| E marte, 21.01.2014, 05:46 PM |
FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË FYEN
NËNËN TEREZË, E QUAN ‘PUTË’ DHE SHPREHEN TË GËZUAR MË RRËNIMIN E BUSTIT TË
Nga Express
Forumi i të Rinjve Muslimanë, përmes një komunikate për media, thotë se është gëzuar për rrënimin e “putës së Terezës në Mitrovicë”.
Ata e cilësojnë Nënën Terezë si maqedon; pra ashtu siç e konsiderojnë edhe kombet sllave të Ballkanit që mundohen ta përvetësojnë atë, e mbi të gjitha ata e fyejnë atë duke e cilësuar si “puta”.
Lexojeni komunikatën e këtij Forumi, që është pjesë e partisë LISBA, e cila është e regjistruar në KQZ dhe pritet të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, drejtues i së cilës është Fuad Ramiqi.
''Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar me gëzim dhe hare të madhe që në Mitrovicë, puta e misionares katolike-vllahe-maqedone Tereza është rrënuar.
FRM i cili ka kundërshtuar ndër vite proçesin e dhunshëm dhe anti-ligjor të katoliçizimit dhe sllavizimit të Kosovës, rrënimin më të fundëm të putës së Terezës në Mitrovicë, e shikon si një bekim hyjnor që ka ardhur nga qielli si shpërblim për popullin e vuajtur shqiptar.
Për këtë arsye e përshëndet putën e rrëzuar dhe lutet që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen e të fundosen ashtu sikur në Ukrainë u rrëzua puta e Leninit pak javë më parë, apo ashtu sikur në Shqipëri, përpara 20 vitesh populli shqiptar rrëzoi putën e diktatorit Enver Hoxha, apo sikur në Maqedoni populli shqiptar sulmoi putën e Car Llazarit.
Edhe pse deri më tani puta e Terezës në Mitrovicë duket të jetë rrëzuar vetë, FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri, në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte të vendoste në hyjren e Shkodrës.
Pra edhe nëse ndodh që puta e Mitrovicës të jetë rrëzuar nga ndonjë qytetar i guximshëm shqiptar, FRM mendon që ky akt duhet parë si pjesë e akteve patriotike dhe revolucionare të popullit shqiptar ndër shekuj kundër putave të Stalinit, Enver Hoxhës, Car Llazarit e Terezës.
Forumi i të Rinjve Musliman, ka lexuar në internet deklaratën e Fronti Demokristian Shqiptar, Shqiperi-Kosove-Maqedoni i cili ka premtuar që do të vendosë me mijëra puta të Terezës në Shqipërinë Etnike. Këtij palo-fronti katolik, FRM i përgjigjet e i thotë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë!
Ne do t’u kundërshtojmë e putat mund ti mbani vetëm në Kishat tuaja dhe jo në ambjente publike e laike!
FRM ka lexuar në internet edhe
sharjet histerike të
FRM i cili ishte faktor kryesor në
rrënimin politik të ish-muslimanit Ramush Haradinaj, i premton
FRM paralajmëron LDK-në që ta dëboj Alma Lamën nga strukturat e saj – nëse nuk do të përballet me zemërimin e popullit musliman të Kosovës dhe hoxhallarëve të saj.
FRM po ashtu i kërkon qeverisë Thaqi, që Alma Lamën ta deportojë nga Kosova, ashtu sikur puta e Terezës u vetërrënua në Mitrovicë.''