E premte, 27.12.2024, 08:12 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Po del thanja e shkive për ne!?

E premte, 07.02.2014, 07:34 PM


PO DEL THANJA E SHKIVE PËR NE SHQIPTARËT !!!!!????....

Nga Xhevat Rexhaj

Fjali që përseritet gjithnji nga serbët: "Albanci nisu sposobni da imaju i vode državu". Po e përkthej për ata që nuk e kuptojnë: " Shqiptarët nuk kanë aftësi të kenë dhe udhëheqin shtet" Po a ta analizojmë me urtësi e pa inate këtë thënje të tyre, e bile po nga inati të ndryshojmë veten se u bëmë gazi i botës. Do i vargisi disa elemente që mjerisht u shkojnë përshtati thënjëve të serbo-sllavëve!

_Shqipëria e jonë edhe sot e gjithë ditën pas 101 viteve pavarësi ende nuk është shtet normal, jo qebesa nuk është ngase ende shqiptari është në gjenjde të vras vëlluan kundërshtar politik, dhe ta shkatërroi ardhmërin e shtetit për karrige e interesa përsonale. Kjo Shqipëri vetëm po vendnumron, shkurt po degradon gjithnbji e më shumë duke lejuar që shtetet fqinje të dalin para saj në drejtim të integrimeve evro-perëndimore, dhe për këtë fajet janë te vet shqiptarët.

_Kosova shtet i ri, gjerë sa ishte nën okupim swerbo-sllav dukej për lakmi sa i përket veprimit dhe angazhimit për çlirim, disi dukej një vllaznillak goxha shpresëlënës. Po mjerishtë gjatë luftës për të u pozicionuar në pushtet filloi degradimi moral i shumë shqiptarëve që vazhdoi pas uftës dhe vazhdon edhe sot. Kosova sot është terri i shekullit të ri, sot në Kosovë shqiptarët e groposin ardhmërin e fëmijëve të tyre, profesora, mjekë, artistë, krijues, gazetarë politikaj dhe njerëz publik me shpejtësi marramendëse grabisin sa mundën pasurit e shtetit, shkurt pisllëk abnormal nga përfaqësues të popullit më të varfër në Evropë. Po mos të ishin forcat ndërkombëtare prezente, sigurishtë se do ia hanim kokën njëri tjetrit edhe me jetë....

-Shqiptarët në Maqedoni, apo si jemi ne patriot e i themi Iliridë, janë të zënë pisk nga politikajt e tyre. Ata , pra politikajt e tyre bëjnë " seks politik" me sllavët maqedonas në kurriz të popllit shqiptarë, luajnë k...me qështjen shqiptare ende të pazgjidhur në Maqedoni, kanë dhjetëra parti shqiptarëzinjët, dhe luftën gjerë në zhdukje fizike e zhvillojnë në mes veti,e jo kundër sllavëve maqedonas që edhe si pakicë luajnë k...me shqiptarët...

Me marrëzirat e tyre duke u përqafuar me maqedonas politika shqiptare në Maqedoni ka lejuar futjen e vehabizmit t¨4e Al Qaides në trungun shqiptzarë, ja gjerë ku shkon fëlliqnija e politikajve të atjeshëm.

_ Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë poashtu më shumë partiza sesa popull, janë vegla të huaja, luftojnë për pushtet të pa pushtet ngase pushtetin ua siguron shteti serb. Eh sa të mjer duken ata kinse lider, eh lider të shumtë pa asnjë kapacitet, disa barinjë dhe disa prashitës misri sot të veshur me kravata lejojnë përbuzjen e tyre, vendosin buste e ua rrëzon para hundëve Serbija, nuk luftojnë për arësimin por lejojnë religjionin, të gjitha këto janë në konvenim për sllavët, shkurt mjerim politik andaj nuk do jetë ditë e largët që Lugina e Preshëvës do të mbetet pa shqiptarë....nga frika e them.

_ Shqiptarët në Mal të Zi, vërtet e zezuan veten e tmerruan Kalanë e vjetër ilire të Ulqinit, duke ia dhanë votat sllavit malazez, po a ka më poshtërsi e më pisllëk. Po mjerishtë në Malësinë shqiptare të Malit të Zi gjithashtu ka më shumë parti sesa popull, pra ka mbeturina bajraktarësh që për pushtet ua kthejnë b...sllavëve ashtu si në të gjitha trojet tona që ne po i quajmë troje shqiptare.

Kur të ndalemi dhe analizojmnë këto katrahura ndërshqiptare do vijmë në konkludim se shqiptarët për interesa përsonale, për karrige, për para, për emër e për pushtet ja q...n...shtetit të tyre...Të gjitha këto na i vërtetojnë ngjarjet e fundit, marrëzit e fundit ku shqiptar zezaz me emër e me titull Prof. Doktor i quan bijtë dhe bijat tona studentë ; "bijë e bija të shkinave.."...e pra a jemi të aftë të mbajmë shtete ne shqiptarët, une përsonalishtë kam mëdyshje dhe me këtë shkrim nuk do amnistoi as veten time e as edhe popullin në përgjithësi, ngase fjala popullore thotë" si është vendi është edhe kuvendi", kur se duam veten mos të presim të na doj as Zoti !!!!!!!

Mjaftë më e kemi sha Evropën dhe armiqët tanë, jo nuk kemi më të drejte ngase duhet ta shajmë veten, duhet të shikohemi në pasqyre se sa të pavetëdije jemi ende, pra na duhet ta përmirësojmë veten tonë që të tjerët të na respektojnë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora