Mendime
Kristina Rasi: Partitë ''Demokratike'' në trojet shqiptare po e gjakosin popullin shqiptar!
E marte, 03.06.2008, 05:30 PM
PARTITË “DEMOKRATIKE” NË TROJET SHQIPTARE PO E GJAKOSIN POPULLIN SHQIPTAR!
Nga Kristina RASI
Kohëve të fundit mbi qiellin shqiptar, sërish po fluturojnë korba të zi si në Shqipërinë administrative të udhëhequr nga z. Sali Berisha, ashtu edhe në pjesën e tjetër të Shqipërisë Etnike të quajtur (Kosove), por ditëve të fundit po ndodhin ngjarje tepër të hidhura edhe në ILIRIDË e cila ende është nën “Maqedoni”.
- Z. Berisha po i forcon fshehurazi “marrëveshjet” me grekët dhe me “aleatët” ndërkombëtarë që Shqipëria administrative të futet prap në një luftë civile si nga vitet 90-dhjeta, kur ai me zjarr e me hekur , duke shkaktuar luftë civile hyri si kryepirat në politikën shqiptare, sipas logjikës së tij , për orekset e pushtetit nuk e kurseu as jetën e njerëzve, vetëm e vetëm që ai të bëhet president.
Po me këtë avaz po shkon revan, i njëjti “njeri”, pra kreyeministri i sotëm i cili po orvatet që me çdo kusht të fusë prap këtë gjysmë Shqipërie në trazira që askush nuk e di se ku mund të përfundonin, madje as z. Berisha vetë nuk e ka idenë se çfarë po përgatitet nga shteti fqinj Greqia, e cila në çdo kohë dhe në çdo minutë është e gatshme që ta destabilizoi shtetin shqiptar.
Kryeministri, S. Berisha me mendjen e tij të sëmurë po u shkon në ndihmë nacional-shovenistëve grekë të jug të Shqipërisë dhe sidomos kreut e Bashkësisë së Himarës, agjentit të tërbuar grek, Vasil Ballanos i cili hapur po kërkon autonominë e “Vorio –Epirit” aneksimin e tij Greqisë.
Për këtë arsye Greqia “dinake” me politikën e saj “humane” nuk kundërshtoi fare ftesën e NATO-s që iu dha Shqipërisë, sepse këto dy shtete, pra Shqipëria dhe Greqia kanë bërë marrëveshje të fshehta, në dëm të Shqipërisë me kushtin që: S. Berisha & CO , t´i ndryshojnë ligjet shqiptare dhe që sot o nesër në mënyrë” paqësore “ligjore” jugu i Shqipërisë apo “ Vorio-Epiri” siç e quajnë nacionalistët grekët t’i bashkohet Greqisë.
- Njëkohësisht, edhe në pjesën e tjetër të Shqipërisë Etnike, të quajtur Kosovë, kohëve të fundit po ndodhin gjëra shumë të rënda kombëtare dhe po e theksoj që hapi më skandaloz i shekullit apo të mileniumit për kombin shqiptar kudo që jeton, ishte kur kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi pa pikë turpi para kuvendit të Kosovës dhe para popullit nën emrin e “demokracisë” dhe në emrin e Marrti Ahtisaarit e aprovoi (apo më saktë sponzoroi) një projektligj tejet antikombëtar dhe tejet antinjerëzor, i cili ligj e njihte çdo festë fetare, e njeh ditën e kushtetutës së Republikës së Kosovës, por jo edhe ditën më të shenjtë të kombit tonë; datën madhështore të Flamurit , 28 Nëntorin e lavdishëm!!!
Me këtë përpjekje për eliminim të kësaj date z. Kryeministër na lë të përkujtojmë me hidhërim ish-kohën diktatoriale “komuniste” të ish- Jugosllavisë , ku ditëlindja e kriminelit Tito festohej çdo 25 maj e cila ditë ishte futur si festë kombëtare e ish Jugosllavisë, ku para stafetës së Titos përkulej(ashtu si Presidenti i sotëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu) e tërë ish- Jugosllavia.
Kurse, në fakt shumë njerëz të devotshëm nuk e dinin se çfarë dite po festohej, bile, as vet Tito nuk e dinte se në çfarë dite e kishte ditëlindjen e tij, por ai e mori një ditë e cila ditë i pëlqente atij, pra ai zgjodhi 25 majin e cila njëherësh ishte edhe dita e rinisë, kështu që në këtë mënyrë ai mendonte do të mbetej “gjithmonë i ri”,pra thuhet se Tito mund të ketë lindur me 7 maj por, le të shkojë në djallë të mallkuar ditëlindja e tij...
E ngjashme është dhe kjo “ditëlindja” e Kushtetutës së Republikës së Kosovës , e cila do festohet, me “dashuri” të skenarëve alla titistë!...Nga populli i Kosovës, do të festohet si “ ditë e shenjtë” dhe “historike”.
Z. Hashim Thaçi, shpejt e “harroi” që dita e 28 NËNTORIT është ditë kombëtare dhe dita e Flamurit të kombit shqiptar, si dhe dita që kur UÇK-ja doli publikisht, nën të cilin Flamur edhe vet H. Thaçi dhe J. Krasniqi e kishin dhënë betimin se do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut, për bashkimin e trojeve shqiptare të Shqipërinë Etnike; por ja që sot këtë betim, ata e harruan dhe madje edhe po e injorojnë (shqelmojnë) këtë Flamurin e Skënderbeut, duke përqafuar një kinse “flamur” “evropian” ngjyrë të kaltër që identifikon një ftohje apo largim nga identiteti kombëtar dhe me disa yje që i identifikon veç pakicat, kurse shumica shqiptare në këtë “flamur” nuk identifikohet fare as me ngjyrë dhe më asgjë.
Sherri që plasi këto ditë gjatë zgjedhjeve në Iliridë, doli hapur përçarja ndër-shqiptare të cilët ende janë të kolonizuar nga shteti artificial “maqedonas”, ku me nxitjen e udhëheqësve të partive shqiptare, shqiptarët e gjorë u vranë dhe u plagosën mes veti, për pushtetin e “krye parëve të tyre” të pa shtet , ku humbi jetën një shqiptar dhe u plagosën dhe u burgosën dhjetëra të tjerë.
Partitë politike shqiptare në “Maqedoni” nuk e kanë për turp, të bëjnë akuza të ndërsjella dhe të shkëmbejnë plumba mes veti, dhe në anën tjetër “maqedonasit” po votonin me të madhe për nacionalitet e tyre, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ku dhe fitoi shumicën e votave në këtë “shtet”.
...Lufta dhe akuzat ndërmjet partive politike shqiptare s’kanë të ndalur, PDSH-ja dhe BDI “kremtojnë” fitoret e tyre më një përqindje tejet të vogël, ku asnjëra nga këto parti nuk pranon humbjen.
Megjithatë, inkurajon fakti që: një mesazh i fortë e morën nga bashkësisa ndërkombëtare se: ky shtet artificial nuk mund të ekzistoi më dhe që demokracia dhe të drejtat më elementare të njerëzve po cungohen para syve të botës ku shqiptarëve nuk po u lejohet e drejta as e votimit, e drejta për të jetuar dhe e drejta për të qenë shqiptar.
Mendoj që: Evropa dhe bota demokratike tani e ka më të qartë se shqiptarët e ILIRIDËS nuk mund të jetojnë më nën këto padrejtësi, dhe që nga dita e djeshme “Maqedonia” do të shkoi drejt fedrelizimit ose drejt shkëputjes përfundimtare nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas.