E shtune, 21.12.2024, 12:30 PM (GMT)

Sport » Sporti

Remzi Limani: Sportisti i arrirë dhe modestia

E merkure, 18.12.2013, 06:49 PM


SPORTISTI I ARRIRË DHE MODESTIA E TIJ PREJ NJERIU

Kamber Demaj, njeri ndër sportistët e njohur në sportin e Bodybuildingut, padrejtësisht i harruar me gjithë kontributin e tij dhënë në sensibilizimin e këtij sporti tek ne, dhe afirmimin e shumë sportistëve të rinj shqiptarë, në veçanti të grupit të femrave, të dalë nga edukimi i sportistit në fjalë, na bënë të turpërohemi nga injoranca individuale dhe mospërfillja institucionale karshi vlerave tona dhe njerëzve tanë të veshur me petkun e sukseseve.

Nga Remzi Limani

Që në bankat e shkollës fillore, Kamber Demaj u veçua si talent i rrallë në shumë fusha të sporteve. Ketë, me repekt e pohojnë arsimtarët e tij dhe gjithë ata që e njohën atëherë dhe tash. Ai fuçinë e tij trupore e filloi me lojën tradicionale të gurapeshit, e cila aplikohej asokohe, dhe tani, kjo lojë ka mbetur s`i vlerë etnografike shqiptare e ruajtur nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme. Pastaj, Kamber Demaj, karrierën e tij e vazhdoi në shumë fusha të sporteve, për tu ndalur pak kohë edhe në arenën e boksit, ku më pastaj fillon të mirrej me Bodybuilding deri në sukseset e tij të para.

Pra, kur flasim për njerëzit e veshur me një biografi të pasur, sukseset e tyre të shumta në fushën e sportit dhe modestinë e tyre, patjetër duhet zënë n`gojë, sportistin e dalluar me talent të veçuar, të nderuarin, Kamber Demaj, momentalisht i angazhuar në shtetin Gjerman. Ky njeri i pasionuar në sportin e Bodybuildingut, padrejtësisht i harruar me gjithë kontributin e tij dhënë në sensibilizimin e këtij sporti tek ne, dhe afirmimin e shumë sportistëve të rinj shqiptarë, në veçanti të grupit të femrave, të dalë nga edukimi i sportistit në fjalë, na bënë të turpërohemi nga injoranca individuale dhe mospërfillja institucionale karshi vlerave tona dhe njerëzve tanë të veshur me petkun e sukseseve gjithandej botës sportive, të cilët nuk kursyen asgjë për të dhënë atë që e dhanë në kushte dhe rrethana shumë të vështira për kombin tonë. Dhe, për gjthë të arriturat e sportisti të nderuar, Asnjëherë nuk u ftua nga institucionet relevante, e as nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve – bile, që këtë kampion me reputacion sportisti të mirëfillt ta  shpërblejnë  me një mirenjohje nderi, ngase, Kamber Demaj, na shpërbleu shumë më shumë se që mendojmë ne!

Ky pra, Kamber Demaj, i njohur si sportist i Bodybuildingut Kosovar, me gjithë energjinë e tij prej një sportisti me namë dhe modestinë e tij, pa ndihmën institucionale dhe aq më tepër, me ndërskamca ndër më të ndryshmet të aranzhuara nga Kryesia e klubit të bodybuildingut të Kosovës, këtij sportisti i krijonin barrikada të shumta, nga frika, se Kamberi do t`ia dalë të rreshtohet ndër më të merituarit e këtij sporti, asokohe shumë atraktiv në trevat tona. Mirëpo, Kamber Demaj, asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk ra pre e gjahut të njerëzve dashakeq, përkundrazi, ai vazhdoi t`i mbushë muskujt e çelikt dhe të shkëlqej në arenat e njohura botërore, ku mendja dhe trupi tij i shëndoshë arritën të marrin vëmendjen e publikut dhe njohësve profesional të këtij sporti, me çka, sportisti ynë respektiv u dekorua me shumë medalje por, duke e njohur modestinë e tij, unë nuk preferoj t`i numëroj gjithë ato fitore të arritura, sepse, edhe ashtu janë të shumta dhe do zënë shumë vend në vështrimin tim, po ashtu modestia e tij për një sportist të madh, siç është Kamber Demaj, të cilit i mbetëm borxh sot e gjithë ditën, pa e përmendur emrin e tij të veçuar në panoramën e kulturës fizike, siç bëjnë të tjerët për njerzzit e tyre të suksesshëm, duke u mburrur me të arriturat e tyre! Në këtë kuptim, neve na mungon vetëdijësimi individual dhe institucional, në sensibilizimin e vlerave të individëve tanë, të cilët, edhe ashtu, një ditë do të shkëlqejnë në gjerdanin e kulturës kosovare, ngase, të arriturat e tyre, deshëm apo s`deshëm, koha do i shpërblen dhe do i vë në vendin e merituar.

Së këndejmi, shkuarja dhe qëndrimi i përkohshëm i Kamberit në Gjermani, fatkeqësisht ishte i domosdosshmëri e një kohe të vrarë..., ngase, regjimi i kohës moniste, me egërsi të paparë, i vënte në shënjestër gjithë njerëzit e veçuar në shumë fusha, siç ishte i veçuar sportisti ynë Kamber Demaj, pa të cilin, sporti kosovar, asokohe mbeti i mangët në avancimin e këtij sporti dhe sportistëve të rinj, të cilët, me dhembje shpirti mbeten pa edukatorin e tyre shumë të dashur për të gjithë ata që patën fatin të punojnë me të.

Andaj, duhet ta kuptojmë përgjithmonë, se çdo shoqëri e avancuar në shumë fusha, themelet e saja i vëndos mbi të arriturat e individëve dhe grupeve të njerëzve të merituar. Se çdo e arritur, na bëhet letërnjoftim identifikues shoqëror dhe kombëtar, ngase, të gjitha historitë fillojnë nga të arriturat e njerëzimit, e në veçanti nga fusha e artit dhe të kulturës në përgjithësi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora