| E hene, 06.01.2014, 08:47 PM |
Për disa virtyte shqiptare, që, rrallë mund t'i gjesh në ndonjë popull tjetër të botës
Nga Reshat Nexhipi
Fjala është posaçërisht për besën, trimërinë, mikëpritjen, internacionalzmin etj. Për këto dhe për virtyte të tjera kam shkruar disa herë në shtypin e përditshëm, duke përfshirë edhe Zemrën Shqiptare, por i përmbahem mesazhit pedagogjik ,,Përsëritja është nëna e dijes,, dhe se një gjë e mirë, edhe sikur të përsëritet, nuk është ndonjë e keqe e madhe.Sidoqoftë, kërkoj falje nga lexuesët e rregullt të shkrimeve të mia,për të cilët mund të jem edhe i bezdisshëm,por jo edhe për lexuesët e rinj, të cilëve u dedikohet ky shkrim.
Po filloj me rradhë-me besën. Do rifreskoj kujtesën e lexuesëve të rregullt me veprën e Ramizit. Edhepse xhelatët-bashkëatdhetarë të tij, i ofruan lirimin nga pushkatimi, ai nuk pranoj një gjë të tillë, duke mos u ndarë nga bashkëluftëtari i tij-Boroja, i kombësisë tjetër, vetëm e vetëm se i kishte dhënë besën që do luftojnë dhe do vdesin së bashku, pa u ndarë nga njëri tjetri. Nuk e di, a do të vepronte Boroja në këtë mënyrë?Nuk më besohet.
Revolucionari i njohur Dame gruev, në burgun e përbashkët me disa shqiptarë, në Manastir, planet sekrete të luftës së VMRO-së kundër sunduesëve osmanë gjatë vitit 1903, ua tregonte vetëm shqiptarëve, sepse ishte ritur me ta dhe vetëm tek ta kishte besim të plotë. E njëjta gjë vlen edhe për Stiv Numovin e Manastirit i cili kishte vendosur që meterialet sekrete të Partisë së tij kundër okupatorit bullgar t ua dorëzojë për t i ruajtur vetëm shqiptarëve sepse nuk kishte besim as te njerëzit e gjakut të tij,të cilët i konsideronte për bugarofilë, sebofilë, grekofilë etj.
Sa i takon trimërisë, mjafton të përmendim rastin e Adem Jasharit i cili flijoi tërë antarët e familjes, vetëm e vetëm për të ruajtur dinjitetin kombëtar, prandaj dhe emri i tij ka hyrë në analet e historisë të tërë botës, si rast unikal që rrallë ka shënuar historia gjer më sot, për të mos thënë: kurrë ndonjëherë.
Rast trimërie ishte edhe momenti kur djaloshi Vasil Laçi që qëlloi në mbretin e Italisë për ta vrarë, para varrjes kërkoi krër për t u krehur dhe për tu dukur i bukur edhe i vdekur. Nuk duhet haruar as rastin e Mic Sokolit dhe të Oso Kukës, e pse jo edhe të Millosh Kopilit, i cili vrau sulltanin në mes të Kosovës,edhe pse e dinte se si do mbarojë jetën.
Për mikëpritjen shqiptare është shkruar dhe dihet mjaft, sidomos nga kujtimet e Bajronit, prandaj, sa pa hiç, do t iu rikujtoj lexuesëve vetëm rastin e një moshatarit shqiptar, i cili, para varrjes në litar, pyetjes provokative të xhelatëve, se a ishte ndodhur ndonjëherë në situatë më të keqe se kjo, isht përgjegjur: ,,Po, një ditë kur më erdhë mysafirët dhe i përcolla pa drekë, se nuk kisha ç tu jepnja,,.
Mbetet virtyti lidhur me internacionalizmin shqiptar. Edhe për këtë, janë shkruar libra të tëra, prandaj do përmend vetëm rastin e Skenderbeut i cili me betejat e tij të shkëlqyera, do thosha legjendare, mbrojti Evropën nga ukupimi osman, sidomos vendet për rreth, siç ishte Italia,prandaj dhe nuk ishte gjë e rastit që papa planifikonte ta bëjë mbret të Ballkanit-thuhet në një tekst të internetit. Por rast më unikal i internacionalizmit është Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si ,,Nënë e tërë botës,, edhe pse, për kombin e saj, s ka bërë pothuajse asgjë.
Ps. Meqënëse në këtë shkrim bëhet fjalë për veprime unikale, duhet theksuar fakti që arkitektët shqiptarë kanë ngritur dhjetra e më tepër objekte madhështore gjithandej, që nuk i ka në asnjë vend tjetër të botës. Për to është shkruar dhe dihet mjaft, prandaj do përmend vetëm ,,Taxh Mahalin,, e Indisë-vepër e shqiptarëve të Korçës, si dhe të ashtuquajturat Saraje të Nijazibeu në qytetin Resnjë të Prespës, Maqedoni, i ngritur me iniciativën e këtij shqiptari të kësaj ane dhe i cili është i vetmi në botë, sepse originali në Versaj, është zhdukur gjatë luftrave.