E enjte, 14.11.2024, 10:51 PM (GMT)

Mendime

Miradije Gashi: Ministrisë së Diasporës

E marte, 31.12.2013, 05:01 PM


MINISTRISE SE DIASPORES

Nga Miradije Gashi

Arsimimi i fëmijëve shqiptarë, në gjuhën amtare, në diasporë, siç dihet, është i një rëndësie të veçantë, për faktin se ata, jo vetëm që e ruajnë të pastër gjuhën amtare, por njëherit dhe pajisen me njohuri të shumta e ngjarje të rëndësishme nga historia e lavdishme popullit tonë. Dhe kjo, fal punës së palodhshme, përkushtimit të paepur, vullnetit të pashterrur e atdhedashurisë së arsimtarëve shqiptarë. Këta të fundit, (së bashku me prindërit e fëmijëve) meritojnë nderim të veçantë. Arsimtarët shqiptarë, për t'u ardhur në ndihmë fëmijëve të bashkëkombësve të tyre, janë të detyruar të udhëtojnë me kilometra, me qëllimin e vetëm: mos t'i lënë fëmijët shqiptarë që t'i nënshtrohen asimilimit, (duke e harruar në radhë të parë gjuhën amtare, kulturën e traditat e popullit tonë). Se sa me përkushtim punohet me këta fëmijë, më së miri dëshmohet në raste festash kombëtare. Arsimtarët shqiptarë, së bashku me nxënësit e tyre, në festa të tilla, janë ata të cilët përmes programeve festive,( recitimeve, këngëve e valleve të bukura shqiptare) bëjnë që të pranishmëve t'u bëhet zemra mal. Por a trajtohen të gjithë nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë njësoj nga Media elektronike, konkretisht RTK-ja? JO! E them me plot gojën, sepse rasti i fundit këtë e dëshmon më së miri. Konkretisht, më 07.12.2013, me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Stuttgart të Gjermanisë, Shoqata "Pavarësia" kishte organizuar një program të larmishëm arstistik, me pjesëmarrje edhe të recituesve e këngëtarëve të vegjël edhe të shkollës për të cilën do të flas më poshtë. Por ç'ndodhi me këta nxënës? 33 nxënësit e shkollës "Dardania" (bashkë me prindërit e tyre) të udhëhequr nga arsimtarja e tyre tyre Miradije Gashi, kishin bërë mbi 50 km rrugë nga Backnangu deri në Stuttgart, me qëllimin e vetëm: për të marrë pjesë në këtë manifestim. Mirëpo, me gjithë shkëlqimin e tyre dhe duartrokitjet e shumta që kishin marrë nga të pranishmit në sallë, (sepse shkëlqyen me gjithë mend), ndodh që vetëm ata të mos xhirohen (transmetohen) nga RTK-ja. Ky do të thoja është rast i papresidan, madje- madje absurd dhe denigrues. Kjo gjë, nuk më atakoi vetëm mua, por edhe prindërit, në veçanti, fëmijët e vegjël janë ata të cilët e përjetuan më së keqi. Sepse ata u thyen shpirtërisht. U nënçmuan duke u anashkaluar qëllimisht. Por kush ishte ai që bëri këtë gjest jonjerëzor dhe kaq denigrues?! Këtë e di dikush, e njeh. Dhe ai nga fëmijët do të marrë mallkimin. Kjo, që ai e bëri këtë, mund të shkaktojë pasoja të pallogaritshme. sepse me këtë, ai do të ndikojë drejtpërdrejtë, në uljen, për të  mos thënë humbjen e interesimit të fëmijëve për të vijuar më tutje mësimin plotësues në gjuhën shqipe. E kjo është  më se e pafalshme për këdo.

P.S.

Por kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur, sepse ngjarje të tilla të shëmtuara kanë ndodhur edhe më parë. Kështu, më datë: 18.10.2011 në Stuttgart-Ost,  nga C.T.  cili bënte xhirimin e një programi të nxënësve shqiptarë, në praninë e një numri prej 180 pjesëmarrësve, Drejtorisë gjermane Herr Schlöser si dhe zv.konsullit të R. së Kosovës, jo rastësisht ndodhi që të anashkalohen nxënësit e mi dhe unë.  Në shenjë zemrimi për këtë, nxënësit e ndëprenë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Kjo a nuk është humbje për ne...zotërinjë ?!

Po e njejta gjë, ka ndodhur dhe më datë: 12. 03.2012, kur disa ministra të R. së Kosovës u erdhën për vizitë shkollave shqipe në Gjermani, respektivisht në qyetetin e quajtur: Stuttgart- Cannstatt, që ndryshe do ta quaja dhe qytet i Vëllezërve Gërvalla,  nga ky qytet, për disa vjet janë prehur eshtrat e këtyre patriotëve. Me qëllim që t'i presim në mënyrë sa më dinjitoze këta ministra, unë, Miradije Gashi (mësuese), bëra mobilizimin e të gjithë nxënësve të mi dhe prindërve të tyre. Nxënësit, me tufa të shumta lulesh e me këngë e recitime, në mënyrë madhështore u bënë pritjen. Në pritje të tyre gjithashtu, e kishim organizuar edhe Drejtorinë e shkollës gjermane me në krye Z. Herr Kartier, i pranishëm ishte dhe zv. konsulli i Kosovës. Ndërsa të pranishëm ishin mbi 110 veta. Përsëri unë Miradije Gashi, me nxënësit e mi të dashur, u përjashtuam nga xhirimet e RTK-së, ose më saktë, nuk na transmetuan fare. Kjo ishte më se shokuese për mua dhe nxënësit e mi.

Dhe jo vetëm kaq. Një rast tjetër i ngjashëm me këtë, ka ndodhur dhe më datë: 17. 10. 2013, në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Kosovës, kur bëra promovimin e librit tim. Edhe aty RTK-ja gjjatë xhirimit, bëri të njejtin "gabim".  Për asnjë sekondë ajo nuk e drejtoi kamerën kah unë, si autore e librit që isha. Dhe në mbrëmje, në edicionin e lajmeve, kur me pak fjalë u fol për promovimin e librit tim, teleshikuesit nuk e panë për asnjë sekondë, autoren e librit. Ky..., a nuk është edhe një "gabim" tjetër i pafalshëm dhe anakronik?! Raste të tjera të ngjashëm, ka pasur edhe herë të tjera, por tani të gjithë nuk po i përmend këtë herë.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora