| E marte, 14.01.2014, 09:15 PM |
GREQIA MERR PRESIDENCËN E RADHËS TË BASHKMIT EUROPIAN
Nga Frank Shkreli
Me 1 Janar, Greqia mori presidencën e radhës të Bashkimit Europian (BE) dhe sot më 15 janar, Kryeminsitri i Greqisë, Antonis Samaras do t'i paraqesë sesjonit plenar të BE-ës në Strasburg prioritetet e presidencës greke. Sipas burimeve të cituara nga media, prioritetet e presidencës greke për BE-ën, gjatë gjashtë muajve të ardhëshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që është arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare.
Disa analistë po e krahasojnë presidencën greke e radhës të BE-ës si një tragji-komedi greke, duke marrë parasyshë se gjatë tre viteve të kaluara ishte Bashkimi Europian ai që i dha Greqisë një hua prej më shumë se 320-miliardë dollarësh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë greke nga një falimentim i përgjithshëm. Kjo, përball edhe një papunësie prej 30-për qind dhe të një papunësie prej 58 për qind në radhët e rinisë në Greqi dhe përball zemërimeve dhe pakënaqësive në rritje që, sipas ekspertëve mund të çojnë në trazira anë e mbanë vendit.
Por megjithë këto probleme, Kryeministri grek, Antonis Samaras duke u shprehur më optimist, ka thënë se masat shtërnguese që ka ndërmarrë vendi i tij, të imponuara nga BE, kanë shënuar rezultate dhe se viti i ri do të sjellë, "mundësinë e këthimit të normalitetit". Edhe zyrtarët europianë, përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke pretenduar se Greqia është në rrugën e ringjalljes ekonomike, ka thënë se megjithë problemet e mëdha që ekzitojnë gjithnjë, "Greqia e ka kaluar periudhën më të vështirë të krizës.....dhe se është shënuar një përparim i dukshëm."
Por
vërejtës të tjerë e shikojnë ndryshe krizën ekonomike dhe gjëndjen eksplosive
shoqërore që ka pllakosur Greqinë me vite tani, dhe kanë mendime të
kundërta mbi presidencën e radhës të Greqisë duke thënë se
Athina do të përballet me sfida të mëdha gjatë gjashtë muajve të presidencës së
radhës të Bashkimit Europian. Ata thonë
se masat shtërnguese ekonomike dhe financiare kanë detyruar pushimin nga puna
të më shumë se çerekut të forcës
puntore, duke hedhur qindra mijëra familje nga niveli i jetesës së klasës së
mesme në një nivel varfërie -- duke krijuar kështu, sipas tyre, një gjëndje që nuk mund të tolerohet më. Ata
theksojnë gjithashtu se nuk në radhët e qytetarëve grekë, ekziston besimi që
udhëheqja e Greqisë është e aftë të heq vendin nga situata e rëndë në të cilën
e ka zhytur veten, dhe aq më pak të jetë e aftë të kryesojë BE-ën. Aris Chatzistefanou, një gazetar grek i cili
ka punuar për
Megjithëse Athina zyrtare ka premtuar një presidencë "spartane" të radhës në BE, dhe ndërkohë që kryeministri grek Samaras e ka cilësuar presidencën gjashtmujore greke, si një "presidencë e shpresës për një Europë më të madhe dhe më të mirë", analistët janë të mendimit se kur të merren parasyshë problemet e mëdha politike, financiare dhe ekonomike të lartë përmendura, me të cilat përballet sot Greqia --mundësitë për realizimin e pritjeve dhe të shpresave për një presidencë të suksesshme greke duken tepër të vogëla, për të mos thënë të paqëndrueshme.
Por për fatin e mirë, presidenca e radhës e BE-së është shumë më pak e rëndësishme se ç’ishte më përpara, ç’prej zgjedhjes së një presidenti të Këshillit të Europës më 2009 në bazë të traktatit të Lisbonës – post ky që sot mbahet nga belgu, Herman Van Rompuy.