Mendime
Florim Zeqa: Harresa ndaj dëshmorit Rrustem Bruqi
E shtune, 16.11.2013, 10:00 PM
Harresa
institucionale ndaj dëshmorit Rrustem Bruqi
Një nderim më i madh kombëtar për eshtrat e dëshmorit
Nga
Florim Zeqa
Harresa është
një fenomen shoqëror i ndikuar nga shumë faktor psikologjik, biologjik e
social, shërimi i së cilës është i vështirë dhe i gjatë.
Sëmundja
e harresës apo shlyerja e trurit, nga vende të ndryshme të botës është duke u
trajtuar si sëmundje e shekullit e emërtuar në gjuhën mjeksore si "ALZHAIMER"
(alcaimer).
Alcaimeri
i shoqërisë kosovare, i ardhur si pasojë e egoizmit njerëzor, injorancës dhe
urrejtjës ndaj njëri-tjetrit, sherimin duhet ta gjejë mbrenda vet-vetës.
Kjo është
e mundur të arrihet përmes respektimit të vlerave të njëri-tjetrit, dashurisë,
solidaritetit, humanizmit dhe respektimit të traditave tona fisnike kulturore
dhe kombëtare.
Ne mërgimtarët,
muajin gusht të këtij viti, më rastin e homazheve tek varrezat e dëshmorëve dhe
veprimtarëve në Komunën e Deçanit, u ndeshëm më fenomenin e "alcaimerit"
politik, të lënjës në harresë të njërit prej dëshmorëve të rënë heroikisht në fushën
e betejës.
Fjala është
për Rrustem Bruqin, heroin e Kosovës, veprimtarin e devotshëm të LDK-së, luftëtarin
e rënë heroikisht në betejën e Loxhës, në njërën nga betejat më të lavdishme të
luftës çlirimtare.
Varri i
tij i mbetur në harresë të të gjithëve, i paprekur ( ndoshta i pa vizituar) nga
askush tani e 15 vite më parë!
Të vetmit
jemi ne familjarët që kohëpaskohe sjellim lule të freskëta dhe shuajmë mallin më
Rrustemin,...jemi të indinjuar thellë në institucionet komunale dhe ato shtetëtore
të cilët trajtimin e dëshmorëve të lirisë sonë po e bëjnë në mënyrë selektive;
dikujtë i ndërtohen lapidare dhe komplekse memoriale më paratë e taksa
paguesve, ndërsa dikush tjetër po harrohet dhe anashkalohet nga kujtesa shoqërore
siq është rasti më Rrustem Bruqin e shumë të tjerëve që ranë heroikisht dhe
ballë-përballë më forcat serbe, përfundon rrëfimin Dr. Sylë Bruqi (vëllau i dëshmorit)
veprimtar dhe pjesmarrës i luftës çlirimtare (mjek në radhët e UÇK-së).
Padyshim
së harresa e dëshmorit të lavdisë sonë kombëtare në radhë të parë është politike,...nuk
ishte dashtë të harrohet nga shoqëria civile duke u nisur nga; bashkluftëtarët
e tij, bashkfshatarët, qytetarët e komunës së Deçanit dhe gjithë Kosovës.
Mirëpo përgjegjësia
më e madhe morale bie mbi institucionet komunale dhe ato shtetërore që dëshmorët
dhe martirët e shtetit të Kosovës i trajtojnë sipas përkatësisë së tyre
partiake.
Në këtë kontekst
pa përgjegjësi nuk mbetët as LDK-ja që lenë në harresë veprimtarët më të devotshëm
të saj, luftëtarët e vijës institucionale që ranë në altarin e lirisë.
I tillë ishte
Rrustem Bruqi, aktivist dhe veprimtar i palodhshëm i LDK-së që nga themelimi i
saj, anëtar i komisionit për financim (3%), kryetar i komisionit për çeshtje
strukturore dhe anëtar i komisionit për informim pranë degës së LDK-së në Deçan,
anëtar i këshillit për pajttimin e gjaqeve në Deçan, luftëtarë dhe bashkëpunëtor
i ngusht i Sali Cekajt.
Rrustem
Bruqi Betejen e lavdishme të Logjës, në luftimet ballë për ballë më forcat
serbe, bie heroikisht në fushën e nderit më 6 korrik 1998, rrethë ores 14 e 30
minuta. Varrimi i të cilit u bë një ditë më pas, në oborrin e Xhamisë së fshatit
Isniq, ku edhe sot e asaj dite pushon i qetë trupi i tij,...i harruar nga të gjithë
dhe pa përkujdesje të askujt!
Rrustem
Bruqi nuk është dëshmor i kultit fetar, qëndrimi i mëtutjeshëm i trupit të heroit
të kombit në varrezat e xhamisë së fshatit është i patolerueshëm,..apo më mirë më
thënë është një shpërfillje ndaj vlerave të luftës çlirimtare, nuk i bënë nderë
deçanasve dhe as qytetarëve të Kosovës.
Ky shkrim
le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjën e çdo qytetari të komunës së Deçanit
dhe gjithë Kosovës, së heronjët dhe dëshmorët nuk janë të asnjë partie
politike, feje apo rajoni,...janë të të gjithëve, janë të shtetit të Kosovës.
Andaj përkujdesja
ndaj varrezave të dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës së tyre,
dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje e nivelit kulturor të shoqërisë sonë.