Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vetëm e verteta asht kulturë!
E merkure, 11.12.2013, 08:02 PM
VETEM E VERTETA ASHT KULTURË!
“Shqiptari nuk ka nevojë t’i krijojë vetes një histori për me u afirmue. Bota e Lahutës së Malcis asht shfaqja ma e sigurtë e shpirtit të tij heroik e fisnik”. At Viktor Volaj OFM (1910 – 1995)
Nga Fritz RADOVANI
“Lahuta e Malcis” asht Historia e vertetë e Popullit Shqiptar!
Shqiptarët janë një nder popujt ma të vjeter të Europës! Sikur Populli Shqiptar të mos kishte kulturen e vet, ai do të ishte asimilue dhe zhdukë me kohë nga të tjerët...
Kushdo që na ka pushtue ka kerkue me na skllavnue per me mërrijtë tek qellimi final: Me na plaçkitë, me na robnue, me na shue dhe me na zhdukë nga faqja e dheut.
Pa shkue larg nder shekujt e mesjetës apo të skllavnisë otomane, kur endè né arrijtëm me shpetue çka mund të shpetohej nga një pushtues barbar e shkatrrues, mbas asaj katastrofe shekullore né provuem vetem qeverisje antikombtare. Kështu u arrijtë që mbas Luftës së Dytë Botnore, nga “krushqia” mes Aleatëve, Shqipnia u la nën sundimin sllavokomunist të Titos e Stalinit, vetem per tu shkombtarizue dhe shue si Shtet i Lirë që i perkiste Europës Perëndimore, dhe vetem Asaj Europë, së ciles, Heroi ynë kombtar, dhe i papersëritëshmi në histori Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i siguroi qytetnimin!
Nipa e sternipa të Trimit Hotit Dedë Gjo’ Luli, do t’ ishin kurbanet e para që do të vazhdonin me la me Gjakun e paster të Fisit tyne... Token Nanë nga armët sllave.
Ajka e kulturës Shqiptare u pushkatue. U mbyllen shkollat e Shkodres prej ku buronte vetem Atdhetarizmi dhe kultura kombtare! U vranë profesorët që guxuen me tregue të vertetën nder bankat e atyne shkollave. U vodhën edhe bibliotekat e muzeumet e tyne. U fallsifikue historia e vertetë e rujtun nder ata muzeume. U ndalue me urdhën qeveritar “Hymni i Flamurit Kombtar” bashkë me “Lahuten e Malcis”... Nuk u lejue ma shfaqja e melodramëve atdhetare të Don Ndrè Zadejës. U pushkatue pa gjyq ma i madhi publicist atdhetar Don Lazer Shantoja...Filloi haptas lufta antikatolike që ka vazhdue derisa ua shkatrruen edhe vorrezat Atyne Burrave, që pa pikë frike guxuen me thirrë: “Jemi mbasardhës të Kastriotit në të gjitha Trojet Shqiptare, të robnueme persëri!”, dhe në trunin e paster të Rinisë Shqiptare, u rrah me çekanin bolshevik vetem gënjeshtra (ideologjia komuniste)! E “drapni” stalinist, vazhdonte me korrë mendjet e ndrituna!
Vorfnia dhe gjurmët e qytetnimit u strukën edhe njëherë nder vatrat Shqiptare!
Robnimi sllavokomunist pushtoi Shkodren Martire me padijen marksiste!
“Liria e Perparimi” u pranguen nder 26 burgjet e terrorit barbar të Enver Hoxhës.
I vetmi stacion ku shprehej lirisht Shkodrani...ishin stomijet e Zallit të Kirit!
Mbuloj me plehun e gropave të zeza “Fjala e vertetë bashkë me Herojt’ e saj”!
E nuk shkoi gjatë, e gjithë Shqipnia u ba varri i Shkrimtarëve të saj...
Ata që guxojnë me thanë të Verteten, në Shqipni... nuk kanë as varr!
SHKRIMTARË TË “VORROSUN” TË LETERSISË SHQIPE MBAS VITIT 1944.
Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani)
Frano ALKAJ
Pashk BABI
At Pashko BARDHI OFM. (OFM, Urdhni Françeskan)
Don Ndue BITYQI
Martin CAMAJ
Kostë A. ÇEKREZI
Nikoll DAKA
Guljelm DEDA
At Benedikt DEMA OFM.
Mark DEMA
Imzot Preng DOÇI (Ipeshkëv – Abat i Mirditës)
Qemal DRAÇINI
At Gjergj FISHTA OFM.
Filip FISHTA
Kristo FLOQI
Mehdi FRASHËRI
Dedë GAJTANI
Don Nikoll GAZULLI (Don, prift shekullar)
At Athanas GEGAJ OFM.
Karl GURAKUQI
At Daniel GJEÇAJ OFM.
Pashko GJEÇI
At Shtjefen GJEÇOV OFM.
At Anton HARAPI OFM.
At Mark HARAPI SJ. (SJ. Urdhni Jezuit)
Zef M. HARAPI
Et’hem HAXHIADEMI
Imz. Gjon Nikollë KAZAZI
Vangjel KOÇA
Ernest KOLIQI
Faik KONICA
At Fulvio KORDIGNANO SJ.
Musine KOKOLARI
Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI)
Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA)
Konstantin KOTE
At Donat KURTI OFM.
Anton LOGORECI
Mati LOGORECI
Krist MALOKU
At Ambroz MARLASKAJ OFM.
At Luigj MARLEKAJ OFM.
Don Nikoll MAZRREKU
Branko MERXHANI
At Pjeter MËSHKALLA SJ
Hilë MOSI
Zef NDOKILLIJA
Lef NOSI
At Bernardin PALAJ OFM.
Gaspër PALI
Anton PALUCA
Gjergj PEKMEZI
Arshi PIPA
Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI)
Imzot Vinçenc PRENNUSHI OFM.
Don Engjëll RADOJA
Sami REPISHTI
Namik RESSULI
At Justin RROTA OFM.
Zef SCHIRO Jr. (I riu)
Cuk SIMONI
Gjon SINISHTA
Don Aleksandër SIRDANI
At Marin SIRDANI OFM.
Stavro SKENDI
Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI)
Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y...)
Gjush SHELDIJA
Simon SHUTERIQI
Kolë THAÇI
Luigj THAÇI
At Zef VALENTINI SJ.
Ndoc VASIJA
Zoj XOXA
Don Ndrè ZADEJA
At Anton ZANONI S.J. (Urdhni Jezuit)
Pjeter ZARISHI
Tajar ZAVALANI
Zef ZORBA
Shenim: Lè të jetë edhe pse jo e plotë kjo listë (nr. 80), një nxitje per plotsimin e sajë.
Me respekt, Fritz Radovani.