Kulturë
Murat Gecaj: Dhuratë shumë e çmuar
E diele, 10.11.2013, 04:16 PM
“MERITË E DHURATË SHUMË E ÇMUAR E KRIJUESVE TANË TË
TALENTUAR, NË SUEDI”
Nga: prof.
Murat Gecaj, publicist dhe studiues, sekretar i Përgjithshëm
i Shoqatës së Arsimtarëve
të Shqipërisë
Z.Hysen
Ibrahimi, në emër të kryesisë së ShShAKSh-Suedi, i jep “Mirënjohje”, prof. Murat Gecaj (Tiranë, 30 tetor 2013)
1.
Të nderuar dhe
të dashur kolegë e miq, pjesëmarrës në përurimin e librave “Thesar Kombëtar (nr.1 e
nr.2): Për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, botuar nga Shoqata e
Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klemendi XI-Albani”-Suedi!
Shprehi kënaqësinë
time të veçantë që, bashkë me ne në këtë sallë, kemi edhe disa anëtarë të
kryesisë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, me
z. Hysen Ibrahimi në krye; pra, të bashkatdhetarëve dhe vëllezërve e motrave tona,
më banim të përkohshëm në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë.
Me këstë rast,
ju sjell të gjithëve, përshëndetjet e përzemërta të kryesisë së Shoqatës së
Arsimtarëve të Shqipërisë, me kryetare znj. Yllka Beçi dhe të mijat personalisht,
si sekretar i Përgjithshëm!
2.
Në vijim të bashkëpunimit të tyre, që kishin nisur kohë më
parë, me shkollën 9-vjeçare “Demokracia”
të Durrësit, ata e zgjeruan rrjetin e lidhdjeve të tyre edhe në kryeqytet. Kështu
edhe unë u njoha nga afër me veprimtarinë e frytshme: atdhetare, kulturore e
arsimore, të Qendrës Kulturore Shqiptare
“Migjeni”, në
Gjej rastin këtu
të tregoj se, një grup i vogël nga Shqipëria, ku ishim: unë, Viron Kona, gazetarja e moderatorja e Radio-Tiranës, Kozeta Hoxha dhe arsimtarja e
publicistja Kadrije Gurmani, patëm kënaqësinë të ftoheshim
dhe të merrnim pjesë në festimet e 5-vjetorit të krijimit të QKSH “Dituria” e të revistës “Dituria”.
Kjo veprimtari e paharruar, për të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë e suedezë, nga
mbarë Suedia, u organizua në qytetin e vogël, por të bukur Boras, më 14 prill
1912. Aty, ne të ftuarit nga Tirana, u
rrethuam nga dashuria dhe vëllapritja e shumë shqiptarëve dhe miqëve tanë suedezë.
Pas përurimit të dy
veprave të ShShAKSh-Suedi, me valltarët popullorë, në Pallatin e Kulturës
“A.Moisiu” (Durrës, 31 tetor 2013)
Ndër ta, ne
njohëm nga afër edhe veprimtarin veteran të çështjes shqiptare, në Suedi, Sadulla Zendelin-ose siç i thonë të
gjithë me nderim e respekt, Dajën;
kryetarin energjik të Shoqatës së Shkrimtarave, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë,
z.Hysen Ibrahimi dhe shkrimtarët,
botuesit dhe veprimtarët e dalluar: Fetah
Bahtiri, Qibrije Hoxha e Bedri Paci; Ismet Hasani, Hamit Gurguri, Remzi Basha,
Rizah Sheqiri e Murat Koci; biznesmenin e pakursyer Halim Hoti, por edhe veprimtaret e krijueset: Zyrafete Kryeziu, Lule
Bajraktari, Exhlale Shipoli, Vjollca Haradinaj e Dinore Loshi-Qmaga dhe të
tjerë.
Kënaqësi shumë
e veçantë për ne ishte se, në atë veprimtari, njohëm edhe disa miq të shquar
suedezë: Kryetarin e Bashkisë së Borasit, Per
Olof-Hëg; albanalogun e palodhur e mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik; mikun e shqiptarëve Anders Vessman; drejtoreshën e bibliotekës së qytetit, Ana-Karin Albertsson; drejtorin dashamir
dhe energjik të shkollës së Borasit, Fjerdingskolan, Per Kettisen dhe mësueset e asaj shkolle, Anette Ekelund e Sonja Persson, të cilët kanë ardhur disa herë, në Durrës e Tiranë… Por kjo
“listë” është shumë më e gjatë, se sa kaq.
Për kujtimet e
bukura dhe mbresat e pashlyera, sidomos gjatë asaj vizite në Boras e qytetin
Goteborg, pas kthimit në Shqipëri, pra në vitin 2012, shkrova e publikova
librin, me 225 faqe, “Me zëmër në
vendlindje”(Shënime nga Suedia). Për botimin e tij më mbështeti, pa kursim,
atdhetari, krijuesi e studiuesi i palodhur, z.Sadulla Zendeli-Daja, të cilit i jam shumë mirënjohës. Përmes këtij
libri modest, kam dashur të shprehi nderimin, respektin dhe mirënjohjen time për
vëllezërit tanë bashkatadhetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e
Bashkuar të Suedisë, ku kanë gjetur mjedis të ngrohtë miqësor dhe ndihmë të
pakursyer, për të jetuar aty, si të barabartë me vendësit.
Ndërsa, po përmendi
këtu se, kolegu e miku ynë i përbashkët Viron Kona, si pasqyrim të tri vizitave
të tij, ndërmjet Bashkësisë Shqiptare në
Suedi, ka shkruar e botuar tre libra, që sigurisht secili ka veçantitë e veta.
Ata janë: “Bukuri suedeze”, ”Për ju, miqtë e mi” dhe “Zonja nga Borasi”. Uroj që ai të na japë
edhe libra të tjerë, me këtë tematikë.
Një faqe të re dhe
të bukur, pra më vete, përban vizita dhe takimi im me një pjesë të anëtarëve të
Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, të cilët
erdhën posaçërisht, në Vlorë e Tiranë, për të marrë pjesë në festimet madhështore
të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Kujtim i paharruar për ata mbeti
pritja e ngrohtë dhe biseda e zhvilluar, në kabinetin e tij, me
ish-Kryeministrin e Shqipërisë,
prof.dr.Sali Berisha.
3.
Më vjen mirë ta
përmendi këtu, se bashkëpunimi im me krijuesit e palodhur të Shoqatës së
Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, nuk ka vazhduar vetëm përmes
komunikimeve të pandërprera me e-maile, por dhe se shpesh herë kam dërguar e
janë botuar shkrime në Faqen e Internetit “Dituria” dhe në revistën po me këtë
emër, të cilën ma dërgon regullisht në Tiranë, kolegu i palodhur, Sokol Demaku.
Por ekziston edhe një formë tjetër e bashkëpunimeve tona. Pra, jo në një rast,
në shtyp e në Internet, kam shkruar e botuar recensione për libra të rinj të kolegëve, nga
pjesëtarë të Bashkësisë Shqiptare në Suedi. Gjithashtu, kam bërë hyrje ose shënime
përkatëse modeste, në libra të këtyre autorëve, si të Sokol Demakut, Bahtir Latifit e Zyrafete Kryeziut. Mendoj se edhe bisedat e botuara me: z. Hysen Ibrahimi,
znj.Qibrije Hoxha, z. Halim Hoti e znj.Lule Bajraktari, janë dëshmi
e këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë. Ndërsa ka ndodhur edhe që ndonjë koleg ka
shkruar artikuj në shtyp e Internet për libra me autorësinë time, si p.sh. nga Bahtir Latifi, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës.
Por nuk mund ta
anashkaloj edhe gjestin e bukur simbolik dhe ta falënderoj nga zemra kryesinë e
Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi
XI-Albani”-Suedi, që me një vendim të veçantë na ka pranuar “Anëtarë Nderi”, mua dhe shkrimtarin e
publicistin e njohur, Viron Kona. Këtë vendim të tyre, e shpalli sot publikisht
këtu, kryetari i kësaj Shoqate, z.Hysen Ibrahimi dhe e shoqëroi atë me “Mirënjohje”, për të dy ne. Kjo gjë, sigurisht, na shton përgjegjësinë,
që punën dhe bashkëpunimin tonë me Bashkësinë Shqiptare në Suedi dhe me këtë
Shoqatë, ta vazhdojmë pandërprerje edhe në të ardhmen. Se e dimë që, kështu, i
shërbejmë, më shumë e më mirë, Atdheut e
Kombit tonë të përbashkët, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës,
të cilat synojnë të integrohen sa më shpejt në Europë.
Kujtim i paharruar…(Tiranë,
30 tetor 2013)
4.
Dikush në këtë
sallë mund të më qortojë dhe të shprehet, se sot këtu jemi mbledhur për të
folur, posaçërisht, për dy vepra madhore
të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Suedi, “Papa
Klementi Xi-Albani”. Kjo është e drejtë dhe për këtë gjë ju kërkoj ndjesë, që u
zgjata me hyrjen time. Ndërsa dëshiroj të nënvizoj që, për këto dy vepra, mund
të flitet e të shkruhet mjaft dhe është një meritë e dhuratë shumë e çmuar e këtyre
krijuesve tanë të talentuar. Ata, punimet e tyre ia kushtojnë, me zemër të
hapur e të çiltër, vendlindjes, Republikës së Kosovës, shtet i pavarur e
demokratik, por dhe Shqipërisë e mbarë Kombit tonë.
Kam kënaqësinë
të them këtu se ruaj një fotografi të bukur, nga çasti kur kryetari i nderuar i
kësaj Shoqate, z.Hysen Ibrahimi, ma dhuroi një kopje të librit të parë, “Thesar Kombëtar-Për Pavarësinë e Republikës
së Kosovës”. Dhe kjo ndodhi pikërisht në Tiranë, kur po bëheshin festimet e
100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Është me rëndësi,
të dimë e të tregojmë, se anëtarët e kësaj Shoqate, atdhetare e punëshumë, kanë
shkruar e botuar edhe mjaft libra të tjerë, në poezi e prozë dhe vërtet
meritojnë të përgëzohen nga zemra sinqerisht,
për krijimtarinë e tyre shumë të çmuar, e cila ka vlera të veçanta, si për brezin e lexuesve të sotëm, por dhe për
ata, që do të vijnë në të ardhmen.
Pra, nuk u
ndala për të dëshmuar sa më sipër, pasi e di që, për këto çështje e fakte
reale, do të flasin kolegët e mi, shkrimtarët e publicistët: Viron Kona, Petrit
Xhaja e Flora Dervishi.
Në mbyllje të këtyre
pak radhëve, ju uroj nga zemra mirëseardhjen në Shqipëri, si në Tiranë dhe në Durrës, anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve,
Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi e atyre nga Kosova dhe përgëzime të
sinqerta, për botimin e dy veprave
dinjitoze: “Thesar Kombëtar-Për Pavarësinë
e Republikës së Kosovës”! E, në
këtë udhë të mbarë, do të jetë edhe vepra Nr.3, për të cilën këto ditë kryesia
e kësaj Shoqate u është drejtuar, me një njoftim të posaçëm, të gjithë
bashkatdhetarëve.
Pra, paçi
gjithnjë arritje e botime të tilla dhe përherë suksese, në punë e në krijimtari! Begati, gëzime e
lumturi, vetjake e familjare!
U takofshim përsëri
e përsëri, në veprimtari të ngjashme, mbresëlënëse dhe të paharruara!
Faleminderit për
vëmendjen dhe me respekt, për të gjithë ju!
(Fjala e mbajtur, në
përurimin e dy veprave të ShShAKSh-Suedi )
Tiranë, 30 tetor 2013