Mendime
Rudi Berisha: 101 vjet shtet Shqipëria
E enjte, 02.01.2014, 06:24 PM
Sot ditë gjaku po feston 28 nëntorin, po feston 101 vjet shtet Shqipëria por jo edhe shteti shqiptar më troje të bashkuara!
Nga Rudi Berisha
Prishtinë, 27 nëntor – Nesër është dita e flamurit, dita e gjakut të derdhur për një Shqipëri të bashkuar më të gjitha trojet e saj etnike. Por ende edhe pas 101-viti, ende tokat shqiptare po vjellin vrer, gjak, ende kudo ka padrejtësi, arrestime, vrasje, dhe ndalime, abuzime për gjuhën, flamurin, dhe për librin në gjuhën shqipe.
Trimat shqiptar që luftuan, patriotët që sakrifikuan jetën e tyre brez pas brezi, ata nuk përgjakën këtë toka që Shqipëria të jetë e ndarë në Dy shtete, më dy flamuj e në disa pjesë të tokave të ndara të mbetura nënë këmbën e shteteve të uzurpimit serbe, greke, malazeze, italiane, maqedonase si dhe një pjesë bukur e mirë e popullit shqiptar mbeten sot e kësaj ditë në Turqi.
Sot eca nëpër kryeqytetin e Republikës së Kosovës, sot si për çudi shumë pak pashë flamuj të kuq, flamuj të kombit, flamuj të përgjakur në betejat për liri. Sot as pak nuk i ngjante një feste, një dite të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Një dite që më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri në qytetin e Vlorës, u shpall Shqipëria shtet i mos nvarun.
Kjo që sot
e pashë ka një fajtor, dhe sipas mendimit tim fajtor kryesor janë të dy qeveritë
si ajo në
E shikoni së në qytete ka shumë flamuj të prodhuar në Kin, të sjell në tokë shqiptar, dhe shqiponja është deformuar shumë nga ajo që është origjinale. Kështu po kam frikë që një ditë pasardhësit tanë që po vinë nuk do të dinë se si ishte flamuri kombëtar, por ngjyra e flamurit ende është ruajtur, është ngjyrë gjaku, e atë e ruan vet gjaku dhe flijimi për gjakun e lar flamurin kombëtar.
Sot është një ditë më parë se 28 nëntori dhe nesër është dita e flamurit kombëtar, dita e lirisë së Shqipërisë, dita e gjakut të ngritur në piedestal, dita që duhet ruajtur, nderuar dhe respektuar nga çdo shqiptar / e që ka mish dhe gjak të shqiptarit / ës të ngritë në çdo shtëpi, kullë, kështjellë, ,muze, ndërtesë, bjeshkë, brigje, male nga një flamur të gjakut.
Nesër të shtrim dorën e pajtimit çdo shqiptari, të bashkohemi rreth një ideali, një flamuri, kemi një gjuhë, një komb e disa fe, por duhet të kemi një flamur, kemi një kulturë, një traditë, dhe duhet të kemi vetëm një shtet.
Mos lejoni të na shkelet gjaku nga të ardhurit nga pjella e dreqit, nga foletë që dikur të parët e tyre na e ndanë këtë tokë. Mos u besoni atyre që dikur ishin armiqtë e përbetuar të kombit tonë, dhe tani shtirën si miq.
Mos lejoni motra dhe vëllezër të na e vrasin nënën që na e fali gjuhën shqipe, mos lejoni të na dhunohet motra që na e dha bukën e kësaj toke.
Mos , mos , mos lejoni ju lutem, jemi vend i të vërtetës, këtu bota do të mësoi historinë e së vërtetës, jemi popull liridashës, por jo nuk duhet të falim armikun kaq lehtë, kaq shpejtë.
Gëzojuni kësaj dite të 28 nëntorit vetëm nëse jeni betuar që do të ndiqni rrugën për të punuar për çështjen e bashkimit kombëtare.
Urojeni vetëm nëse keni bindjen që një ditë do të bashkohen të gjitha trojet etnike shqiptare, në një shtet, një Shqipëri, jo të madhe po natyrale.
Si patë forcë këta liderët tanë që hoqën thuajse festën e flamurit që të mos jetë festë { pushim } shtetëror. Më kujtohet si fëmijë kur isha se si mësuesi im e festonte këtë festë për flamurin, për lirinë, për gjakun, për Vlorën historike, festonte 28 nëntorin. Ishte viti 1989 kur mësuesi gjithë orën atë ditë na fliste për patriotët, për betejat, dhe na e mësonte çka nënkupton fjala Liri.
Sot edhe pse në Kosovë është një rrëmujë e madhe për këtë ditë, prapë se prapë nuk ka festë Kosova, shumë pak ose thuajse hiq nuk ka organizime për ditën e flamurit.
Janë ca organizate, shoqata të shkrimtarëve që mundohen të mbajnë gjallë këtë ditë historike, sepse shkrimtarët / poetet më se miri e dinë vlerën e kësaj dite. Por të gjorët e kanë shumë të vështirë të mbajnë gjallë këtë frymë të Manifestimeve sepse nuk kanë fonde, qeveria i injoron përherë.
Mirëpo unë ju them ju lumtë shkrimtar që më forcat e juve, më vullnetin tuaj mundoheni dhe jeni duke mbajtur gjallë këtë frymë kombëtare.
Historia i shkruan çdo gjë të mirë a po të keqe, të përgjakur a po tradhtare. Historia është vetë rrugëtimi i së kaluarës që të mëson në të ardhmen. Historia duhet shkruar drejtë, pa lakuar as një shkronjë, sepse ne populli shqiptar nuk kemi nevojë të lakojmë shkronja në histori, sepse historia jonë është e përgjakur, e lavdishme, dhe e bukur në rrugëtimi e lirisë.
Urime 28 nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha trojet etnike. Urime, përgëzime për flamurin e gjakut. Rroftë Shqipëria e bashkuar.
Më respekt:
Kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’, Podujevë – Prishtinë .
Rudi Berisha