E enjte, 26.12.2024, 05:36 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Rasti Gashi-fillet e nje fillimi?

E diele, 09.02.2014, 07:05 PM


Rasti Gashi-fillet e nje fillimi ?

Ai që e mohon fajin,  bën gabim të dyfishtë.(Proverb latine)

Nga Zejdush Kastrati

Në veqanti,  në Gjermani,  dorëheqja nga pozitat udhëheqese,  e ne veqanti,  ne sferën e arsimit,  llogaritet,  edhe,  si shenjë,  nderimi intelektual.

Kuptohet, po  flitet për një shtet normal,  dhe ku ka vërtet intelektualë dhe rend e rregull.

Po i ceki,  vetëm dy raste, kur në këtë shtet,  patën  dhënë dorëheqqje,  dy ministra,  pa pasur nevojë të  bëhën protesta të mëdha të studentëve, apo  të intervenohet me njësi speciale policore,  siq po ndodh te ne,  tani e disa ditë,  dhe nuk i dihet fundi,  ku siq dihet  e po shihet,  po  mbrohet një i përgdhelur i një klani, një servil,   dhe një i akzuzuar,  për manipulim dhe falsifikim.

Ne te vërtet,  në Gjermani,  më 2013, atë kohë,  ministrja e Arsimit  e ketij shteti z.Annette Schavan, pat dhënë dorëheqje vetëm pse akuzohej sepse në doktoratën e saj kishte elemente  plagiature.Kjo zonjë, mike shumë e afërt e kancelares gjermane z Merkel,  pat deklaruar se”sot është momenti  dhe koha e duhur që unë të largohem nga posti  ministres,  edhe pse nuk do ta pranoj këtë akuzë,  dhe do ta kundërshtoj ate me veprime ligjore.Unë nuk kam kopjuar kurrë, dhe akuzat me kanë prekur shumë”pat deklaruar kjo zonjë,  kur pat ofruar dorëheqje.

Dy vite më herët, pikërisht me 2011 edhe ministri i Mbrojtjes së po këtij shteti të madhë e të zhvilluar në të gjitha sferat, z Karl-Theodor zu Guttenberg,  pat dhënë dorëheqje nga posti që  mbante,  vetëm pse akuzohej,  për  kopjim të tezës se doktoraturës,  dhe  edhe ai,  me rastin e dorëheqjes,  pat shtuar: se “ky është hapi më i dhimbshëm në jetën e tij, por akuzat që më janë bërë,  e kanë bërë të pamunduar zbatimin e funksionit që kam”, dhe pat shtuar. “se  e panon gabimin që  ka bërë,   por ky veprim ka qenë i paqëllimshëm, andaj jep dorëheqje dhe  pendohet”, pat shtuar ky ministër, kur u pt larguar nga kjo pozitë,  me kredibilitetin më të madhë .

I ceka vetëm këto dy raste,  sepse raste tjera të shumta,  kanë ndodhur, nëpër shumë vende të botës,  aty ku ka pak moral e ndjenjë,  ku ka përgjegjësi e profesionalizëm,  ku ka  edhe qytetari e intelektualizëm,  dhe akti i  dorëheqjes apo vetëlargimit nga pozita udhëheqëse,  është veprimi më minimal dhe më i vëgël,  që mund të bëhët, e që  është dëshmuar,  kur është në pytje,  interesi i shtetit dhe vendit, përkatësisht,  interesi i prosperitetit dhe zhvillimit.

“Nuk jap dorëheqje dhe pikë”, ”As që mendoj për dorëheqje”, ”Nuk janë ata student që po kërkojnë dorëheqjen time”, ”Nuk e kam ditur se ato revista janë fiktive”, ”Nuk kam botuar vetëm unë…”janë vetëm disa,  nga kryetitujt e prononcimeve që rektori Gashi i ka bërë,  për media dhe portale, duke kundërshtuar  kërkesën e studentëve për tu larguar nga posti i rektorit, edhe pse protestat, nga dita në ditë,   po dinamizohen dhe masovizohen, dhe  ka shenja,   se po marrin,  karakterm edhe jo të qytetëruar.

Pra ky “intelektual” që  më së paku po tregon se ka intelektualizëm në shpirtin dhe bagazhin e tij arsimor,  pikërisht me këto deklarata dhe prononcime, jo vetëm që ka përmbyll karierën e tij,  edhe ashtu të dyshimtë dhe të damkosur”intelektuale”,  por me kokëfortësinë dhe “arsyetimet” po e “varros “përfundimisht edhe  karierën e tij jetësore, sepse,  Kosova është e vogël,  dhe më shumë po i bënë shërbim të tjerëve,  se sa veti,  e familjes së tij.

Me siguri,  rektori Gashi, nuk është fajtori dhe “mashtruesi” i vetëm në këtë “hallakam”, dhe këtë biznes,   shumë fitimprurës,  edhe për shumë “intelektualë “ tjerë,  që janë shpërndarë anëekënd edhe shumë Universiteteve tjera,   që janë hapur,  nëpër shumë qendra të Kosovës,  në emër të fushatës  dhe kampanjës elektorale,  e që,  në realitet,  po i gjasojnë disa  fabrikavave të monizmit,  që po prodhojnë  më shumë analfabetë,  se sa intelektualë të njimendët.

Kërkesa e largimit të rektorit Gashi,  është vetëm nisma e nismës,  që duhet të ndodhë në Universitetin e Prishtinës, sepse problemet që janë grumbulluar me vite, e që janë pjellë e një keqëqeverisjeje dhe keqëmenagjimi, por edhe abuzimi,  pothuaj nga shumica e rektorëve që ishin “vegel” e  të medhenjëve apo liderëve,  e që është dëshmuar dhe faktuar,  edhe me rastin e shumë regjistrimeve të studentëve, sidomos në fakultetin e Mjeksisë,  Arqitekturës e  shumë fakulteteve tjera,   që duhet të  të hulumohen, të publikohen dhe të ndëshkohen, nese duam që gjërat të shkojnë deri në fund.

Patjetër,  edhe rasti i tjetërsimit të pronës,  që i është bërë Universitetit të Prishtinës,  gjatë kësaj periudhe kohore të pasluftës, në emër të vlerave  dhe sakrificës së luftës,  poashtu,  është një kapitull,  që do hulumtim  edhe nga Prokuroria e shtetit,  sepse  edhe në këtë drejtim,  shumë prona të “tempullit të diturisë” u tjetërsuan,  u  okupuan dhe iu ndërrua  titullari, dhe edhe me kët rast,  disa “intelektual” u sollën,  sikur këto prona tua kishte lënë testament, babai apo babagjyshi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora