E enjte, 14.11.2024, 06:32 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Pse Berisha e sulmoi Lubonjen

E enjte, 09.01.2014, 07:11 PM


Pse Sali Berisha e sulmoi aq ashper Fatos Lubonjen

Nga Kastriot Myftaraj

Goditja e Berishes ndaj Fatos Lubonjes kishte si qellim qe te testonte Tv Klan, domethene pronarin e tij, Aleksander Frangaj, por edhe Fevziun, drejtuesin e emisionit ku Lubonja eshte bere tashme statuje fikse. Berisha, i cili ka investuar shume per Tv Klanin gjate tete viteve kur ishte ne pushtet, tani do qe ta vere Frangajn para zgjedhjes: Ose Tv Klan do te behet per PD-ne nje tv i ngjashem me ate qe ishte Top Channel per PS-ne ne kohen kur PS ishte ne opozite, ose PD do ta denoncoje Tv Klanin si si te shitur te Rama dhe do ta bojkotoje ate.

Berisha kerkon ta perdore Lubonjen si test te pare. Largimi i Lubonjes nga paneli i analisteve te emisionit "Opinion", do te jete nje shenje se Frangaj dhe Fevziu do t' i qendrojne besnike PD-se. Se Bashes dhe Berishes nuk u pelqen qe Lubonja e shnderron emisionin "Opinion" ne nje gjyq per te dy palet e politikes, duke i quajtur dy banda grabitesish. Ne te vertete edhe Lubonja tregohet hipokrit, se nese Tv Klan ka marre 18 milion euro nga qeveria ne keto tete vite, me keto para eshte paguar edhe rroge e Lubonjes si analist fiks ne panelin e Fevziut, e cila rroge eshte shumefish me e larte se c' shkruhet ne borderote e Klanit, se ndryshe Lubonja nuk do te kishte refuzuar oferta me page me te larte nga ane te tjera.

Basha dhe Berisha u zemeruan shume nga kurthi qe iu ngrit kryetarit te PD-se, Bashes, ne 7 nenetor ne emisionin e Fevziut, ku ky i fundit kishte vene nje panel me kater "analiste", perballe Bashes. Nga keta tre, Mentor Nazarko, Eni Vasili, dhe dicka me pak Andi Bushati, qartesisht kishin misionin qe te mos e lejonin Bashen te fliste duke e nderprere ne cdo moment. Nuk funksionuan as kerkesat e perseritura qe Basha i bente moderator Fevzos per te vene rregull ne debat. Fevzoja duket se ishte pjese e skenarit kunder Bashes. I katerti ne panel, Alfred Lela, njekohesisht fjalimeshkruesi i Lulzim Bashes, tregoi se ishte peshe pupel ne kete ring dhe nuk beri dot gje per punedhenesin e tij. Por Lela eshte nje gjetje e Henri Cilit, ne menyre qe Lela te shkoje ne Tv Klan si zevendesues i tij, keshtu qe Henri do te mund te beje ne hije bizneset e tij, pa u kompromentuar shume si berishian, tani qe kjo nuk i sjell shume dobi. Kete loje Henri do ta beje sa kohe qe Lul Basha eshte kryetar bashkie dhe ka disa pune me te, se me pas as qe i duhet me fare te shqetesohet. Henri ka per te paguar nje kredi aq te madhe sa parate qe ka marre TV Klan nga PD-ja gjate tete viteve: 18 milion euro. Keto para Henri mund t' i paguaje ashtu sic i mori ne kohen e Berishes, me ndihmen e qeverise ne krye te se ciles sot nuk eshte Berisha por Rama.

Skenarin kunder Bashes ne Opinion nuk mund ta kete ideuar njeri tjeter vec Edi Rames, dhe Fevzo ka qene bashkepunetor.

Bashen dhe Berishen i ka zemeruar gjithashtu paaftesia apo mosdashja e Frangajt per te bere ne Klan nje emsiion te llojit Fiks Fare, te Top Channel qe do t' i sherbente shume PD-se tani qe eshte ne opozite.

Berisha dhe Basha jane zemeruar edhe fakti qe Aleksander Frangaj ia dha gazeten "Koha Jone" Nikolle Lesit, per ta perdorur me se shumti kunder PD-se, duke kerkuar arrestimin e Berishes. Meqenese frangaj nuk e bente ende vete dot kete gje, qe nje gazete e tij te sulmonte ashper PD-ne, atehere perdori Nikollen, i cili keshtu kerkon te perfitoje ndonje gje nga Edi Rama.

Sulmi i Berishes ndaj Lubonjes ishte ne fakt sulm ndaj Frangajt dhe Fevziut dhe keta e kane marre keshtu mesazhin.

Nese Lubonja vazhdon te jete panelist fiks ne emisionin e Fevziut edhe pas kesaj qe tha Berisha per te, atehere midis "Double B" nga njera ane (Basha dhe Berisha) dhe "Double F" nga ana tjeter (Fevziu dhe Frangaj) do te ndodhe ndarja perfundimtare.

Keto kohe ka shenja se Basha dhe Berisha po punojne per ta zhvendosur qendren e gravitetit mediatik te opozites ne nje televizion tjeter.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora