Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mërgim Vardari: Haxhijtë tanë dhe Qabeja e huaj

| E hene, 10.02.2014, 08:30 PM |


Mërgim Vardari

HAXHIJTË TANË DHE QABEJA E HUAJ

(Vargje satirike kushtuar haxhilerëve shqiptarë)

 

Haxhilerët e shqiptarisë

Përqafojnë Qabenë e Arabisë.

”Nuk më vyen më plisi i bardhë,

Se feja vjen përpara e kombi në bisht”

Thot Haxhi Leshi duke e ngritur një gisht.

 

„Nuk më vjen keq t´a heq plisin e bardhë

Sepse njëri-pas tjetrit po falemi me rradhë

E kam flakur n‘ujërat e Drinit e të Vardarit

Ja pra ku e keni terlikun e Haxhi Fistekut!”

 

Kur Ilirët kalonin Vardarin këmbë zbathur

Duke ecur kryelartë me plisin e bardhë

Për marshim mbi trojet tona të bekuara

Leckën e Qabesë kurrë s’e kan’ëndërruar.

 

Qofshi të mallkuar more intrigantë

Që mashtroni vëllezërit si do injorantë,

Që me valixhe të zeza po shkoni në ferr

E hajmalitë i qëndisni plot me sherr!

Po plisin e bardhë të kombit shqiptar

Përse e keni hedhur në Vardar?

 

”Bëhuni myslimanë të pandarë

Me din e iman se jeni  shqiptarë.

Thoni se xhamia ësht’shtëpia e fesë sonë

Pesë herë në ditë faluni si  myslimanë

Dhe të premten ejani në xhami si do jaranë!

Të ndjerin futnie në varr me pëlhurë të bardhë

Ditën e parë i gostitni gjarpërinjtë që ta hanë

Në emër të Zotit e Muhamedit Alejkum-Selamë!”

 

O besnikët e fesë islame na qoftë haram

Kjo dhuratë që na e sollën turqit në Ballkan,

Duke na detyruar t’bëjmë grevë urie n’Ramazan

Për t’u ngopur me bakllava vetëm për Bajram!

 

Na e sollën fenë dembelat e Stambollit faqezi

Duke na detyruar të shkojmë në Qabe e Arabi, .

Këtë dhuratë na e fali Muhamedi Alejkum-Selam

Duke e urdhëruar shqiptarin të bëhet mysliman!

 

Jam i moshuar e në Qabe s´mund të shkoj

Me heshtjen nuk kam qejf të kuvëndoj,

Po e paguaj një tjetër të shkojë i veshur si grua

E t’i lutet shqip Perëndisë edhe për mua!

Ndoshta do ta fitoj emrin e Haxhi Filan Fistekut

Që n’vend të haxhillëkut i hedh lekët pas byrekut!

 

Bëni tregti në Arabi o mor vëllezër mjeranë

Duke blerë për nuset e reja nga një gjerdanë!

Sherjati ka shkruar që t’i lutemi Zotit për ty

Që burri të përfitojë gradën Haxhi Filani,

Pasi të kthehet në shtëpi nga Arabistani!

 

Në Ramazan agjërojmë se jemi myslimanë,

Vetëm gjatë natës të hamë një tas me tërhanë,

Kur do më kaplojë pleqëria moj grua,

Do blejë persona që agjërojnë për mua!

Do shkoj duke rendur te hafëz hoxhë efendia

T’i lutet Zotit që agjërimi t’shkruhet n’hajmalia

E unë duhet ta hap kuletën me lekë

Për hoxhën që t’i lutet Zotit mos me hjekë,

E bëftë mjekrën haxhi baba sa një litarë

Për ta tërhequr me qime jaranin në Vardar!

 

Por fatkeqësiht disa mbeten t’vdekur në Qabe

Me fat vdesin e varrosen afër varrit me deve,

Nëse i varrosin atje larg në shkretëtinë -

Brenda një nate kafshët e egra i përpijnë!

 

Gjithë kjo mundje shëndrohet në dasmë`e sehirë

Vdiq filani i ndjerë me qefin e me pahirë,

Për hirë të Muhamedit Alejkum-Selam

Haxhilerëve tanë u bëjnë temena me nam!

 

Zoti të ka bërë njeri o Haxhi vëllau

E ti zgjodhe një fe të ngjashme si shkau!

Zoti nuk ka nevojë për ty o Baba Haxhi

Ndaj në vend të qefinit të bardhë,

Vishu me pantallona para të madhes Perëndi!

 

Zoti të ka dhënë dijeni, mor vëlla i lirë,

Të mendosh të bëhesh njeri i mirë,

Për dy javë në atë shkretëtirë,

E mer titullin Haxhi Baba gurajbi

Vetëm se ke shkuar si turist n´Arabi!

 

Zoti të ruajtë, o mor dilenxhi,

Që ke marrë titullin Haxhi,

Duke mbuluar kokën me terlik të bardhë,

Plisin e shqiptarëve e ke hedhur në baltë

Kombit tënd i ke varur një gurë n´kurriz

Asnjëherë Perëndia nuk ta fal

Pse na u bëre padashur një kanibal,

Duke shitur lopën kuaj e dhen dhe dhi

Duke varfëruar familjen more mjeranë,

Që e nënçmoni kombin tuaj si do shejtanë,

Që jetoni me shekuj n‘trojet e shqiptarisë,

Pa drojë e keni shitur kombin e bujarisë

E në Turqi dhe në Qabe e n‘Arabi,

Na u bëtë si paraja e kuqe more dilenxhi!

 

Shqiponjat mbi Sharrin e përjetshëm,

Ju presin ta nderoni Gjergjin e pavdekshëm.

Monument i shpirtit tim është Sërmnova

Dhe Çabrati e Drenica, e Kruja dhe Tetova,

Me shpirtin florinjtë të Asdrenti nga Drenova,

Se kam lindur shqiptar me një zemër të zjarrtë,

Dhe dua të vdes me kapuçin e bardhë në ballë

Që ta përkujton dritën e një atdheu të artë…

Nuk kemi nevojë për terlikun e Haxhi Somunit

Mirupafshim n’mbretërinë e përjetshme të gjumit!