E premte, 27.12.2024, 07:34 AM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Parti dhe qeveri hiqni duart nga ...

E premte, 07.02.2014, 09:19 PM


PARTI DHE QEVERI HIQNI DUERT NGA INSTITUCIONET E MVETËSISHME TË KOSOVËS

Nga Selim M. Nengurra

Tashma po bahen dy javë ditë që kur disa qindra student të Universitetit të Prishtinës të perkrahun edhe nga shoqnitë civile dhe shumë organizate joqeveritare e edhe nga populli po protestojnë para Rektoratit me kerkesën legjitime per dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi si dhe stafit të Senatit të Rektoratit.

Situata asht tensionue shumë dhe kishte edhe perdorim të dhunës nga ana e policisë të cilët janë barikadue per rreth Rektoratit të armatosun deri në dhamb pamje kjo që na perkujton kohën e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, kur policia serbe perdorte dhunë e tortura kundër studentve të Universitetit e edhe vetë Rektorit të asaj kohe të ndjerit Ejup Statovci.

Si qytetar e ma shumë si mergimtarë me mallin e pashuem per Atdhe pata shpresë se dje në Parlament të Kosovës do gjindet nji zgjidhje per situaten e krijueme. Nuk pata mundësinë ta percjell krejt seancën e Parlamentit, por aq sa pash u tmerrova, andrenalina u ngrit dhe ato qaste mallkova fatin pse kam lind në at vend të mallkuem?! Pse i parkas asaj race njerzish të panjerzishëm e të paftyrë, njerzish vullgar e banal të pa fije kulture mirsjelljeje. Ishte interesant ta ndëgjoje se si fliste i pari i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi. E kam të pamundun tash ti them ato që Hashimi i tha në foltore të Parlamentit, por do ceku ate që mu më bani pershtypje dhe pasi lëshova nji ofshamë dhe edhe nji shamje per Hashimin papritmas me doli edhe nji gaz dhe qesha me të madhe.

...kerkojë që të mirremi vesh këtu të gjithë dhe ta bajm nji komision a si të doni ta quejm që do ban verifikimin e diplomave të të gjitha niveleve nga koha e 1990 e deri sot këtë ditë..

.... po, po deri sot, të shofim edhe Akademinë se kemi edhe Akademik pa asnji vlerë  tha kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Po tregojë se pse shava e pse qesha derisa e ndëgjova këtë tiran që edhe Enver Hoxha e Stalini do ja kishin lakmi per sjelljet diktatoriale e despotike po të ishin gjallë, padyshim se do e kopjonin Hashim Thaçin e Brojës së Drenicës.

Qesha per faktin se sa i sigurt ishte në ato që i thoshte , pra sa i sigurt se askush nuk guxon me ja këthye fjalën, ndërsa e shava per faktin se edhe ai ka marr diplomë fakulteti, ka marr edhe titull shkencor Mr. e disa kan shkrue se edhe atë DR. i historisë ndërsa dihet sheshit se ky se ka mbarue as fakultetin si duhet  kurr. Ka marr diplomën se asht Hashim Thaçi !!!

Pastaj jo vetem ky por edhe bashkëshortja e ti asht ba Prof. e Universitetit ama nese e ndëgjon kur flet edhe analfabeti do shef se ajo ska lidhje me titullin që ka dhe se asht në nivelin e vet nji nanalfabeti e injoranti. Kam pas raste të rri me student të zonjës Thaçi dhe po i ndëgjon njjeriu se çka flasin ata per te do shkoklohet në gaz. Andaj shava Hashimin per tja perkujtue se ai duhet së pari vet bashk me gruen me dorzue diplomat e me kerkue falje studentve e popullit pse kan arrit te diplomat pa asnji meritë e pa asnji punim shkencor e pastaj me kerkue me verifikue të tjerët per titujt e tyne e edhe Akademikët, pse jo.

Dje pashë, ndëgjova dhe u binda se fajtori per të gjitha të këqijat në institucionet e dijes në Kosovë asht vet Hashim Thaçi dhe servilet e ti partiak. Mirpo dje pash , ndëgjova dhe u binda edhe se sa i mjer dhe i panjerëzi asht nenkryetari i Parlamentit z. Sabri Hamiti. Dinte Sabri Hamiti ( ma mirë t`ishte SABRIE dhe do i kishim thanë zonjë sepse me i thanë burr zotni ky nuk ka pikë burrnije ) se Hashimi aludonte në Kryetarin e LDK-së e edhe të vetë Sabri Hamitit në Prof. Isa Mustafën, por as që pati guxim ta qelë gojën e per ta ba këtë ka pas me mija fakte, fakte bindëse me ja mshelë gojen Hashimit e edhe qakojve të ti të PDK-së pushtetare e sundimtare e Kosovës.

U befasova dje se si asnji nga deputetët nuk ishte i sinqertë e as nuk kishte guximin me than ate që duhej me e than. Dhe per ta thanë duhej vetem nji fjali; ... "parti e pushtet larg duert nga institucionet e mvetësishme të arsimit e të institucioneve tjera të tilla të Kosovës. "

Do flasë haptas dhe kritiken e parë do ja drejtojë partisë që e perkraha aq sa mujta që nga formimi i sajë me 23 Dhetor 1989. LDK-së.

Kjo parti per ta rujt pushtetin në Prishtinë dhe per ta ruejt Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës forcojë aty nji klan njerëzish që u ban barikadë e pakalueshme per të tjerë kandidat per titull akademiku nese ata nuk ishin simpatizues të LDK-së. Ky asht nji fakt dhe duhet pranue. Pra nese LDK si parti nuk mujti ti mbajë Institutin Albanologjik të Kosovës nën kontrollin e vetë e as ate të Historisë të cilat kryekputë ranë në duer dhe në kontrollin e Rexhep Qosjes që do thotë të PDK-së e deri diku edhe të AAK -së  Akademinë e mbajti dhe aty të tjerët skishin se çka lypin pa marr parasysh kualitetin apo veprat e dikujt ka mjaftue të mos jetë simpatizant i LDK-së dhe dera e Akademisë per të ishte e mbyllun.

PDK e edhe AAK pasi gjatë pushtimit ishin si LPK dhe paten arritë me marr  institucionin e Ministrisë së Mbrojtjës së Republikës së Kosovës dhe filluen luftën guerile pa asnji pregaditje as forme institucionale të luftëtarëve, dhe edhe pas luftës moren pushtetin pothuej me dhunë dhe shpallen QEVERINË e perkohshme me Hashim Thaçin lider arriten të fusin hundët në Institutin Albanologjik falë Rexhep Qosjes e edhe në Shoqatën e Shkrimtarve falë Adem Demaqit dhe gradualishtë kështu moren edhe Universitetin si institucion i dijës në Kosovë. Rradhazi njeni pas tjetrit u emnuen Rektor që ishin sherbëtorë të PDK-së. Kështu fillojë edhe shkatrrimi i këti institucioni. Në vitin 2004 në Istog në nji kafene pasi më pyeti nji ish  shok i shkollës se a e pata mbarue Juridikun ( ai dinte se pata studjue tri vite në Prishtinë , para se me dalë në mergim ) dhe kur i thash , jo nuk e vazhdova ma asnjihere, ai njeri që asht kusheri i nji profesoreshe istogase në Fakultetin Juridik më tha: po deshte per 2000 DM( marka gjermane ) ta rregullojë punën me atë kusherinën time dhe ta ban diplomën e juristit. Pra blerja e diplomave ishte shumë e hershme dhe format korruptive per tu pajisë me diploma nese dojmë të bahemi të sinqertë asht edhe pjesë e mentalitetit dhe kulturës tonë si popull, si shoqni.

Dhe fjalimi i djeshem i kryevlladarit shpirt ortodoks bizantin Hashim Thaçit në foltorën e Parlamentit të Kosovës i ngjante fjalimit të satrapit Enver Hoxha dikur në kongresët e PPSH-së.

Paturpësishtë fliste Hashim Thaçi dhe shifej qartë se ate e ka kap paniku per karriken e pushtetarit të cilën e ka në luhatje deri në thumjen e kambëve të sajë. Aferat e shumta të njerëzve ma të afërt të ti per vrasje, per korrupsione, per krime të shumndurshme e mizore per të cilat haptas po flasin edhe Europarlamentar si dhe njerëz vendor e edhe bashkpuntorë të tijë të deridjeshem.

Aferat per bashkpuntoorët e UDB-së që edhe filluen të bahen publike lista të tilla në mjetet mediatike pastaj humbja e shumë komunave në zgjedhjet e kalueme lokale e tmerruen djalin e Polarit të Brojës, dhe ai sulmonte dje të tjerët , i akuzonte ata e harronte per diplomat e veta, të grues së ti, të miqve e bashkpuntorëve të ti. Sulmi mbrojtja ma e mirë mendojë Hashim Thaçi !

Shpresojë se ky njeri me banditët e vetë qeveritar dhe me bashkpuntorët e aleatët e tjerë të AKR-së së Pacoll ruso-islamikut do i kan ditët e numruemem në poste qeveritare. Sa ma shpejt largohen këta aq ma shpejt edhe konsolidimi i jetës e sigurisë në Kosovë.

Mirpo kush do vie pas tyne? Cilët janë ata? A do sjellin ndryshime nese vijnë në pushtet? Asht e tmerrshme të mendohet e jo edhe të pranohet, ama duhet gjetë forcen me pranue se këto lidershipe të partive politike të Kosovës skan asnji ndryshim mes veti. Ato vetem se garojnë per pushtet me metoda të veta a në realitet që të gjithë e dojnë e dëshrojnë pushtetin per tu pasunue per veti, familjen e vetë dhe klanet e veta banditeske. LDK si partia ma e madhe opozitare në vend nuk do jetë aspak ma e mirë se PDK-ja perderisa aty janë klanet e saja llapjane Mustafa-Sejdiu e edhe klani i Sabri Hamitit i cili shpesh po din me ju vu frenjët në gojë herë njenit e herë tjetrit nga pretendentet per liderin e LDK-së e më këte edhe të Kosovës.

Sabri Hamiti ky njeri debil me nji shpirt tëper çnjerëzorë , që me pamjen e ti na perkujton islamistin iranian Mahmud Ahmadi Nexhad-in e që veç pamjës Sabriu edhe vishet allaturka si Ahmadi Nexhadi dhe ajatullahet iranian dhe ky njeri sundon LDK-në ndersa Sabriun e sundon Xhavit Haliti i PDK-së. Pra perderisa asht ai në LDK nuk do ketë ndryshime kurfare në qeversjen e Kosovës edhe po erdhi LDK në pushtet. Mos të flas per VV e cila asht po sikur SPO-ja e Vuk Drashkoviqit serb në Serbi. Kerkon ndryshime e ndryshimet i mendon me ide revolucionare e sockomuniste.

AAK ska gjasa fare dhe kjo do bante mirë me u shkri në parti tjera. AAK ka vetem nji parim që e pershendes dhe asht per të mirën e Kosovës  dhe që ashtë fakti se janë kunder islamizimit të Kosovës dhe partive islamike si LISBA , PD e AKR.

Ka dy javë që Kosova po vlonë, ka dy javë që njerëzit kerkojnë drejtësi dhe shkollim kualitativ rrugve para Rektoratit e ka dy javë që perleshen me policinë e qeverisë Thaçi me çrast edhe po lendohen të dyja palët dhe qeveria Thaçi e edhe vetë ky despot tru psikopati në vend që të ndërmerr diçka per ta qetsue situatën ai dhe qeveria e ti po acarojnë situatën edhe ma shumë me veprimet e tyne sllavo komuniste. E di se kan frikën se do ju del duqi shumë flliqësinave të tyne pasi të largohet ( me hater a me dhunë ) rektori plagjiat e falsifikatori Ibrahim Gashi, por ju garantojë se pa u largue ai rektor, pa u ba Universiteti vërtet i mvetësishem në të cilin partitë e pushteti nuk mund ti fusin duert, Kosova do jetë vendi ma i keq në botë do jetë ma i keq edhe se Sudani Jugor.



(Vota: 10 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora