Kulturë
Agron Shele: Genta Kaloçi - ''Nën petkun e vdekjes''
E hene, 11.11.2013, 06:50 PM
Genta Kaloçi është nga ato autore, e cila e ka shndërruar artin e saj poetik në prelud të filozofisë jetë dhe mesazh të ndërgjegjies njerëzore.
(Këndvështrim rreth Vëllimit Poetik “Nën petkun e vdekjes”)
Nga Agron Shele
Poezia është substrakt i ndjesisë më të thellë shpirtërore dhe si e tillë ajo ejkalon dhe fluidizon emocione dhe ndjenja të papërsëritshme. E parë në këndvështrimin shumëdimesional të ndërtimit dhe strukturës së ngritur, mesazhit, formës (përmbajtjes) dhe gjetjeve do të kuptojmë menjëherë një poezi ndryshe, një poezi e ngritur mbi përvojë të madhe të analitikës dhe psikikës së fjalës, një poezi e konceptuar aforikisht dhe për më tepër një poezi e sugjesticionit dhe teknikës më bashkohore sot. Që në titull autorja Genta Kaloçi vjen me anaforën e petkut, perdes hije që shoqëron jetën dhe nëpërmjet boshtit të saj poetik e sfidon këtë ndjesi, e kanalizon si një proçes që tjetërson dhe transformon, por kurrsesi që shkatërron. Ripërtëritja e jetës, përsosja dhe emancipimi shoqëror janë detabest i gjithë zanafillës krjuese të autores, ku sigurisht nëpërmjet vargëzimi partiturë fjalësh japin tablo të qarta, me shumë ngjyrime, kontraste dhe përthyrje koloritësh në esencë dhe ide. Vëllimi poetik ka ndërthurjen dhe veçanësinë e të shkruar art, ka simbiozën dhe modalitetin më bashkohor, ka filozofinë dhe përqasjen e kohezionit krijuar, ka psikologjinë dhe analitikën e proçesit përjetues. Rrallë bie ndesh me kreatura të tilla krijuese, rrallë ndeshesh edhe me peotikë anaforike, ku mendimi sintetizohet në urtësi dhe urtësia në model jetësor emancipues, për atë që shkon dhe për atë që ringrihet. Shpesh ndeshemi me kritikën e veprës në forma strukturale por dhe figuracionit, kritikë që shkon për shtat me analizën e vargjeve ose të veprës në tërësi, por këndvështrimi më i thellë na çon në të tjera percepetime, të cilat fillojnë me vetëdijen, ndërgjegjien , dhe filozofinë ku mbështetet vepra letrare:
A nuk është
ndjesia dhe bota shpirtërore ajo që na çon drejt idesë?
A ka ndërgjegjie
të plotëformuar për të thyer mitizmat dhe konceptin kohë?
A ka një kontur të qartë ku duhet mbështetur risia?
Këto dhe mori të tjera pyetjesh gjejnë përgjigje në këtë vepër poetike, gjejnë frymën e objeksionit dhe diskutimit për natyrën se si janë sendërtuar, përbëjnë thelbin e koherencës së re letrare që po fryn dhe për më tëpër hedh tezat e mënyrës më të re shprehi qoftë në formë qoftë dhe në përmbajtje.
Vëllimi poetik hapet me poezinë “Jeta”, këtë ekuacion dëshirash dhe dimbjeje, sikurse shprejet autorja, këtë sigmatizim dhe mundësi të dhënë, dhe përse:
për të lënë gjurmët e hapësirave të pakufi, njohje.
Spiritualizmi,
si forma më e qartë e shprehisë shpirt, vesh me nuanca dhe kode gjithë këtë perfomancë
krijimi , e zbret atë tek lexuesi me idenë e glorifilimit për të gjithë, dhe së
fundi kjo ndjesi shprehëse shkëputet ngë vetja përt tu bërë pjesë dhe lançim i
dritëthënieve më të larta mendim.
Harmonia
peotike shëtit dhe ushqehet në të tjera lëndinaja muzash, në të tjera gjetje
profarme dhe kontraste shoqërore, tek dobësia njerëzore, kjo e përshpirtshme
ndjesi që e zhvesh njeriun nga metamorfozat madhështi, tek ndërgjegjia, si pjesë
e proçesit të vetëdijes dhe pranimit të rregullave të vendosura nga po vetë ai,
tek dija, ky proçes njohje dhe përnjohje që nuk njeh kufij, tek hyjnorja, kjo përkryerje që e jep
dhuntia e të qënurit njeri.
Është befasuese, grishëse , por dhe tërheqëse kjo mënyrë tjetër e të krijuarit poezi, shkrirjes së saj në analogji percepetimi dhe ndërthurje idesh psikologjike botëkuptimi, këndvështrim që kapërcen nëpër qerthullat metafizikë dhe njohjes së thellë të elementëve sugjestionivë të karakterit dhe vetë universalitetit në tërësi. Humbja, Vetmia, Hiri im, sjellin një përthyrje mendimi, i cili në fund bën përmbysjen e madhe të idesë fillestare, duke mbjellur shpresën e besimit, por dhe duke sfiduar realitetin momenetal gri!
Sigurisht që përbrenada këtij vëllimi zë vendin e saj edhe lirika, e cila vjen nëpërmjet detratimit mish dhe shpirt, vjen si proçes i ndjenjësisë më të bukur, vjen si ëndërr e bukur vere dhe zbret kumtrit të yjeve si shtojzovalle:
***
Ti dhe unë,
dy
copa akulli
në saharën e epshit tonë.
***
Ti dhe unë,
dy shpirtra të dlirë
të humbur
në
mëkatin përrallor.
I endur
rret mrekullisë poetike të autores Genta Kaloçi, e cila ravijëzon nëpërmjet
shpirtit etik, esencial, të lirë, psikologjik
dhe filozofik, nuk mund të mos vësh në dukje këto elementë thelbësore, nuk mund të mos nënkuptosh risinë e re
krijuese, nuk mund të mos veçosh apo hulmutosh veprën e saj “ Nën pekun e vdekjes”, i cili me të gjitha
ornamentet që e shoqërojnë , gjetjet, dhe risitë që sjell,
i shtojnë edhe një gur më tëpër kalasë së madhe të Letërsisë Shqiptare.