E shtune, 21.12.2024, 12:08 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Shehiti''

E merkure, 11.12.2013, 08:51 PM


“SHEHITI”

NGA KALOSH ÇELIKU

Vertet, nuk e di Imzot, se po ta dija kush i dalldis shqiptarët edhe në Ditën e sotme për arratisje politike e fetare, do t’u thoja: mbyllni gojën, edhe bythën! E dini pse?! Shaku se gjithë shqiptarët nuk mund t’i fusim në një thes me arna, lidhim grykën me një kordhë kanapi. Përsëri, vetë përgjigjem: Në Ditën e sotshme historike nuk kemi nevojë: as për çekiçë, as për shkopinj  shelgu, as për “analistë” me këmbët e trutë në legen e as për dalldisje të individëve me flamuj kombëtar në shpinë, që luajnë rolin e Arushës me dajre në Shkup ta “rrëzojnë” nga “Ura e  Civilizimeve” Car Dushanin, hudhin bythekrye në Vardar, përcjellin me polici për në Greqi.

“Shehiti”, pas një shkrimi teknefes në lidhje me themelet e Gjuhës Shqipe, publikisht me trutë dhe këmbët në legen, reagon për Car Dushanin, në Shkup: “Lidhur me përmendoren e Car Dushanit në Shkup, kanë heshtur bashkëkombëtarët tanë katolikë, kleri e bashkë me ta edhe opionistët e analistët filokatolikë gjithandej trojeve shqiptare”.

“Shehiti”, që moti e ka shitur veten një torbë taxhi, botimin e kompletit të “veprave” të tia në një shtëpi botuese në Shkup me anë të “ndihmave humanitare” nga Turqia e Arabia Saudike. Dudumi, që merr nëpër gojë për përçarje besimet fetare të shqiptarëve, që në Ditën e sotshme nuk kanë lidhje me Car Dushanin, në Shkup. “Shehiti”, që gjatë kohës së “artë” komuniste jugosllave, gjithë kohën ka punuar si përkthyes në spitalin e Prishtinës. Pas Luftës fundit të Kosovës (1999, i njohur si “miku” më i ngushtë dhe dezertator i Ibrahim Rugovës me shokë), u bë brenda një nate “mysliman me Din e Iman”, poet dadaist, shkrimtar dhe analist politik-fetar duke doktoruar në “shkencat natyrore aziatike”. Kohë kjo, kur shumë poetë e shkrimtarë kosovarë shqiptar, njëqindëherë më të mirë se “Shehiti”, mezi i botonin veprat e tyre artistike, vdiqën rrugëve të Prishtinës edhe pa bukën e gojës.

Patjetër, jam i detyrur në këtë shkrim t’ua rrëfej edhe Arushën me dajre për dore kur na e sillte Xhypi i Prishtinës në Katund për të na e rrëmbyer miellin nga hambarët. Ne si fëmijë, gjithë qejf i dilnim para plot pordhë e piskamë. Xhypi i Prishtinës, i biente dajres, e Arusha i përdridhte bythët, na vallëzonte në mes të lëmës për shtëllungën e leshit të Nuses me pashterkë të kuqe, që e donte shumë burrin: Në të jap moj nëne, si s’ta jape -o. E, pak më vonë kur plaka e pyeti Nusen në valle, a pordhë xhenazja, moj Nënë? Nusja duke e hequr vallen me shami i përgjgijet: Pordhë moj nëne, si nuk pordhe-o. Në fund, Nëna ose Babai ia mbushnin Xhypit të Prishtinës thesin me grurë ose miell. Rrëfim më vete është ai se, gjatë kohës së Luftës fundit në Kosovë (1999), Tre maxhupë e kanë përzënë gati gjithë Prishtinën. Përjashtim, këtu bëjnë Adem Demaçi dhe Gani Xhafolli. Teki Dërvishi, sipas dramës së tij: Nesër nisem për në Parajsë, e kaloi “Ditën e Kiametit” në një podrum të Prishtinës. Profesori im i nderuar, Latif Berisha u vra te pragu i derës. Ymer Elshani me gjithë familje u gri me thikat e traktorit përpara oborrit të Shtëpisë. “Vëllezërit”, në atë kohë me automatikë vetëm kanë qitur në qiell, “patriotët” vetë kanë hyrë në autobus e kanë hipur në tren për të ikur nga sytë - këmbët. “Trimat”, që me çifteli e vrisnin shkaun, e derdhnin gjakun deri në gju nëpër këngë popullore.

Car Dushani, nuk rrëzohet me një grusht njerëzish të partive politike shqiptare para kamerave televizive. E, as me “shehitë” të arratisur me këmbët dhe trutë në legen. Ndryshe, rrëzohet Car Dushani. Moti ata burra kanë vdekur dhe pushojnë të qetë mes varreve. Habiten me ne të gjallët, pasardhësit e tyre sesi, edhe sot e kësaj dite mirremi me vtëveten duke sulmuar njëri-tjetrin në baza politike, fetare e lokale. Asnjë tjegull deri më sot nuk ia qitëm Shtëpisë mbi çati. Përmëtepër, Car Dushani nuk rrëzohet me këtë bërllok shqiptar me këmbët dhe trutë në legen. Burra të tjerë janë ata që e rrëzojnë Car Dushanin në Shkup. Fatkeqsisht, shqiptarët hë për hë nuk i kanë ata burra. Prandaj, mirë do të ishte në Ditën e sotshme: Car Dushanit, “patriotët” krah për krahu me “Shehitin” të mos i sulen me çekiç dhe shkopnj shelgu, po me kurora të luleve. Në vend të ferexhesë zezë, ta mbulojnë me flamurin kuqezi shqiptar. Shaku, se: patjetër, duhet ta dini si shqiptarë. Car Dushani, koha është t’i vetëdisojë shqiptarët në këtë shtet të “përbashkët”. Mjaftë më vajtuan për Liri e të drejta kombëtare! Shqipëri Etnike. E dini se, gjithë këto parulla “patriotike” në emër të popullit dhe Zotit, janë ende grep i rrezikshëm për popullin shqiptar?! O burrani, populli shqiptar nuk është peshk, që mund ta mashtroni me një krimb. Koha është, grepin mos ta hudhni më në lumë. Liqen det, ose oqean! Po, në mes të popullit shqiptar, ta zeni peshkun e artë, t’ua plotësojë ato tri dëshira historike.

Porosia e fundit: Përvishni mëngët e këmishave! Edhe pantollonat deri mbi gjunj si shqiptarët, futnjuni punës. E them këtë se, e di se në Ditën e sotshme nuk vishni tirqi e xhamadan me dymbëdhjetë gajtana. Çorapë me një shqizë. Sahatin e xhepit me çostek përqafe. “Nagantin” në brez. Heroikisht, të rrokeni si dje fytas me topin e Mic Sokolit. Edhe, atë: jo me këmbët e trutë në legen, po me trutë dhe këmbët nëpër arat pjellore të maleve të Shqipërisë: Universitet dhe Bibliotekë. Tek, atëherë do ta shini veten se kush jeni si shqiptarë. Momentalisht, në Ditën e sotshme, ju bëni jetën e peshkut në lum, që kur t’i teket peshkatarit ju gjuan me grep. Edhe, atë: vetëm me një krimb. Përgaditë me verë në tigan për darkë si plaçkë lufte.

Vallë, gjithë jetën e keni zgjedhur jetën e peshkut?! Përse, nuk provoni njëherë në jetë të zgjidhni edhe jetën e Ujkut të maleve? Amani, vetëm mos më thuani se nuk jua ka dhënë Zoti. Natyra. Vështirë e keni të më bindëni në Ditën e sotshme me këto përralla popullore. Mos u trembni se, Ujku e hanë qengjin si Kësulkuqe, vetë ia hapi derën Gjyshja. Ujku e hanë qengjin. Pastaj, ku ta dimë ne: mos vallë qëngji ka dëshirë që ta hajë Ujku, hyjë si hero në histori. Ose, i gëzohet flijimit të Kurbanit.

Populli shqiptar, për hir dhe dëshirë të disa politikanëve, nuk është Kurban. Vërtetë, të parët tanë kanë shti themelet, por ende Shtëpinë e kemi pa çati. Kurbanin, moti ata e kanë shti në themele. Politikanët e sotshëm nuk kanë nevojë për Kurban, po për Shtëpi. Prandaj, edhe këta politikanë nëse nuk janë të vetëdijshëm se si mund t’i përzëmë nga pushteti, le të mos na marrin më si qengja me një një zile në qafë varë. Nuk jemi ai qengji i vjershës së Rexhep Hoxhës nëpër Librat e këndimit të “vëllazërim-bashkimit”: me brinja dap e dap, do të më qesë mua në trap, po nuk më qet se më ka shok, prandaj ecim të dy tok. Jo, qengji i sotshëm nuk do t’ju qesi në trap, po me të dy brinjat bythekrye në përrua. Burra, bëhuni ujqër të maleve për Liri, që zbresin nga majat me borë në mes të Qytetit jo me çekiç, e shkopinj shelgu. Veteranë dë dalldisur me flamurin kuqezi shqiptar mbi shpinë, e hoxhallarë me këmbët dhe trutë në legen, po me votën e lirë demokratike.

Në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk i dilni zot popullit shqiptar (vetëvetes) si politikanë që ju ka sjellë në pushtet, atëherë do të ikni ashtu siç keni ardhur me votën e lirë demokratike nga pushteti si kalorës të arratisur nga politika.

Unë, u dola borxhit si shkrimtar. Parashikues i Ditës së Nesërme. Veten e paçit më qafë! Hi-hii-hiii… Zoti u ndihmoftë, o “ptariotë” kuqezi, që edhe sot si dje me të njëjtat metoda e rrokni për fyti Topin e Mic Sokolit në fushën e mejdanit!...

Vallë, sipas “Shehitit” të Prishtinës në Ditën e sotshme, shqiptarët ende duhet të merren me lutje për faljen e mëkateve në xhami e kishë, shpëtimin ta kërkojnë te fetë e Zotit?! Cili është më patriot dhe fetar se shoku?! Gabim i madh historik! Shqiptarët, në Ditën e sotshme nuk duhet të mbeten nën nivelin thirrjes historike të Vaso Pashë Shkodranit: Feja e shqiptarit, është shqiptaria.

Rrugë kjo e Zotit! Natyrës. E Rilindasëve tanë për të hipur në Baba Tomor…



(Vota: 130 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora