| E marte, 11.02.2014, 06:40 PM |
Muharrem Kurti
MEDITIM
Nëse i duhet
Dikujt liria
Ua jap unë
Nga qelitë e burgut
Peje,1987, i burgosur politik
NËSE
Mos këndo
Nëse nuk di
Të vajtosh
Mos vajto
Nëse nuk di
Të këndosh
PRITËSVE
Ju e prisnit lirinë
T’ju lirojë
Liria u pritte ju
Ta lironit
BASHKËSHORTORE
Bota pa ty
Si unë pa dritë
Pa mua bota
Si ti pa diell
TË RËNËT
A për këtë
Liri të nxirë
Paskemi luftuar
E vrarë
Gjakovë ,2000
MË BËJ O ZOT
Më bëj o Zot
Hi të dashurisë
Se sa zjarr
Urrejtje
Autori: Sentenca e vargut me ka joshur shpesh dhe kam pasur rezultat por edhe shumë herë më ka dëmtuar poezinë.