Kulturë
Agim Gashi: Lutja ime për festat
E hene, 23.12.2013, 04:35 PM
AGIM
GASHI
LUTJA IME PËR FESTAT E FUNDVITIT
Lumturi, gëzime, paqë, shëndet e plot dashuri njerzore derdh mbi popullin tim, o Zoti i qiellit të Arbërit!
Zhduk urrejtjet, smirat, vrasjet, dhunimet e çdo krim tjerër që nuk na bën nder!
Qit mend plot, se më së shumti kemi nevoj për to!
Zhduke gënjeshtrën si e keqja e të gjitha të kqijave!
Hiq lakmin e tepruar se na bëni popull idiot, ku vllau vran vllaun për tokë e mexhë të huej!
Ndërroj nga postet të gjithë ata që nuk janë në rrugën e drejtë të atdheut!
Ndali haraqgjinjët se plaçkitja e popullit është plaçkitje e atdheut!
Bëje bashkë Kosovën e vogël që e ndanë në territore interesi karaxhozët e atdheut!
Hiq bastoret e lojrat e fatit që mbinë në Kosovë si këpurdhat pas shiut për interese të qeveritarëve e që ua hanë varfnjakëkve kafshaten e fundit!
Mbyll kurvnitoret se hor u bëmë para botës!
Bënaj institucionet shëndetsore me Betim Hipokrati se po vdes njerzia për një lek!
Hap vende punë për puntor!
Bëj plane urbanizmi me qëllim që të ruhet toka e bukës!
Ruenaj pyjet, livadhet, vreshtat, lumenjët e liqenet tona të bukura!
Mos na zgjidh më presidente nga zarfet!
Epnaj një Qeveri që do të jetë e popullit!
Thajau doren vjedhsëve të votave!
Thajau gishtat kriminelëve!
Ryshfetit e korrupcionit mshoju shqelma se nuk janë as traditë e shqiptarit!
Ndërgjegjsoje ushtrinë e policinë shqiptare!
Rregulloje sistemin e shkollave shqipe!
Gjenaj të zhdukurit e luftës!
Dhuro dashuri në familjet tona!
Ruaje nderin, besën e traditën shqiptare!
Hiq nga trojet tona adetet e huaja fetare e të sekteve aftrikane!
Kam edhe shumë por e di që do të më thuash se jnë shumë.
Dhe në fund të LUTI o ZOT të ma dergosh një nuse si lulkuqe, besnike, bujare, shqiptare e atdhetare! (Mu duk se më tha: Ska të tilla!
Unë ia ktheva: Të dua shqip o Zoti i Arbërit e të falenderoj që na e ke rue gjuhën shqipe, që ti na e ke falë!
Ti dikur na e fale një atdhe më të bukur mbi të gjitha dhenat tjetra, por ne sditëm me e rue!
Ruenaj bile këta pak atdhe që na ka mbetë!
Të përkulem o ZOT, në fund të këtij viti, me këto festa të bukura, kur unë më 30.12.2013 festoj njëvjetorin e rijetës sime me një trup e dy shpirtëra.
Të paça Zoti im Arbëror!
20.12.13
Düren
P.S.Kush ka akoma lutje, bashakngjituni këtu me mua!