Kerko: Agim Gashi
Agim Gashi: Varri i Rashkës
E enjte, 26.12.2013, 06:46 PM
AGIM GASHI
VARRI I RASHKËS
Këto nuk janë cunga
janë kufoma
Gra e fëmijë
Pleq e plaka
Nuse me duvak
Dhëndur e t´fejuem
Të gjithë shqiptar
Viktima të një shteti kriminal
Të një krimineli
Pjestar i një populli
Që na piu gjak
Dhe sot Evropa plak
E pranon në gjiun e saj
Mu Serbinë kriminale
Pse vranë
Se masakruen
Se dhunuen
Se rjepen shqiptar
Ata e shpërblyen
Si kurr më parë
E shpërblyen sepse
Serbët nuk vranë serb
Nuk dhunuan serbe
Nuk e vodhen atdheun e vetë
Ata vranë
Slloven
Kroat
Boshnjak
Shqiptar
Por kunder vetëvetes nuk ishin
Neve sot sna do askush
Veten e bëmë rrush
Me grada kalavesh
Dreqi se merr vesh
N´histori e paparë
Kur u mbush kjo tokë
Komandanta e gjeneral
Pa ushtar
Prap n´robëri
Ne shekuj kemi gropu
Eshtrat e paraardhësve tanë
Me gjak fituam lirinë
Në liri gjithmonë
Fitonim robëri
Jemi bërë dreqer në sy të tjerëve
Duke marr adete t´huaja
Që po „bëjka“
Me u martue me vajzë vllau
Ndersa politikanët tanë
Në token dardane
Vallen e djallit
Se ndalin dot
Deri kur moj Arbëri
Me gjak e eshtra
Do t´paguash liri
Me mbet n´robëri
19.12.2013
Düren