E diele, 22.12.2024, 03:44 AM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Kunavia (IX) 2

E hene, 16.12.2013, 10:10 PM


KUNAVIA – 9/2

Ipeshkëvët e tjerë rezidentë të shekullit XV dhe aktiviteti i urdhërit françeskan në Dioqezën e Kunavisë

- Ipeshkevi i Kunavisë Imzot Peregrino, se bashku me prifterijte, murgjerit, me ne krye princat e dinastise Marchaseos - Marthaseos dhe banoret e kesaj treve, e perballuan me sakrifica presionin dhe persekutimet turke, kesisoj munden te mbanin te gjalle besimin e krishtere, duke e shmangur konvertimin e popullates ne fene myslimane. Ne shekujt XV – XVI, Kunavia mbeti dioqeze dy kishtare, me malesoret te krishtere e kjo situate u favorizua dhe nga rrethanat nderkombetare-

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Cikli me shkrime dedikuar Kunavise, me ka imponuar te intensifikoj dhe te zgjeroj hulumtimet, per te “zbuluar” sa me shume dokumenta dhe prova objektive, qe te evokojne vlerat historike, kulturor dhe shpirterore te popullit te kesaj treve dhe dioqeze te fameshme. Ne kete ndermarrje te veshtire dhe teper impenjative, me kane ndihmuar shume te rinj, bashkefshataret dhe kusherinjt e mi Denis ALHASA, Shkelzen KRYPI, Esat ALIA, Abdi ALIA dhe Sami ALHASA, te cilet me kane derguar fotografi nga vendlindja, si dhe dokumenta me rendesi te posaçme, qe me kane sherbyer per te kompletuar argumentat e trajtuara.

Shpreh mirenjohje per te gjithe lexuesit, qe me mesazhet e shumta e mbeshtetjen e sinqerte, me kane inkurajuar vazhdimisht ne kete nisem, ne veçanti falenderoj Zeqir LUSHAJ, Gezim BOÇARI, Fritz RADOVANI, Visar ZHITI, Entela BINJAKU, Marjan Sebaj – SOPI, Kristaq TURTULLI, Tomor SPAHIU, Marcel HILA, Enver ROSHI, Bardhi PRENAJ, Merkuri, Lush PALOKAJ, Albert SOTIRI, Mitrovicasi i ZVICRRES, Nazmi DEMISHAU, Gjni, Kol MARTINI, Loro STAJKA, Adem ZAPLLUZHA dhe shume e shume te tjere ...

----------------------

Me letren drejtuar Papa Inocentit VIII, kerkohej lehtesimi i dioqezes se Kunavise, nga detyrimet, pasi malesoret ishin varferuar, sa nuk mund te paguanin te dhjeten e kishes. Pushtuesit turq kryen masakra masive, vrane, plaçkiten, dogjen banesa, shkateruan kisha e manastire dhe si te mos u mjaftonin keto reprazalje, e ndeshkuan popullin tone dhe ekonomikisht, duke e ngarkuar me taksa te shumta, qe e thelluan mjerimin .

Dokumenti më i hershëm, i cili informon për sistemin agrar, që vendosën pushtuesit osmanë në Albania, është Regjistri kadastral i vitit 835 hixhri (1431-1432), i emërtuar "Regjistri i Sanxhakut te Albania – Defter-i San?ak-i Arvanid”.

Perandoria Osmane ne trojet albaneze te pushtuara, zbatoj nje sistemi te eger feudalo-ushtarak, qe u bazua ne vendosjen e pronesise shteterore per tokat, qe i perkisnin fshatareve, kesisoj i bene pronë mirie - pronë shtetërore (araz-i mirye). Vetëm një fond i kufizuar toke, ishte pronë private (araz mulk) per spahijt, komandantët ushtarakë turq, ndersa tokat vakuf (erz-i vakfe - toka e shenjtë) e institucioneve fetare, u kualifikuan kategori e veçante prone e kishave dhe manastireve, ndersa ne shekujt XVII – XVIII dhe ato, pjese-pjese kaluan ne pronesi te xhamive dhe te teqeve.

Ne zbatim te kesaj politike feudalo-ushtarake, Perandorise Osmane aplikoj sistemin e timarit, i cili bazohej ne ndarjen e te ardhurave ne forme grantesh midis spahijeve dhe antareve te tjere te kastes ushtarake turke.

Administrata turke, per çdo fshat emeronte nje spahi (ushtarak - kalores), zakonisht ishte turk, ose albanez i konvertuar ne myslimanë, por kishte dhe spahinj të krishterë, te caktuar në zonat e thella, ku administrata osmane e kishte te vështirë të vepronte, si treva malore e Kunavise, e banuar nga popullata e krishtere. Në keto raste eminët (nepunesit e regjistrimit) nuk shkelnin në keto zona te thella malore, kesisoj i regjistronin formalisht banorët dhe pronat e tyre, duke i kopjuar regjistrat e mëparshëm te administrates bizantine, ose ato te administrates te Mbreterise se Albanise, ose dokumentat e fisnikeve te trevave respektive, ose regjistronin sipas deklarimit të spahinjve.

Vendosja e sistemit te timarit, i ndryshoj raportet e pronesise mbi token, qe perbente çeshtjen themelore per jeten ekonomike, shoqerore dhe politike te popullit tone.

Nga shekulli i VII, deri ne pushtimin turk (shekulli XV), mardheniet feudale ne Albania bazoheshin ne ligjin agrar te bizantit (nomos georgikos). Shume norma dhe institucione te ketij ligji, jane te perfshira ne te drejten zakonore te popullit tone (kanuni) e kane mbijetuar deri ne shekullin XX. Sipas ligjit agrar, fshatari ishte zoti (kyrios) i shtepise, i tokes, i vreshtave, i korijeve, livadheve i bagetise, te cilat perbenin pasurine kryesore vetiake, madje dhe mullinjt e pjesë pyjesh ishin prona private e familjeve fshatare.

Ne mesjete, ligji agrar ka qene aktiv ne trevat e Kunavia, Stefaniaka, Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia (Çameria), si rezulton ne dokumentat e shumta arkivore te perandorise se Bizantit, qe trajton aspektet tributare ne keto treva.

Sipas ligjit aagrar te bizantit, pronat private trashegoheshin, shkembeheshin, ndaheshin mes familjareve, jepeshin me qira, liheshin peng dhe shiteshin, por vetem brenda bashkesise.

Fshatari i shlyente detyrimet tributare sovranit lokal dhe pushtetit qendror bizantin.

Taksa e prodhimeve te tokes, ishte renta, qe e merrte shteti (renta qendrore), ndersa renta lokale i perkiste fisnikeve, qe ishin ne krye te administrates, te jetes politike, ekonomike dhe ushtarake.

Ne vitet e regjimeve bizantine, ne treven e Kunavise tokat bujqesore mbeten prone e malesoreve dhe pavaresisht se ishin te pakta ato mbilleshin me grure dhe elb dhe garantonin buken, e shumta per 3 – 4 muaj ne vit, ndersa pjesen me te madhe te ardhurave e siguronin me blegtorine.

Me sistemin e timarit, kjo situate u permbys, pasi pushteti osman se pari preku fisniket dhe bujaret albaneze, te cilet i çveshi nga pronat dhe i rendoj me taksa. Vetem ndonje fisnik, qe u be spahi dhe ata qe hyne ne administraten turke, munden t’i shpetojne pronat, madje dhe t’ i zgjerojne.

Perandoria Osmane, per t’i mbajtur te shtypur fisniket albaneze, sidomos ne rastet kur nuk mund t’i eleminonte, i shnderronte ne vasal, nepermjet institucioneve te iç-ogllanit (pazhë) e të gulamit.

Me sistemin e vasalitetit, fisniket albaneze ishin te detyruar t’i dërgonin djemtë e vegjël, pengje në oborrin e sulltanit, pra si iç-ogllanë - pazhë. Gjate kohes te qendrimit dhe te shkollimit ne mjediset osmane, ata konvertoheshin në myslimane dhe edukoheshin me frymë besnikërie ndaj sulltanit. Nëpër institucionin e iç-ogllanit kaloj Gjergj Kastriotit, si dhe Jakup Beu (i biri i Teodor Muzakës), Hamza Beu (i biri i Gjon Zenebishit) etj. Pas një dekade, kur mendohej se keta djem ishin formuar si osmanllinj besnikë, por shprehnin dhe aftesi si ushtarakë, i u jepnin timare të mëdha dhe ofiqe të larta ushtarake e disa prej tyre i emeruan sanxhakbej, si vepruan me Skenderbeun.

Per t’i mbajtur te nenshtruar fisniket, pushteti otoman i detyronte te dergonin djemt si gulamë, me sherbim pranë bejlerbeve dhe te sanxhakbejlerëve turqë, ku dhe përgatiteshin për karrierën e feudalit osman. Pas këtij “stazhi”, gulamët e myslimanizuar emeroheshin timarlij, pra u jipeshin pronat e baballarëve, ose të afërmve të tyre, ose prona te reja ne territoret e pushtuara.

Disa Iç-ogllanë dhe gulamë me origjinë albaneze, morën timare dhe poste jo vetëm në Albania, por edhe në rajone të tjera, madje disa bere karriere e u ngjiten ne drejtim të Perandorisë Osmane.

Per sa i perket treves se Kunavise, kemi pak te dhena dokumentare ne lidhje me spahijt vendas dhe nder ato rezulton se disa fisnike katolike dhe otodoksa te familjeve Rusi (Rrushi), Kenga dhe Pisha, kane qene spahij ne treven e Çermenikes, ndersa nga familja Mansi dhe familja Stepani (Shtepani) ishin spahi ne Shengjergj. Keto raste justifikojne ekzistencen e banoreve me te njejtat mbiemera ne fshatra te ndryshme si ne Kostenje, Orenje, Gurakuq, Zdrajsh, Pervall, Okshtun, Klenja, Shmil, Shengjergj, Kllojka, Mollagjesh, Manastir etj, ku disa familje me te njejtat mbiemera dhe ne ditet e sotme evokojne lidhjet fisnore te lashta mes tyre dhe origjinen nga Martaneshi.

Pushteti osman e shkatërroj fisnikerine albaneze si shtresë shoqërore, se pari ekonomikisht duke i marrë pronat, si dhe duke i a mohuar të drejtat politike, gjyqësore, ushtarake dhe administrative, që i kishin fituar sipas te drejtes feudale biznatine. Me pas, fisniket albaneze u privuan nga titujt heraldikë europian, pra u çduken kontet, duket, markezet, baronet, princat dhe filluan te shfaqen titujt osman si bej, pasha, aga etj. Vetem fisniket katolike te Miredites e ruajten titullin e princit deri ne gjysmen e pare te shekullit XX.

Sistemi i timarit preku thellë edhe shtresën e gjerë të fshatarësisë pronare tokash, së cilës deri diku iu kufizua shitblerja e tokës, si e drejtë thelbësore e pronësisë reale mbi të. Nën sistemin e timarit, fshatari mund ta shiste token vetëm me lejen e spahiut, me kusht që blerësi të punonte tokën, të përmbushte të gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe spahiut dhe t`i paguante këtij të fundit një taksë shtese, atë të tapisë, që lidhej me aktin e blerjes.

Sistemi i timarit e përkeqësoj gjendjen e fshatarësisë si pronare tokash, e vendosi atë nën detyrime të shumta, por dhe nën varësi të feudalëve të huaj osmanë. Duke i shpallur të gjitha tokat si pronë shtetërore (mirie), fshatarët ish-pronarë ndiheshin të zhveshur nga e drejta e prones se tyre.

Para pushtimit osman fshatarët përgjithësisht i paguanin kryezotit të tyre të dhjetën e prodhimeve bujqësore (1 dukat) dhe obrokun për çdo shtëpi (obroku ishte 4 grosh = 2/9 e dukatit).

Me sistemin e timarit u rrit llojshmëria e detyrimeve ndaj shtetit dhe ndaj timarlijve – spahijeve.

Spahijt u merrnin fshatarëve taksat e me poshteme:

- Yshyrin (e dhjeta), taksa në natyrë për të gjitha prodhimet bujqësore dhe per aktivitete te tjera

ekonomike dhe tregetare.

- Ispenxhën, taksa në të holla prej 25 akçe për familjet fshatare jomyslimane (të krishterë etj.) dhe

22 akçe për familje myslimane (taksa resmi-çift). Kjo takse ishte më e vogël për beqarët e moshës

madhore, si dhe për familjet e drejtuara nga gra që u kishin vdekur burrat (grate e veja).

- Taksa e tapisë së tokës (kur ajo shitej apo trashëgohej nga fëmijët).

- Taksën e martesës.

- Spahiu vilte te gjitha llojet e gjobave, qe sigurisht per albanezet e krishtere ishin te shpeshta.

Shtetit osman i shlyheshin disa taksa te tjera:

- Xhizjen, taksa e familjes - 45 akçe në vit, e paguanin familjet jomyslimane (rajatë).

- Xhelepin, taksa e blegtorisë, e cila per malesoret e Kunavise ishte kryesorja dhe shume e larte.

- Të dhjetën e gjakut, që ishte një tribut vjetor per djemt, deri sa te arrinin moshen e pjekurise kur

ishin te detyruar te shkonin ne sherbim ushtarak, kryesisht në rradhet e jeniçerëve.

- Avarizi i divanit, ishte detyrim në të holla për Këshillin e Lartë të shtetit turk, te cilen e paguante

çdo familje pavaresisht nga besimi fetar.

- Familjet ishin te detyruar te paguanin shpenzimet e ushtrisë, kur ajo shkonte në luftë etj.

Pesha e detyrimeve të mësipërme rëndohej dhe më shumë prej abuzimeve dhe vjeljen me dhunë te taksave, nga ana e aparatit ushtarako-administrativ te Perandorisë Osmane, që vepronte me shume ashpërsi, krahasuar me sundimtarët bizantine dhe ata vendas të mëparshëm.

Kronistët osmanë bashkëkohës, kane dëshmuar dhunën e spahinjve ne Albania, shkretimin e disa trevave gjatë fushatave ushtarake, grabitjen e pasurive të tundeshme e të patundshme të të viseve që sulmoheshin, rrembimin e gjësë së gjallë dhe të fëmijëve e të rriturve, që shiteshin si skllevër. Pushtimi turk çoj ne rrenimin masiv te malesoreve te treves se Kunavise. Shume burra u vrane ne luftimet e ashpra kunder morise te asqerëve turq, nje pjese u moren rober, disa familje u larguan. Turqit plaçkiten dhe grabiten nje numer te madh bagetishe, çka ndikoj ne varferimin e popullit. Masakrat turke ne Kunavi kujtohen ende nga malesoret, te cilet tregojne per vrasjet, qe çuan ne pakesimin e popullates e ne shuarjen e disa familjeve, tregojne per grabitjen e bagetise, qe per kete treve ishte burimi kryesor i jeteses. Malesoret historikisht shquhen si blegtore ne mbareshtrimin e dhenëve e sidomos te dhive te Valit, nje rrace cilesore e veçante, qe ruhet dhe ne ditet e soteme.

Ipeshkevi i Kunavisë Imzot Peregrino, se bashku me prifterijte, murgjerit, me ne krye princat e dinastise Marchaseos - Marthaseos dhe banoret e kesaj treve, e perballuan me sakrifica presionin dhe persekutimet turke, kesisoj munden te mbanin te gjalle besimin e krishtere, duke e shmangur konvertimin e popullates ne fene myslimane. Ne shekujt XV – XVI, Kunavia mbeti dioqeze dy kishtare, me malesoret te krishtere e kjo situate u favorizua dhe nga rrethanat nderkombetare.

Në jetën kishtare dhe politike të Albanise, ushtruan ndikim pozitiv edhe vendimet e Koncileve te Bazileas (1431), të Ferrarës (1438) dhe te Firences (1439).Krahas Papes, Eugjeni IV, kardinaleve e ipeshkeve katolikë europianë, në koncilin e Firences morën pjesë dhe përfaqësuesit e universit ortodoks, si perandori i Bizantit Johani VIII Paleologu, patriarku i Konstandinopojës – II (Jozefi) dhe shume ipeshkev bizantinë, nder te cilet ipeshkevet ortodoksa te Durresit dhe te Ohrit.

Ne koncilin e Firences ishte pjesemarres dhe Imzot Peregrino Biasii. ipeshkevi i Kunavise.

Në korrik të vitit 1439 përfaqësuesit e të dy palëve ne koncilin e Firences, nënshkruan tekstin e bashkimit shpirtëror të dy kishave nën supremacinë e Papatit. Ky vendim ndikoj për zbutjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet kishave ortodokse e katolike dhe për forcimin e bashkëpunimit te sundimtarëve të besimit katolikë, me ata ortodoksë, në luftën kundër pushtuesit otoman, armikut të përbashkët, qe kercenonte Europen. Koncili i Firences, me unanimitet, shtroj detyre organizmin e kryqëzatës së V kundër turqeve, por kjo kryqezate, si dhe te tjerat te premtuara nga Papa Piu II, nuk u realizuan dhe kesisoj populli albanez mbeti i braktisur dhe nen pushtimin e eger osman.

Imzot Peregrino ushtroj autoritetin dhe ndikimin e tij per bashkimin e malesoreve katolike dhe ortodokse, ne rezistencen kunder pushtuesve osmane, çka ndikoj qe dhe ne dekadat e me pasme Kunavia te mbetej treve e lire dhe e veteadministruar deri ne fund te vitit 1467, kur u ripushtua nga turqit, disa muaj para vdekjes te Gjergj Kastriotit.

Imzot Peregrino vdiq ne vitin 1442 dhe u varros ne Kunavia.

Per vitet ne vazhdim, mungojne dokumentat, mungojne kronikat per aktivitetin e ipeshkeve dhe te prifterinjeve te dioqezes se Kunavise dhe kjo eshte pasoje e reprazaljeve turke, qe çduken, dogjen, shkaterruan gjitheçka, qe i perkiste fese se krishtere, historise dhe kultures albaneze. Tuqit dogjen biblioteken e katedrales te Shen Gjon pagezorit, dogjen e çduken arkivin me doreshkrime dhe me dokumenta te manastirit te Shen Trifonit, si dhe ato te kishave e manastireve te tjera.

At Farlato dhe At Koleti ne “Illyrici sacrii”, per dioqezen e Kunavise ne vite 1442–1469, kane dhene shume pak informacion, me sakte vetem emrat e disa ipeshkeve. Vakumi i te dhenave dokumentare per kete periudhe eshte i dhimbshem, sepse keto jane vite te lavdishme te historise te popullit tone, te rezistences 25 vjeçare kunder hordhive turke.

Dhe ne vepren e Konrad Eubel “Hierarchia cattolica”, historia e dioqezes se Kunavise pershkruhet vetem me emerat e 5 ipeshkeve, qe kane sherbyer ne 50 vitet e fundit te shekullit te XV.

Ne vendin vakant te Imzot Peregrino Biasii, Papa Eugenio IV, emeroj peshkop Imzot Guismata.

Imzot Guismata. Ishte prelat i urdherit Domenikan. Nuk njohim mbiemerin dhe as origjinen e tij. Ai e mori drejtimin e kesaj dioqeze ne fund te vitit 1443 dhe vazhdoj deri ne vitin 1467.

Imzot Guismata, eshte nder ipeshkevet historikë dhe fatlum, pasi ne vitin 1443 perjetoj kthimin e Gjergj Kastriotit dhe çlirimin Albanise e te trojeve te Kunavise nga pushtuesit turq; ne 2 mars 1444 ishte deshmitar i organizimit te Lidhjes te Arberit ne Lezhe, ku Gjergj Kastrioti u zgjodh krye-komandant i ushtrise dhe Zoti i Albania - Dominus Albaniae. Sigurisht me 21 – 26 prill 1451 Imzot Guismata mori pjese ne ceremonite e marteses te Gjergj Kastriotit me Andronika Arianitin, pasi ishte ne tradite, qe ishpeshkevet e dioqezave fqinje te ftoheshin ne dasmat e princave. Ne vitin 1454 perjetoj lindjen e trashegimtarit Gjoni II Kastrioti.

Imzot Guismata ishte deshmitari dhe bekoj fitoret e albanezeve kunder hordhive turke, nder te cilat po rendis betejat e Torviollit (1444), te Grykës së Radikës (1445), te Otoneta (1446), te Oranikut (1448), te Mireshit (1449), rrethimin e Sfetigradit (1449), rrethimin I dhe II te Krujes (1450, 1465), betejat e Modriçit (1452), Moçadit (1452), rrethimin e Beratit (1455), betejen II te Oranikut (1456), betejen e Albulenes (1457), te Mokrës së Dibrës (1462), dy betejat e Vajkalit (1465) etj etj.

Ne lidhje me vendin ku u zhvilluan dy betejat e Vajkalit, jane bere hamendesime te ndryshme e kjo per rrethanat se emeri i fushes se betejes eshte dhene ne disa forma si: Vajkal (Barleti), Valkhaila (Biemme), te tjeret e kane shkruar Valikardha, Valkal etj.

Disa historianë e çuan Vajkalin ne fushen e Beratit, bazuar ne poemen “Kenga e sprapsme e Bales” e Gavril Dara i Riu, i cili, nje nga strofat e fillon me vargun “Se Prat, se Prat, kendon Mara qe me nate...” Se pari dua te sqaroj se G. Dara, per ket beteje nuk i referohet Beratit, pasi Prat eshte fjale ne gjuhen italiane e do te thote livadh, shesh, fushe lufte e nga ana tjeter Ai nuk ka shkruar vetem nje vjershe si e kemi mesuar dikur ne shkolle, por nje poeme te gjate, ku evokohen disa nga betejat e albanezeve kunder turqeve e nder ato eshte dhe ajo e Vajkalit, e pershkruar ne balladen e Bales.

Ne se i referohemi emrave Vajkal – Valkhaila – Valikardh – Valkal, kupohet se behet fjale per te njejtin vend, ku albanezet zhvilluan dy nder betejat me te ashpra kunder turqeve. Ne se i marrim te veçuar keto toponime, rezulton se i kemi te gjithe pranishme ne treven e Kunavise, ku ndodhen Vajkali (Bulqize), Valikardhi (Martanesh), Vau i Valit (Fush Biza mes Martaneshit e Shengjergjit), Vau i Kalit (Val), çka orientojne qarte se behet fjale per betejat e zhvilluara ne trojet e Kunavise.

Ne betejen e pare te Vajkalit ne prill 1465, u shqua kapidani i Kunavise Pal Manesi, i cili zevendesoj Gjergj Kastriotin ne duelin me Ballaban Pashen, nje dyluftim i ashper, ku si tregon Marin Barleti, Ballabani e braktisi duelin, duke perfituar nga mjergulla e dendur, qe mbuloj fushen e betejes.

Ndonese ushtria e Ballaban Pashes u thye e pesoj humbje te renda ne kete beteje, gjate terheqies, asqeret e tij arrijten te kapin rober 7 kapedane te shquar te ushtrise albaneze: Moisi Golemin, Muzak Arianitin, Gjin Muzaken, Vladan Gjuricen, Gjon Perlatin, Nikolle Erizin, Gjergj Kuken dhe Gjin Manesin, te cilet i dergoj peng ne Stamboll. Me gjithe kerkesat insistuese te Skenderbeut per t’i kembyer pengjet me çfaredo lloj çmimi, Ballabani nuk pranoj.

Si hakmarrje per rezistencen e albanezeve dhe per humbjet e medha, qe pesoj ushtria turke, Sulltan Mehmeti II urdheroj denimin e tyre me vdekje. Keta shtate fisnike, u ndeshkuan ne menyren me barbare, xhelatet turq i ropën te gjallë para popullit te Stambollit. Kesisoj u martirizuan dy trimat e Kunavise, konti Muzaka i Angjelines dhe kapedani Gjin Manesi.

Vitet 1443 – 1468 perfaqesojne nje periudhe te lavdishme te historise te popullit tone. Si shprehen te gjithe historianet dhe kronistet e kesaj kohe, Albania e udhehequr nga Gjergj Kastrioti, ishte e vetmja barriere e shpetimit te Europes nga dyndjet turke. Ne veçanti kete rol e kuptoj, Papa Nikolla V, i cili i forcoj lidhjet dhe e mbeshteti Albanine. Me 20 qershor 1447, Ai emeroj Nuncio Apostolik "ad partes Albaniæ et Sclavoniæ", françeskanin fra Antonio da Oliveto, te cilin e ngarkoj dhe me kompetenca speciale, qe u jipeshin ambasadoreve vetem ne rrethana te veçanta.

Ne keto vite urdheri françeskan u shtri dhe u fuqizua ne Albania e per keto rrethana Kordinjano shkruan: “... Nje gjë eshte e qarte: ndersa urdherat e tjere u çduken, duke i lene ne rrenim te plote manastiret e tyre katolike, qe kishin lulezuar ne mesjeten e voneshme ne trojet albaneze, urdheri françeskan qendroj i vetem, duke formuar nje ushtri te madhe me klerikë” (F. Cordignano 1934). Ne rradhet e urdherit françeskan u perfshine shume klerike albaneze, qe sherbenin ne 37 kuvendet e Albanise. Nje nder priorat albaneze me te shquar, me prestigj dhe i besuari i Selise se Shenjte, ka qene murgu Eugenio Somma OFM, te cilin Papa Nikolla V, me 21. 09. 1451, e emeroj Nuncio dhe Komisar Apostolik per Albanine, Bullgarine dhe Rashen, Minister Provincial i françeskaneve dhe njekohesisht inkuizitor i pergjitheshem kunder herezive ne Albania. Gjithashtu Papa e autorizoj te ndertonte 5 kuvende te reja ne Albania.

Dy autoret Viviana Nosilia e Marko Skarpa ne librin “I francescani nella storia dei popoli balcanici nell'VIII centenario della fondazione dell'Ordine” shkruajne: “Nell'anno 1451, durante pontificato di papa Niccolò V, nelle terre di Albania, Bulgaria e Rascia fu inviato fra Eugenio Somma, provvisto di tutti i diritti e privilegi papali che gli consentivano di agire in nome del pontefice. Questo frate fu inviato come nunzio pontificio, commissario della Santa Sede e inquisitore generale, a cui il papa dava piena libertà di decisione in queste terre così difficili per il lavoro".

Nunci apostolik ishte ambasadori i Papes, i autorizuar te organizonte rezistencen popullore kunder pushtuesve turq dhe te ndihmonte ne furnizimin e ushtrise albaneze me armatime dhe me ndihma financiare, pasi Albania kishte barre te madhe ne rezistencen antiturke. Murgu albanez Eugenio Somma, i kreu me sukses keto misione, si rezulton ne relacionet, qe i dergonte Selise se Shenjte. Princi Gjergj Kastrioti formoj nje ushtri te rregullt, madje eshte e para ushtri europiane me pagese, pra me shpenzime te konsiderueshme, kesisoj Skenderbeu ishte i detyruar te kerkonte mbeshtetje financiare si Papatit dhe mbreterive europiane. Keto ndihma financiare fillimisht nuk munguan, madje mbreter e princa europian kontribuan duke derguar dhe ushtarë, qe u integruan ne rradhet e ushtrise albaneze, si repartet me napolitanë, milanezë, venedikas, artilier gjermanë etj, te cilet luftuan krah ushtareve albaneze, per mbrojtjen e fshatrave, qyteteve dhe te keshtjellave arberore, duke kontribuar ne thyerjen e ekspeditave turke, te cilat ishin komanduar nga sulltanë e gjeneralë te shquar te perandorise Osmane.

Ne mbledhjen e ketyre ndihmave finanziare, kane kontribuar ne veçanti murgjerit françeskan, nder te cilet u shqua murgu Mariano da Siena, i cili kreu disa udhetime ne provincat e Istrias, Kroacise, Dalmacise e Raguzes, ku mblodhi ndihma finanziare dhe sipas porosive te Papes, nje pjese i a dorezoj mbretit te Bosnjes dhe pjesen tjeter Princit Gjergj Kastrioti. Murgu Mariano da Siena, zhvilloj negociata me Guvernatorin e Sienes, duke i kerkuar te kontribuonte ne mbeshtetje te ushtrise albaneze. Per kete qellim, Gjergj Kastrioti, ne shtator te vitit 1451, dergoj murgun albanez Lazer (OFM), me nje leter drejtuar Kuvendit te Sienes, ku i kerkohej mbeshtetje financiare per te perballuar sulmet turke. Dihet se Siena dha nje ndihme financiare konsistente.

Ne vitin 1457, Gjergj Kastrioti dergoj ne Venecia murgun Giovanni di Albania OFM(Gjon Albanezi), per te kerkuar ndihma nga Republika e Shen Markut. Ne keto misione u aktivizuan dhe murgjer te tjere OFM si Stefano Paolo i Raguzes dhe Nikolò nga Shebeniku, te cilet ishin te paisur me leter rekomandimi nga Papa Piu II, qe i autorizonte te mblidhnin ndihma financiare per luften kunder pushtuesve otomane, armiqeve te eger te kryqit te shenjte.

Ne misione diplomatike te rendesise se veçante, Gjergj Kastrioti dergoj Imzot Pal Engjellin (Ejlli), kryeipeshkev i Durresit, diplomat dhe keshilltar i Puneve te Jashteme i Lidhjes se Arberit dhe Dom Gjon Gazulli (Johannes Gasulus) ambasadori i Lidhjes se Arberit ne Republiken e Raguzes.

Ne keto perpjekje per te perballuar vershimin e ushtrive turke, per te ruajtur pavaresine, per te kundershtuar islamizimin e popullates dhe per te mbrojtur vlerat kulturore dhe etiko-morale, kontribuoj kleri katolik albanez, qe mbajti lart dhe ndjenjat kombetare. Ne keto vite, si ne trevat e tjera dhe ne Dioqezen e Kunavise, mesha, katekizma dhe riti i pagezimit te femijeve kryheshin ne gjuhen albaneze, si dokumentohet ne relacionin e Imzot Pal Engjelli, i cili ka shkruar formulen e pagezimit: “Unte’ paghesonj premenit Atit et birit et spertit senitUne te pagezoj ne emer te Atit, te Birit dhe te shiprtit te shenjte”.

Konflikti Lindje – Perendim ishte teper i ashper. Vendet ballkanike ishin goditur rende dhe rreziku otoman gjithnje e meshume po e kercenonte pjesen tjeter te Europes. Nuk eshte e rastit, qe Gjergj Kastriotit, i u drejtua Papa Piu II dhe mbretereve e princave te vendeve te Europes me thirrjen: “te gjithe se bashku te mbrojme rrenjet kristiane te Europes”, qe u shnderrua ne nje leitmotiv ne rezistencen kunder dyndjeve te ushtrise osmane.

Presioni i Pushtetit Osman, dhuna, persekutimet dhe fanatizmi mysliman, nxiten reagimin dhe te urdherit françeskan ne Albania e ne Bosnje, te cilet moren guximin dhe i derguan nje leter Sulltan Mehmetit II, duke i kerkuar nderprerjen e persekutimeve dhe garantimin e lirise te besimit katolik.

Sulltani e “vleresoj” kete kerkese dhe u pegjigj me fermanin e shpallur ne 28 maj 1463, ne te cilin shkruhet: “Unë Fatih Sulltan Khan, shpall para gjithë botës se françeskanët e Bosnjës dhe të Albanisë, për të cilët nxjerr kete ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj, që as njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu dhe as kishat dhe manastiret e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Ata të jetojnë në paqe e të qetë brenda perandorisë sime…”. (Fermani origjinal ruhet ne Kuvendin Françeskan te Fojnica - Bosnja).

Ne listen e kuvendeve te shpallura ne mbrojtje te Sulltan Mehmetit te II, perfshihen dhe manastiret françeskane te Shen Martinit, te Shen Kiara e te Shen Barbara te Kunavise.

Natyrisht ky ferman ishte vetem propogande e Sulltanit, ose me sakte nje mashtrim per opinionin publik te kohes, pasi tuqit nuk i nderprene persekutimet, perkundrazi i intensifikuan dhe e shtuan presionin per konvertimin e popullates ne fene myslimane. Ne menyre te veçante kjo fushate anti-albaneze dhe anti katolike u theksua pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe sidomos pas vitit 1479, kur populli yne ra nen zgjedhen e eger dhe shume shekullore te Perandorise Osmane.

Me 25 janar 1479, Sulltan Mehmeti II dhe Dozha i Vendikut, firmosen traktatin e Stambollit (njihet dhe si traktati i Kostantinopjes), qe e zyrtarizoj pushtimin e Albanise nga Perandoria Osmane, si fituese e luftes kunder albanezeve. Me kete traktat Venediku mbajti qytetet e Ulqinit, Tivarit dhe Durresit, ndersa Albania kaloj ne roberine e gjate pese shekullore te Perandorise Osmane.

Ne vitet e fundit te shekullit XV, pushtuesit turq shkaterruan shume nga manastiret e shquara te urdherit françeskan, si Shen Gjon Pagezorin e Krujes, Shen Nikolla i Durresit, Shen Martini dhe Shen Kiara e Kunavise, Shen Veneranda e Kurbinit etj. Nga 37 kuvende françeskane, shpetuan vetem 5 prej tyre si kuvendi i Lezhes, i Rubikut, i Laç Sebastes, i Kepit te Rodonit dhe i Mamelit.

Te mbetur pa manastire, murgjerit e Kunavise, vazhduan misionin duke predikuar ungjillin neper shtepia, ne stanet e malesoreve dhe ne shpella ne male, te cilat i shnderruan ne vende kulti. Nder keto shpella shquhet ajo e Ballenja e Madhe, prane Manastirit te Shen Trifonit, ku murgjerit kishin gdhendur ne shkemb nje altar me kryqin ne sfond dhe vazon pagezimore. Ky objekt kulti, pas disa shekujsh u mor, u mirembajt dhe u perdor si vend i shenjte nga urdheri i bektashijt, ndersa regjimi komunist e shembi me dinamit, duke kryer nje krim alla-taleban kunder kultures se krishtere te malesoreve te Martaneshit.

Ne veçanti françeskanet mbajten gjalle festat fetare, kesisoj nga mesjeta e deri ne fund te viteve ’50 te shekullit XX, malesoret e Martaneshit (dhe pasi u kthyen ne msylimanë e bektashi), vazhduan ta festonin rregullisht Martinida – diten e Shen Martinit. Ne kete feste, familja, u dhuronte burrave gunat e reja, kesisoj evokonin historine e mantelit te Shen Martinit, qe ndau me te varferin.

Ne dekadat e fundit te shekullit XV, populli yne perjetoj dramen e pushtimit turk, madje nje pjese e popullates se Martaneshit, i braktisi trojet e vendlindjes dhe emigroj ne Mbreterine e Napolit. Ikja ishte nje zgjidhje e detyruar per te mbijetuar, per te mos rene nen zgjedhen e eger te pushtuesit turk dhe per te ruajtur besimin e krishtere tradicional. Nga Martaneshi kryesisht u largua popullata katolike, ndersa shumica te besimit ortodoks qendruan dhe ne shekujt e me vonshem u kthyen me force ne myslimanë, por shumica e malesoreve per kundervenie syniteve, preferuan Bektashizmin, qe ka mbetur besimi fetar dominues per banoret ne trojet qe dikur ishte Kunavia.

Ne studimin “Araldika arbereshe”, e historianit italian Luigi Taibi, rezulton se ne shekullin e XV, ne Itali mberrijten familje nga disa tribu te Martaneshit, me ne krye fisniket Markezi (Marchaseos – Marthaseos), te cilet u sistemuan ne Pulja e ne Napoli, familja Manesi u vendos ne Luka, familja Konxhiu u vendos ne Trieste, familjet Andrea, Kurpendi, Inboliti, Mirneli ne Kalabri dhe Siçili etj.

Se bashku me popullaten u larguan dhe disa murgjer – luftetare albaneze, si terciari françeskan Fra Demetri, i cili jetoj si eremit ne Spoleto te Umbrias, ku vdiq ne vitin 1491. Murgu albanez Demetri eshte shpallur i Lumturuem nga Selia e Shenjte. Nje tjeter klerik – luftetar, asht Giorgio Albanese, i cili jetoj deri ne vitin 1495, ne manastirin fraçeskan te Shen Xhiakomo ne Marke.

Megjithe largimin masiv te klerikeve, ne trojet e Albanise mbeten shume murgjer françeskane, qe me te drejte historianet i quajne “teprica e ushtrise se madhe katolike”.

Ne mars te vitit 1467, Martaneshi u pushtua nga turqit, te cilet bene regjistrimin e popullates dhe te pronave, si rezulton ne defterin e vilajeteve te Dibres, Dulgoberdes, Rjekes, Çermenikes, qe ruhet ne arkivin e Stambollit dhe te botuara nga historiani Selami Pulaha. Ky dokument i shkruar ne osmanisht (tuqishtja e vjeter), u perkthye ne shqipe nga historiani Prof Shaban Çollaku - eksperti i osmanishtes.

Ne kete regjister rezulton se timarliu i Martaneshit ishte Mirmirai - feudal ushtarak, i cili zoteronte hasset e kesaj treve malore. Ne kete defter eshte perfshire vendimi per faljen e haraçit te disa familjeve malesore, qe ishin rrenuar aq shume, sa nuk mund te shlyenin taksat. Ne vazhdim po prezantoj te dhenat e defterit te marsit te vitit 1467:

Defteri emeror i ketyre vilajeteve dhe i te tjerave, [u shkrua] ne muajin Shaban-ul-muazam, Zoti qofte i lavderuar nga te gjithe, te vitit 871 te hixhrit (mars 1467) dhe urdheron:

Fshati Martanesh [i perket] hasseve te siperpermendura [banoret] kane ne duart e tyre vendimin (aktin) e Pashait te Madherise se tij Sulltanit, i cili u fal Haraçin ketyre banoreve:

Pal Rusi, Gjon Liti, Martin Dajxhi, Peter Mirneli, Pelegrin Zaboli, Todor Rusi, Benk Titko, Andrija Cukali, Peter Rusi, Gjon Zaboli, Ariza Kuqi, Peter Kurpendi, Pelegrin Kurpendi, Gjergj Stepani, Gjon Skani, Andrija Pisha, Gjon Stepani, Lala Pisha, Ilia Manesi, Todor Palimani, Dom Lishi, Dom Todori, Gjon Todori, Todor Inboliti, Tanush Ilanizi, Gjon Skulja, Nikolla Rusi, Lazar...etj.” Ky dokument dhe pse nuk eshte botuar me listen e plote te familjeve, asht me rendesi historike per treven e Martaneshit, jo per faljen e haraçit ketyre malesoreve, por sepse evidencon kryefamiljaret, pra njohim te paret e 28 fiseve, te familjeve me te varfera, qe ishin rrenuar ekonomikisht, sa nuk arrinin te paguanin taksat.

Shumica e ketyre mbiemrave te familjeve malesore, qe banonin ne Martanesh rreth 550 vite me pare, jane ruajtur te plote dhe ne familjet e sotme, madje ata kane te drejte te krenohen per lashtesine e tyre dhe per vazhdimesine historike ne keto troje te thella malore. Shpresoj, qe ky mesazh lashtesie te ndihmoje rinine martaneshase, te studjoj e te njohi origjinen dhe te ndertoje pemen e gjeanollogjike te familjeve te tyre.

Imzot Guismata vdiq ne 1467 dhe u varros ne Martanesh. Peshkopi pasues ishte Imzot Radino.

Imzot Radinus. Nuk njohim emerin, as origjinen e tij. Ne arkivin e Propogandes Fide rezulton se Imzot Radinus u emerua Ipeshkev me 28 korrik 1469, periudhe kur treva e Kunavise perjetonte me dhimbje vdekjen e Gjergj Kastriotit dhe pushtimin nga turqit.

Kete atmosfere trishtimi e dhimbje popullore e pershkruan humanisti venedikas Antonio Sabeliko (1436 – 1506) ne librin “Historia e Venedikut”: “Pas vdekjes së Skënderbeut, thonë se albanezët, të mahnitur nga trimëria e këtij burri, zunë të shihnin tek ai diçka që kalonte përtej kufijve njerëzorë dhe ta kujtonin princin e dashur me këngë madhështie. Disa burra të besueshëm më kane treguar se në valët e luftës, kur çdo gjë shungullonte e oshëtinte nga armët barbare, grupe vajzash kishin zakon të mblidheshin çdo krye jave ne sheshet, ku kryqëzoheshin rrugët, në qytetete, ku Ai kish sunduar dhe këndonin lavdinë e të ndjerit princ, siç bënin burrat e lashtë në gostitë e heronjve”.

Ne keto vite, dioqeza e Kunavise ishte varferuar shume. Disa kisha ishin shkaterruar, te tjerat ishin mbyllur, pasi ishin larguar prifterinjt, pra nuk frekuentoheshin nga besimtaret, kesisoj dioqeza e Kunavise ishte varferuar aq shume sa Ipeshkevi Radino kerkoj ndihma. Per te perballuar kete situate te veshtire, Selia e Shenjte urdheroj Manastirin e Shen Venera te Myzeqes, t’i dergonin rezervat dhe nje pjese te ardhurave dioqezes se Kunavise, per te plotesuar kerkesat imediate, si rezulton ne nje relacion, qe ruhet ne arkivin e Propogandes Fide ku shkruhet: “Cui riservatur in commenda Monasterum Santa Veneris et apresb. Regionis Musachorum. Nomen episcopatus, aq quem iste Radinus“. Nuk dihet per sa kohe, Imzot Radinus e drejtoj Dioqezen e Kunavise.

Imzot Johannes Hermani. Nuk ka te dhena per vitin kur u emerua, por dihet se ishte prelat i urdherit domenikan dhe se ka sherbyer si ipeshkev rezident deri ne fillim te vitit 1492, kur vdiq dhe u varros ne Martanesh. Me imzot Gjon Hermanin mbyllet seria e ipeshkeve rezidencial te Kunavisë.

Ne aktet koncistoriale te Propogandes Fide nuk ka te dhena per Imzot Gjon Hermani, por ne bulen e emerimit te ipeshkevit pasardhes, thuhet se, pas vdekjes te Imzot Hermani, Ipeshkev i Kunavise u emerua imzot Pietrus Masii, me te cilin fillon seria e ipeshkeve titullar.

Imzot Pietrus Masii. Ishte prelat domenikan. U emerua ipeshkev titullar i Kunavise me 11 maj 1492, madje ishte emerimi i fundit i Papa Inoçenci VIII (vdiq ne korrik 1492).

Ne bulen e Papa Inoçenti VIII, per emerimin e Pieter Mazit ipeshkev, shkruhet: «... providit de persona Dom Pietrus Masii titulari Canoviensis vacanti per obitum Dom Johannis Hermani illius ultimi episcopi – vendosa personalisht te emeroj Dom Pieter Mazin ipeshkev titullar te Kunavise, ne vendin vakant te lene nga ipeshkevi i fundit Dom Gjon Hermani».

Vlen te sqaroj se ipeshkevet titullar emeroheshin nga Papa, por shkonin rralle ne dioqezen, qe u ishte dhene te drejtonin e zakonisht udhetonin e sherbenin ne dioqeza te tjera, ku i dergonte Selia e Shenjte, ose ftoheshin nga famullitare te kishave te tjera, per te kryer sherbesa fetare te veçanta, apo per konsakrime. Formalisht, dioqeza e Kunavise e kishte ipeshkevin e vet, por praktikisht Ai shpesh mungonte, pra nuk ishte i pranishem ne ceremonite fetare dhe kur kishte nevoje populli.

Imzot Pieter Mazi qendroj ipeshkev titullar i dioqezes te Kunavise deri ne maj 1494.

Me imzot Pieter Mazi, filloj seria e ipeshkeve titullar.

Ne fund te shekullit XV, pushtuesit turq e intensifikuan terrorin e vazhdimisht i masakronin malesoret e kesaj treve, madje edhe kleriket e kishave katolike dhe ortodokse.

Imzot Sebastianus Nascimbeni. U emerua ipeshkev me 11 korrik 1494, ne vendin vakant, pas vdekjes ne maj 1494 te Imzot Pietri dhe qendroj me krye te dioqezes se Kunavise deri ne dekaden e pare te shekullit XVI. Per emerimin e Imzot Sebastian Nashimbenit ipeshkev i Kunavise, u interesua personalisht Papa Aleksandri VI.

Imzot Sebastiani ishte nga familja e njohur veneciane Nashimbeni (disa thone trevizane).

Ipeshkevi i Akuileas (Italia), Imzot Nikolò Donato, duke i a njohur aftesite e tij, ne mars te vitit 1495 e ftoj dhe e emeroj ipeshkev ndihmes (vescovo ausiliare) i Akuilea, por Imzot Sebastiano e mbante ende titullin e ipeshkevit te Kunavise.

Sipas te dhenave te arkivit te Propogandes Fide, me 5 prill 1495, Imzot Sebastiani shkoj ne Trevizo, ku konsakroj me solemnitet kishen “Zonja e madhe”. Ne porten e sakristisë te kesaj kishe, eshte vendosur nje pllake me mbishkrimin: “Ne emer te Madhit Zot dhe te Zonjes te Paperlyeme, ky tempull dhe te gjithe keto altare, u konsakruan me 5 prill 1495 nga Imzot Sebastian Nashimbeni - Ipeshkevi i Kunavise”.

Me 23 qershor 1495, Imzot Sebastiani kreu sherbese ne kishen e Shen Kristoforit ne Paqe, ku i nisi sherbesat e shenjta me ritin e prerjes se flokeve vetem ne majen e kokes te nje farë Giorgio, si rezzulton ne letren e falenderimit, te firmosur nga vete Giorgio me daten 23 qershor 1495, te cilen i a dergon imzot Sebastianit duke filluar me shprehjen: “Imzot Sebastiano Nascimbeni, Lavdi Zotit, me seli apostolike Ipeshkev i Kunavise”.

Kjo leter eshte botuar nga Kornelio në vellimin e 14 te “Monumenta Ecclesiae Venetae”, faqe 31.

Me 19 shtator 1497, Imzot Sebastiano, ipeshkev i Kunavise dhe vikar-gjeneral i Akuileas, autorizoj ndertimin e nje kapelle per nder te Shen Sebastianit martir dhe te Shen Rrokut konfesor, e cila u konsakrua ne vitin 1500.

Nulla historia sine fontibus.

-Në numerin e ardheshem: -Ipeshkëvet titullarë të Kunavisë në shekujt XVI – XVII



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora