evidentoi me pas se "dikujt mund t'i pengoje ndertimi i shtetit te ri, suksesi i ketij ndertimi te shtetit te ri, rendi dhe ligji ne Kosove, perspektiva evropiane dhe natyrisht puna e Kryeministrit direkt".
Nderkohe, zevendeskryeministri Kuci duke e cilesuar kete ngjarje, si sulm te drejtperdrejte ndaj Kryeministrit dhe familjes se tij, kujtoi faktin se raste te tilla te sulmeve ndaj udheheqesve te institucioneve te Kosoves kane ndodhur edhe ne te kaluaren, si per shembull kur ishte sulmuar shtepia e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Per ate ngjarje, nuk eshte zbardhur ende autoresia dhe motivet.
Shtepia e Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, deri tani nuk eshte siguruar nga policia, por nga sigurimi personal i Kryeministrit Thaci. Tani e tutje ajo do te sigurohet nga policia shteterore. Qeveria e Kosoves thote se ky sulm nuk do te ndikoje ne punen e qeverise: "Perkundrazi qeveria do te punoje qe ne Kosove te kete siguri". Ndersa, u beri dje thirrje qytetareve qe "mos te bien pre e provokimeve te personave qe tentojne te fusin frike ne Kosove".