Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Pse tundon Rexhep Qosja?
E enjte, 23.01.2014, 08:12 PM
Pse tundon Rexhep Qosja ?
Nga Fahri Xharra
A është Rexhep Qosja tundues? A ka Rexhep Qosja mendime tunduese? E po, e dita që ju shkon mendja tjetër kah ; unë s´e kam fjalën për tundaç por për Rexhep Qosjen si tundues . Sa mirë që është fjalori i madh i gjuhë shqipe , dhe për ne që nuk e njofim mjaftueshëm gjuhën tonë ateherë i referohemi atij dhe e qetësojmë shpirtin që mësuam diçka të re dhe që nuk përdorëm ndonjë emër të pa përshtshëm në shtjellimin tonë.
Tundem -. Lëviz disa herë e në mënyrë të rregullt sa nga një anë në tjetrën sa para prapa ose sa lart poshtë; tronditem , lëkundem me force: por nga kjo ka një dobi sepër shembull duke e tundur tëpinin e nxjerrim yndyrën nga qumshti . Çka ka të keqe këtu ?
Të tundish është edhe të shquhesh ,dallohesh në një veprimtari a në ndonjë rast tjetër , të veprosh me forcë, me vrull e guxim, e bëj fora , lë nam.. E tundi në shkrime! E kemi tundur mbrëmë!
Por një gjë tjetër është të tundosh: “Shtyj a nxit të bëj diçka të keqe duke iu paraqitur si të bukur a fitimprurëse, e çoj në rrugë të keqe, i prish mendjen dhe e bëj të bjerë në gabim, ngas , josh , tërheq, mashtroj ;. e shtie dikë në ngasje , e shtyj që të bjerë në
mëkatë .
I miri të ndihmon , i ligu (i keqi) të tundon. .”Që të mundon , që të prish
qetësinë , shqetësues , që të mërzit . Mendim tundues.
A nuk iu duket ” babai i kombit ” njeri tundues e aq më shumë edhe tundues nihilist ? Nihilizmi pasqyrohet duke i mohuar vlerat e çdo strukture sociale, shtetit e ligjit, normave të vlerës dhe principeve të moralit. Këto orientime mund të çojnë kah dhuna dhe terrorizmi kundër një sistemi të vendosur edhe të rezulton në rezistencën dhe qëndrimin pasiv ndaj çdo gjëje pa kurrfarë alternative në mendje. Kur Demosteni (371-322 p.e.s.) e citon se “çka ai dëshiron të besojë duhet të jetë ajo që të tjerët të besojnë”, ai e parashtron natyrën e marrëdhënies së dijes.
Tundimi i Qosjes mund të kuptohet në rrugë të ndryshme, si: nihilzmi politik, ai etik apo moral, nihilizmi ekzistencial dhe nihilizmi kombëtar.
Qosja tundues , Qosja nuhilist :Nihilizmi i tij është qëndrim mohues ndaj botës e ndaj ekzistencës së njerëzimit, qëllimit, vlerës apo të vërtetës së kuptueshme.
Në çka dhe me cilat ide Qosja tundon ? Qëllimet e jetës në përgjithësi, principet e moralit, rendin moral në përgjithësi, si dhe ndjenjat kombëtare. Shumë afër nihilizmit është edhe absurdizmi, që thotë se përpjekjet e njerëzimit për të gjetur mendimin e pandarë (inherent) do të dështojnë.
Zhan-Zhak Ruso shkruante: “Nëse duhet të flas me logjikë, atëherë më duhen për t`i përdorur edhe arsyetimet logjike”. Por, sa është i mbështetur në logjikën e arsyetimit qëndrimi tundues i Rexhep Qosjes në kushtet aktuale? Logjika e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, është tundimi i paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tij për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.
Nga Fjalori , tundoj :e çoj në rrugë të keqe, i prish mendjen dhe e bëj të bjerë në gabim, ngas , josh , tërheq, mashtroj ;. e shtie dikë në ngasje , e shtyj që të bjerë në
mëkatë ..Rexhep Qosja për të realizuar qëllimet e tij të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tij krijon kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.
Në rastin e Qosjes tundues , normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit. Rexhep Qosja nihilizmin dhe absurdizmin i përdor me qëllime dhe me interesa të caktuara, të cilat nuk mund t`i realizojë me mjete e forma të tjera të ndershme dhe të pranueshme për ne. Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Skënderbeun Historinë Kombëtare, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të Qosjes.
Tundues - Që të shtyn a të nxit të bësh diçka të keqe duke ta paraqitur si të
bukur a fitimprurëse, që të prish mendjen dhe të fut në gabime , ngasës; joshës ,
tërheqës , mashtrues : Në shkrimet e tij, si tundues që është :qe një kohë të gjatë, në porositë e tij vërehet se mungon argumenti logjik i bazuar në fakte e të dhëna konkrete. Kur bota na i nderon diamantet e kombit, Qosja i lëshon vavuzelet e tij në të katër anët, me fyerje, me përçarje dhe me shprehje absurde
Kur shqiptarët mendojnë dhe thonë se Perëndimi është antishqiptar (e që s`është e vërtetë), është detyrë e njerëzve të penës të përmirësojnë mendësinë e popujve vendimmarrës në politikat shtetërore, rajonale, bile edhe kontinentale. Me ndarje të identiteteve shqiptare ai e solli kaosin e quajtur shefqetkrasniqian . Kur Spanja konservatore, me tradita të larta të krishtera, pa asnjë paragjykim i jep çmimin e saj një shqiptari, Kadaresë, atëherë tunduesi ngrihet dhe shpalos krekosjen e tij prej tunduesi të joshkëputjes nga trashëgimia e tij turko-aziatike.
I huaji, i civilizuari, ta nderon kulturën me një lartësi të madhe para një elite të kulturës botërore, kurse tunduesi krekoset duke mohuar edhe vetveten. Kjo është një sjellje si pasojë e një mungese të kulturës së tij ndaj Perëndimit, i cili po na afron me dëshmi konkrete, e ne reagojmë pakuptimshëm deri në absurditet.
Të gjithë jemi me mendimin e Rilindësve se për ne shqiptarët s`ka formulim tjetër përveç atij që feja s`mund të shërbejë dot si një faktor lidhjeje kombëtare dhe duhet të kemi kujdes që ajo të mos marrë peshë të madhe më tepër se sa duhet në jetën tonë publike, e aq më pak në atë politike e intelektuale. Tunduesi e bën të kundërtën!
Dikush, që në Prishtinë e ka shijuar me gojën plot kupën e mjaltit të sistemit, nuk guxon të anatemojë të tjerët dhe të shkatërrojë ndërgjegjen e popullit me kaosin dhe me papërgjegjësinë në shkrimet e tij. Kombi ynë ka nevojë për mendje të larta, për figura të mëdha që merren me probleme madhore kombëtare, e jo me politikën ditore të matrapazëve në të dy anët e kufirit.
Si mund të përmirësohet imazhi ynë në sytë e botës? Si t`iu përgjigjemi Jeremiqëve, të cilët, në takimet shtetërore në botën arabe-myslimane mundohen që neve të na paraqesin si jomyslimanë të denjë dhe miq të SHBA-ve dhe të Perëndimit, ndërsa në anën tjetër gjatë takimeve me perëndimorët mundohen të na paraqesin si fundamentalistë, terroristë islamikë, që janë kundër civilizimit të krishterë dhe atij perëndimor.
Zoti Tundues !A jemi fundamentalistë antiperëndimorë, apo jemi miq të SHBA-ve dhe të Evropës? Si guxon të heshtësh me gjithë atë “potencial mendor” që ke, para faktit që Jeremiqët e paraqesin veten si viktima si ato të natës së kristaltë, kur dihet se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk i ka vrarë e as dorëzuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
“Letërsia shqipe me të vërtetë nuk ka shumë tragjedi të shkruara”, por ka aktorë të tragjedisë kombëtare që nuk dinë të veprojnë ndryshe, pos me tundimet e tyre.
Fahri Xharra 22.01.14
Gjakovë