E enjte, 14.11.2024, 11:19 PM (GMT)

Mendime

Shaban Cakolli: I dashuri Viti i Ri

E marte, 31.12.2013, 03:56 PM


I DASHURI  VITI I RI - TË  LUTEM SHUMË

Shkruan: Shaban CAKOLLI

I dashur viti i ri,  qe një vit që të kam pritur! Mes  të këqijave të çdo dite të një pas njëshme,  vështirë ishte të durohej,  po mos të ishte shpresa  në ju, se do të na sillni ndryshime,  për ndonjë ditë më të mirë. Ky plaku i 2013-es,  sa të këqijat na i ka sjellur,  po ja edhe dy ditë i erdhi fundi, he kurrë më sytë mos ia pafsha. Ishte i poshtër,  rebel,  dinak,  hajn,  më i ngrëri 365 ditët e mia grykësi,  po sa e sa miliona ditë ua ka ngrënë të tjerëve!Harambashi,  sa i uritur e i pangopur ishte,  po ky mëkatet nuk mund të i lanë edhe po të themelohet diku në botë ndonjë gjykatë kundër krimit mbi njerëzimin.

Ky do të kalonte qindëra-mijëra seanca,  dhe  denimi i merituar për te do të ishte dënim me vdekje.Ndoshta edhe nuk do të mund i mbijetonte  vitet e  dënimit ky horr dhe do të  vetvritej, si u vetvranë disa horra atje!!Hmmm, dëshmi kundër tij ka sa e sa të duam:sa e sa ditët na i ka bërë të zeza, sa kemi vuajtur për dritë, na e vidhte dritën dhe na linte në terr çdo natë. Sa kemi vuajtur  nga etja, na e vidhte tërë ujin bre korba në bark ja piftë, po na e shiti edhe pasurinë, na la pa vende pune, nxënësat  pranë shkollës po na i mashtron me lojërat e fatit, të gjorit prind të tyre mezi bëjnë ndonjë cent të ua japin fëmijëve të njomin kafshatën, e ky me dredhirat e veta po i mashtron, po ua vjel të gjitha!Besa si duket edhe substanca narkotike po banë me thes, si duket për rrespektin që kanë ndaj tij, askush nuk e kontrollon, as nuk ia prishë!! Phyy, sa i pasjellshëm horri plak, kështu është ia jep gishtin të merr krejt dorën.Po, vështirë e kishim ne gjithë, vetëm më duket se kurrë më vështërsi se sivjet nuk kemi pasur.Atë kryeplakun që e zgjodhëm  vjet, dinaku nuk mbajti asnjë premtim, i mashtro fëmijët,  nxënësit, studentët, fshatarët, bujqit, po krimin më të madh e pati bërë me fëmijët! Dhe e dini ju përse?

Me 31 dhjetor 2012,  kur ia patëm dhënë besimin, fëmijët tanë tërë natën nuk patën fjetë, ishin mavijosur për gjumë fatosat, kur ju thosha ikni në gjumë me kundërvinin dhe më shiqonin me një shiqim përbuzës!Jo, thonin, po e pritim babagjyshin e vitit të ri, na ka premtuar se do të na sjell dhurata e shumë të mira!I pata sigurua se nuk ju sjell asgjë, se është mashtrues e gënjeshtar i madh, por nuk besonin!Lere që nuk u solli asgjë të mirë, po i dënoj me pagjumësi,  pa ujë, shpesh shkonin të përlyar në shkollë si shkas mungesa e ujit, më pas shpesh janë ndëshkuar me nota të dobëta, si shkak mungesa e dritës.

Eh, sa të këqijat u ka sjellur fëmijëve të rriturve dhe pleqëve, na mashtroj për një vit, ne me shpresë për diçka të mirë, e ai duke bërë kupën e qejfit nëpër ahengje, aty ku pihej me meze, aty ku këndohej në lakuriqësi, ku reklamoheshin zogjët, në lloto, tendera, mise, në tregëti narkotike, e ku është më keq, i pa cipi të gjitha fondet që na i ndanin mëshirbërsit  i vodhi, e i hargjoj në kurvëri, tregëti të paligjshme, e kafeneve dhe hoteleve luksoze.Sa e sa ndëshkimet i meriton, po ne jemi zemërbutë, po ia lëmë Zotit, e zoti qafën ia theftë harambashit.Kur kujtoj këtë 2013-tën, trishtuese, mendoj me vete:Sa e sa mashtrime më i kanë bërë vitet para tij?Nuk guxoj të i llogaris, jam shumë i vjetër më duket, sa e sa barrën e mashtrimeve dhe padrejtësive e kanë bajtur në kurriz këto supet e mia??!!!Mashtruesit dhe gënjeshtarët ishin qindra -mijëra llojesh, secili po mashtronte e gënjente në stilin e vet!!

Eh, dikur ne nuk kishim as shpresën, nuk pritnim diçka të mirë nga këta babagjyshët, nga se ata gënjenin e mashtronin haptas, pastaj po u kundërviheshe të rrahnin  pamëshirshëm, e të qonin në birucë.Ec e plas, me zor nuk pëlcitej.Po, ka disa vite sikur në ëndrra na ishte ngrohur shpresa në ndërrimin e babagjyshëve!Përse?Së pari babagjyshi nderohet e rrespektohet nga të tjerët për moshën e babagjyshit, për personalitetin e tij dhe besnikërinë.

Çudi te ne dolën edhe babagjyshët gjëthnjë gënjeshtar!As nuk mërziten për rrespektin e besimin të cilin ua dha populli, as për fytyrë e moshë!!Phyyy, këtu duket se janë përzier dreqi e i biri!Keni dëgjuar ju këtë fjalë nga populli që thonë;U bënë  bashk dreqi e i biri"?Sigurisht, nga se kjo te ne përdoret shumë, dhe kështu ka ndodhur, pikërisht të pashpirtërit, hajnat, të paftyrët e kohës së vjetër, u vunë në krye për të i mësuar këta babagjyshët  e ri që po ndërrojnë mandatet, të vjedhin, koruptojnë dhe të punojnë vetëm për grykë të vet.Kjo nuk bënë, shoqëria jonë duhet të mësohet të nuhas cilët ishin dhelprakët e vjetër, hajnat, mashtruesit, gënjeshtarët, të ua shkurtojnë çdo të drejtë për konkurencë mandati, në vend të tyre të vejnë të rinjë të cilët personalitetin e vet e kanë nisur me drejtësi, me punë,  mund, besim, por pa ua lënë në ball ndonjë dinak i cili me pafëtyrsinë e tij, dredhitë e mashtrimet,  do të i infektonte. Sa e sa mashtruesi kanë ndjekur udhën përmbysese e cila na ka pru në këtë gjendëje vuajtejesh e mjerimesh,  nuk i zënë as  shtëpitë edukuese të të krisurve, as burgjet jo vetëm tonat, por as të Ballkanit e  Europës,  por nëse është e pamundur të u bëjmë vend edukimi, së paku kemi mundësi të i ndjekim nga mesi i shoqërisë së shëndoshë, të mos na i infektojnë. Do të shkojnë mashtruesit të hapin ndonjë shtallë bagëtish fshatrave  që kanë mbetur  të pabanuara, apo në theqafje ku të dojnë, por jo në krye të shoqërisë nga populli pritë se premtimeve të tyre duhet besuar, kurse në fund dështimi deri në koc!!Babagjyshi i vitit të ri, më dëgjo:Po vjen në tokën më të mirë të perendisë me mandat besimi, në tokën që Zoti e emërtoj Kosovë.

Eh, babagjysh, babagjysh, vërtetë Kosova nuk është parasë, por është vendi më i mirë për parajsën:Zoti e pat krijuar këtë vend për parajsë, po zbritën djajtë nga thepet e karpatës, në formë ujqish, luanash, gjarpërinjësh dhe me mëkatet e tyre nuk lanë vend për parajsë.Po, sikur një ditë Zoti me profetët e vet engjuj, përdorën një mjet i cili satanajt i dërgoj në greminën e ferrit.Ka, ka babagjysh, ende satanaj që përzihen me mashtrime nëpër këtë kopsht parajse, por Kosova sot është më mirë se kurnjëherë më parë, i duhet vetëm besnikëri dhe punë, drejtësi, sa po të arrijmë këto  Kosovën do e mbuloj parajsa.

Andaj i dashuri  babagjysh i vitit të ri, të lutemi shumë:Ne po ta japim këtë besim për këtë vit, filloja me drejtësi, besnikëri, punë, që të shquhesh më besniku në këto 2013 vjet.Fillo  2014-tën,  me kryelartshmëri,  krenari,  besnikëri,  nga se ne jemi të nevojshëm kësaj radhe të gjithë për dhurata,  fëmijët,  burrat e gratë e gjitha moshave dhe pleqët  thuaj gati të paralizuar nga mashtrimet. Ne nuk kërkojmë shumë nga ju, nuk i kërkojmë të gjitha të mirat grumbull, kërkojmë së paku besnikëri nga ju, pastaj goxha jemi uritur, e jemi të etur,  duam bukë,  ujë,  dritë,  punë,  shkollim dhe jetë normale,  asgjë më tepër.Andaj të gjithë do të dalim në pritje, do të urojmë mirëseardhje, do të ngrisim dolli, do të këndojmë.I dashur babagjysh i vitit të ri, të lutemi shumë, ia jep  nesër një grusht të rëndë atij plakut mashtrues, le të shkoj në theqafje, me 31, 12, 2013 do të festojmë së bashku, do dëfrehemi e çlodhemi nga plagët e plakut gënjeshtar e mashtrues.Edhe më1, 01.2014 do të festojmë bashkë, por të lutem babagjysh kujdes:Nga 2, 01.2014, të gjithëve na pritin  detyra të mëdha para vetës, gatishmëria jonë nuk do ju mungon asnjë çast, por ju jeni prijësi, të lutem që nga dita e parë, nis ndryshimin e parë, cilindo ndryshim vetëm të jetë ngrohës, i cili gëzon shpresat e çdo qytetari tanë.I dashur babagjysh,  ne po ti falim këto 365 ditë, vështirë është të i falish dikuj  ditët e jetës, por  po sakrifikojmë me besnikëri!

Vetëm një porosi babagjysh,  kujdes rrugën nëpër të cilën po shtegëton.S a e sa plagët i kemi në trup nga kafshimet e mashtruesve të cilët pa mëshirë na i hanin  vitet, kjo moshë e jetës sonë e ngrënë me aq pamëshirësi nga mashtrues të ndryshëm, dikujt do të i mbetet në fyt dhe do të pëlcas nga të bëmat e veta, andaj urojmë që mos të jeni ju ai që do ta pësoni! Andaj mirë se erdhe babagjysh,  shëndet e punë të mbarë për 2014-tën.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora