Mendime
Besnik Prishtina: Ban Ki Moon mund t’i ofrojë Beogradit partenrietet në Kore, por jo në Kosovë
E shtune, 07.06.2008, 06:27 PM
Ban Ki Moon mund t’i ofrojë Beogradit partenrietet në Kore, por jo në Kosovë
Shkruan: Besnik Prishtina
Për një pjesë të arenës politike ndërkombëtare Kosova është bërë top pingpongu! OKB i dhuron territoret e Kosovës te Maqedonia me porosi të Serbisë, si të ishin ato prona të OKB e jo të popullit. BE kërkon leje prej Rusisë për pranin e EULEKS-it në Kosovë sikur Kosova të është pronë e Rusisë. Solana kërkon pëlqimin e Beogradit për pranin e EULEKS-it në Kosovë dhe ja tani Ban Ki Moon, në njerën anë po banë manipulime inkompetente me EULEKS-in, ndërsa në tjetrën anë po i ofron Serbisë partneritet në Kosovë sikur të ishe Serbia pronare e Kosovës e jo Populli Shqiptar i saj. Vetëm Popullin etnik të Kosovës nuk po konsulton askush për fatin e ti duke e injoruar e shkelur me arrogancë mbi të drejtën e ti legjitime ne vetëvendosje!
Ndërsa pronar dhe sovran i vetëm i Kosovës është populli i saj etnik dhe askush tjetër.
Prandaj as OKB e as Ban Ki Moon, as në Nju Jork e as në Bruksel dhe as në Beograd e as në Moskë, sikur që as UNMIK-u e as EULEKS-i nuk mund të marrin kur far vendimesh për pranin e vet në vendin tonë. Për tu vendosur ndonjë prani e huaj e përkohshme në vendin ton nuk e kanë të drejtë të japin pëlqimin e vet as institucionet e Kosovës pa e marr pëlqimin e popullit në referendum, e le më të huajt. Prandaj, çfarëdo vendimi që merret nga të huaj për fatin e vendit ton dhe çdo prani e huaj në Kosovë pa pëlqimin e popullit të saj etnik është vendim ilegal që vjen në kolodim të rënd me tërë rendin juridik botëror dhe me normat elementare të demokracisë!
Prania e huaj nuk mund të arsyetohet edhe në raste kur agresioni i huaj ndaj vendit ton maskohet me arsye "humanitare" dhe me "pëlqimin" e institucioneve kuislinge të instaluara në kundërshtim me vullnetin e popullit me manipulime të OSBE-së! Ata që marrin vendime të tilla ilegale marrin përsipër edhe përgjegjësinë për rrezikimin e paqes dhe sigurisë brenda Kosovës dhe në regjion!
Kjo lloj politike aktuale e cila del nga Plani i Ahtisarit, nëse nuk stopohet, do të qoi deri te shndërrimi i Kosovës në një Palestinë dhe deri te shndërrimi i Evropës në Irak! Përgjegjësinë mbi këtë do të e marrin ata që qëndrojnë pas Planit të Ahtisarit dhe ata që e zbatojnë këtë plan destruktiv antidemokratik dhe antishqiptar!
Nisur nga këto parime Populli i Kosovës ka të drejtë legjitime të mbrohet. Dhe do të mbrohet nga ky agresion i jashtëm nga kushdo që vjen ai!
Prandaj apeli drejtohet te tëra forcat progresive dhe demokratike brenda OKB dhe brenda BE që të ndalin keqpërdorimin e tyre nga ana e forcave të reakcionit ekstrem, që këto institucione ndërkombëtare të mos keqpërdorën për realizimin e aspiratave te tyre kolonialiste e aneksioniste ndaj Republikës Shqiptare të Kosovës!
Është e domosdoshme sa më parë që Shtabi i Përgjithshëm i TMK (UÇK) të filloj bisedimet me SHBA rreth zotimit që ka bërë Presidenti i SHBA, z.Bush për armatosjen e Republikës së Kosovës, që ajo të është vet në gjendje të mbrohet nga këto manipulime agresive të forcave të errëta të jashtme antidemokratike dhe të veglave të tyre vendore!