Kulturë
Xhevahir Cirongu: Emri yt flamur mbi re
E diele, 02.02.2014, 03:49 PM
Poemthë nga Xhevahir Cirongu
Emri yt flamur mbi re
(Kjo poemthë i kushtohet dëshmorit Jashar Jashari, birit të fshatit Strofc-Vushtrri, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë së
Kosovës)
1. Strofci ynë ka lind shqiponja
Vargje shkrova për historinë,
Stërgjysh- babë edhe nëna
Për lavdinë sot këndohet kënga.
2. Në do Kombin e Shqipërinë
Por dhe nderin e flamurë,
Që të shkruash emrin te guri
Edhe gjakun derdh për Atdhe
Bir i Strofcit Jashar Jashari
Emri yt flamur mbi re!
3. Moj Kosovë si dritë e hënës
100 vjet
sundoi
Qysh nga koha e lashtësisë
Ke folur veç gjuhën e nënës.
4. Për mbi varr të Halit Gecit
Gurshtin lart ngriti ‘’Duraku’’,
Meteorët bënë betimin
Te beteja e Hamidisë
Hapën flatrat e lirisë.
5. Drejt shqipes erdhën kosovarë
Lotët në sy mbetën të tharë,
Qindra djem e vajza si luanë
Me shkaun ata luftuanë.
6. Ishte dita e 14 marsit
E vitit ’99-të;
Në Livadhet e Qërshisë
Mbi shkëmb çeli lulja e lirisë.
7. U vranë pleqë, u ther fëmija
Ngjarja tundi gjithë planetin,
Lokja nënë kështjellë mbeti
Nëpër breza, deri sot
Kurrë gjakun të mos e shkelni
Betohuni te i madhi Zot!
8. Neve jemi evropianë
Amerika na u ndodh pranë,
Ndal masakrën moj Serbi
Se këtu i thonë Shqipëri.
9. U nxi qielli e u dridh toka
Bijtë e tu Strafcok luftojnë,
U skuq me gjak edhe shkëmbi.
Jep kushtrimin Jashar Jashari
‘’ U thotë trimave luftoni
Pozicionet mos lëshoni!’’.
10. Por një plumb i mallkuar
Trimin e qëllon te trupi,
Syri i shkëlqeu si çika
Lindur- rritur në ato gryka.
11. Nënës seç i çunë fjalë
Në betejë djalin kanë vrarë,
‘’Mos ma thoni këtë fjalë
Për lirinë e Kosovës
Djemtë rrojnë- i kemi gjallë!’’
12. Tufa lulesh karafili
Në gjoks nëna djemëve u vuri,
Dhe lotët ndaluan mbi faqe
Shpirti tyre sot prehet në paqe.
13. Te Kosova është krenaria
Gjaku tyre s’ka të tharë kurrë,
Në do kombin e flamur
Për mbi gur gëdhendur LIRIA
Në shekuj rron PAVARESIA!