Kerko: a
Agim Gashi: Mos e përdhosni emrin e Rugovës
E hene, 11.11.2013, 08:28 PM
MOS
NGA AGIM
GASHI
E kishim
njëherë një President të cilin na e kishte derguar vetë Zoti.
Ishte
njeri i shkolluar, i menqur, atdhetar, me kultur evropiane e inetlekt të rangut
botror. Vetë Zoti na e kishte dërguar dhe se çka ishte më e rëndësishme,
populli e donte dhe e nderonte. Ai kishte arrit të bënte aleancë me popullin e
tij për ta luftuar armikun në formën dhe me mjetet si lufohej atherë.
Por ne
shqiptarë as nuk jemi me Zotin e as me robin. Kur e pan se ky njeri do ta bëj
edhe Shqipërinë-Shqipëri, iu gjujten në shpin si hijenat e donin ta hanin me
rroba veshur. Çka është mëse e tmerrshme se edhe tani kur ai qëndron roje
atdheu mbi qiellin e Arbërit, hijenat mundohen ta hanë edhe në varr, duke e
poshtruar tmerrësisht. Nuk më çudisin sulmet antinjerzore te disa idiotëve që u
munduan të ia shtrembërojnë edhe biografinë, disa komunistëve e muxhahedinëve,
disa mishngranësve që i dhuruan tritol kur ai u dhuronte miqësi, liri e
buzqeshje. Por çuditem nga disa që krekosen në emrin e tij, kur dikur e lenin nëpër
evropë se skishte para me u kthye në atdhe. Ishin vitet e nëntëdhjeta kur nga
Qeveria e egzilit atij iu ndalua çdo finansim edhe pse populli parat i jepte për
Dr.Rugoven me ekinpin e tij për lobimin e qështjes dardane.
Rasti më eklatant
ishte ai i Norvegjisë kur Rugova nuk kishte ta paguante bileten. Mos të ishte
fondi i Aachenit dhe Marjan Tunaj, ai do të mbeste atje. Kishte raste të tilla
sa të doni por Ai kurr nuk u hidhërua por përkundrazi, i afronte pran vetes
edhe kur ishin ngusht, madje jo rralle edhe kundershtaret e tij. Ai ishte njeri
i Zotit dhe nuk dinte të mbante mëri te njerzit dhe asnjëherë nuk u mor me ata
qe e shanin dhe e fyenin ne format me përfide.
Kishte
edhe raste që opinioni i di mirë kur zyrës së tij iu ndalen telefonat dhe rryma.
Tmerri ishte kur personazhet e tillë që sabotonin punën patriotike të Dr. Rugoves,
dilnin edhe me intervista denigruese e shpifëse në shtypin e kohës duke u
munduar ta shkatrronin rrugën e lirisë që e kishte trasuar me aq mjeshtri
Presidenti ynë.
Ndersa
kulmi i të kqijave që gatuheshin kunder Dr. Rugoves, ishte edhe atëherë kur Dr.Rugova
u kindnapue nga policia serbe. Menjëherë u que hajka kunder tij që të shfrytzohet
një vuajtje familjare, për poshtrimin e Tij me metodat e njejta siç bënte
Millosheviqi. Kundershtarë e LDK-së që ishin në LDK, vrapuan që në Tiranë të mbahet
një mbledhje për ta ndërruar Dr. Rugoven, për ta përjashtuar atë nga LDK dhe për
ta emruar Kryetarin e ri të LDK-së. Aktorët e kësaj amullie tradhëtare kan emër
dhe mbiemër, sot janë akoma aktiv në LDK dhe në emrin e Ibrahim Rugoves veprojnë
dhe mledhin votat për të formuar pashallëqe në atdheun tonë, ashtu si vepron
akoma Hashim Thaqi e PDK.
Nuk
guxojnë, sepse klanet brenda LDK-së janë të lidhura ngusht edhe me Hashim
Thaqin, edhe me PDK-në, edhe me SHIK-un, madje edhe me strukturat e shërbimeve
sekrete serbe. Këta njerz sot kanë pasuri marramendëse dhe se pothuajse
Është për
tu çuditur se si nuk vrehet, që mu ata që dikur ia fiken edhe dritën Dr.Rugoves,
ia ndalën bukën dhe ia prenë rrugën, sot ia uzurpuan emrin dhe djalin!