Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Maqedonia ''Sllavo-shqiptare''
E premte, 08.11.2013, 08:25 PM
Propozimi
grek që Maqedonia të quhet ,,Sllavo shqiptar,, ishte idea ime e para dy
dekadave.
Por, në vend që kjo ide të përshëndetej, komunistët e atëhershëm u tërbuan, duke u sjellë si dhia e zgjebur me bisht përpjetë
Nga Reshat Nexhipi
E theksova këtë të fundit, për shkak se,
Jam i vetëdishëm që, lexuesët, të cilët nuk
më njohin, me të drejtë, do më quajnë jo modest, por megjithatë, rasti e kërkon
të bëhem sot i tillë, edhepse nga natyra jam diametralisht i kundërt. Propozimi
në fjalë, për çudi dhe pa nevojë ka bërë jehonë të madhe në shtypin e Maqedonisë
dhe më gjerë. E them këtë, sepse, qysh në vitin 1992, kur u aktualizua çështja
për Autonomi teritoriale të shqiptarëve në Maqedoni, përmes shtypit, paraqita
opinionin im ,,Maqedonia sllavo-ilire,,- e vetmja alternativë për
stabilizimin e këtij shteti, propozim ky, pothuajse identik me të
sotmin,madje shumë më natyral dhe më objektiv, sepse tregon gjenezën e dy
popujve më të mëdhenj në Maqedoni.
Kjo është një. E dyta, propozimi im shkonte
në favor të maqedonëve dhe të grekëve dhe nuk do inicohej fare çështja e emrit
e cila ka hyrë në dekadën e tretë dhe si e tillë mund të zërë vend edhe në
librin e Gjinisit por, për fat të keq, në konotacion negativ për dy palët e
konfrotuara. Ja pse dy shtetet duhet të ishin të kënaqur me propozimin im:
Maqedonia duhej të pranonte propozimin për shkak se fjala ,,sllave,, qendron
para fjalës ,,ilire,, edhepse, historikisht, duhet të jetë e kundërta, por për
shkak të të qënit shumicë, u takon një lëshim i tillë.
Grekëve propozimi do t iu pëlqente sepse
maqedonasit do pranonin origjinën reale,sllave, dhe nuk do ekzistonte ,,frika,,
nga pretendimet e Maqedonisë së sotme për të ,,depërtuar,, gjer në Selanik, ku,
sipas partisë të atëhershme duhej të mbahej kongresi i dytë i saj!!
Mirëpo, në vend të falenderimit, filluan
bombardimer rafale ndaj meje dhe, për të demantuar propozimin im, si dhe për
shkaqe të tjera, filluan me të madhe përpjekjet për të hedhur poshtë origjinën
tonë ilire, duke na quajtur ardhacakë, kurse në të ashtuquajturën enciklopedi,
na krahasuan me njerëzit e egër, duke paraqitur vehten ,,pasardhës të Lekës së
Madh, gjë që po u koshton shumë shtrenjtë dhe po u kthehet si bumerang, sidomos
me vendimin e atëhershëm, pra të 20 viteve më parë që në qendër të Shkupit
Lekës tonë, nga gjaku dhe i grekëve nga kontributit i ngrenë përmendore 20
metro të gjatë. Kjo u paralajmërua në gazetën javore ,,Fokus,, të Shkupit.
Meqenëse në atë shkrim, nuk përmendej fare
origjina e tij e vërtetë, menjëherë, u paraqita me reagimin ,,Leka i Madh u
takon shqiptarëve,, titull ky i cili u publikua në të njëjtë gazetë
menjëherë në numrin e ardhsëm, kuptohet në maqedonisht dhe në ballinën e saj me
shkronja të mëdha dhe në kolorit, me siguri për të më kompromituar si
historian, sepse një gjë të tillë dëgjonin për të parën herë dhe u dukej
imagjinatë e pastër nga ana ime. Rafale kundër meje sa të duash. Dhe, kushedi
çfarë do të ndodhte me mua, nëse, pas disa muaj polemikash, nuk botohej shkrimi
në gazetën Nova Makedonija dhe në Fokusin e v.1996, citoj: ,,Këto ditë
ekspertët e CIA-s lajmërojnë se Leka i Madh dhe maqedonasit e vjetër ishin
ilirë,, dhe se, citoj ,,Kjo shkon në favor të historianit Reshat Nexhipi nga
Manastiri...,,etj. duke më ngjitur madje epitetin ,,bashkëpuntor i CIA-as,,
gjë që për mua ishte vlerësim i madh, për shkaqe të cilat kuptohen, prandaj dhe
autorit të kësaj shpikje iu falenderova dhe i thashë që, për fat të keq, nuk
kam atë zotsi për të qenë i tillë.
Nuk përjashtohet mundësia që këto polemika
lidhur me Lekën e Madh, bënë që të anaullohet vendosja e përmendores për 20
vjet, aqë sa vazhdoi edhe pezullimi im nga Universiteti i Manastirit ku
ligjeronja lëndën delikate Historinë e kombeve dhe kombësive të Jugosllvisë,
pra edhe atë të kombit tonë, të ciën ua pasqyronja studentëve ashtu siç ishte e
jo siç thuhej në librat e autorëve maqedonas, prandaj dhe shteti komunist,
përveç pezullimit, më ,,shpërbleu,, edhe me 500 faqe dosje e cila bëri që
magjistrimi dhe doktoratura të më vazhdojnë 12 vjet, pasojë kjo edhe e
kodoshëve tanë, të cilëve tani po u del maska, me të cilën luanin rolin e
patriotit.
Por t i kthehrmi Lekës së Madh. Pas 20
vjet,përmendorja e tij u vendos më parë në Prilep, pastaj në Shkup.Kur në
vitin 2001, huliganët dogjën xhaminë e vetme
në Prilep dhe kur pothuajse e vetmja familje shqiptare Luarasi, që jetonte aty,
për të shpëtuar jetën e anëtarëve të saj u shpërngul në Tetovë, shkruajta
tekstin me titull ,,I vetmi shqiptar në Prilep ka mbetur Leka i Madh,,
duke aluduar pra në përmendoren e tij, kurse kur në Shkup u vendos përmendorja
e Skenderbeut, u paraqita me shkrimin ,,Skenderbeu i erdhi gjyshit pranë,
T i kthehem propozimit aktual grek. Ky
propozim bëri që në Manastir intelektualët dhe qeveritarët maqedonas të
organizojnë një mbledhje debative rreth kësaj çështje. Aty, rastësisht, u
ndodha edhe unë. Nuk kisha ndërmend të flas, por nuk durrova dot për shkak se
pothuajse tërë folësit përdornin terme pezhorative për shqiptarët. U ngrita dhe
thashë: ,,Zonja dhe zotrinj, çështjen e emrit unë do ta sqarroj në mënyrë
figurative, përmes emrit im. Me kombësi jam shqiptar dhe mburem për këtë sepse
kombi ynë është ndër më të vjetrit në botë, pra me origjinë nga pellazgët, por
unë nuk mund të mburem fare me emrin im, sepse nuk është emër shqiptari,por
turko-arab.
Mbase, disa nga të pranishmit, e kuptuan
aludimin im, prandaj filluan të reagojnë nga vendi, duke tentuar të pengojnë
bisedën ime. Për t i zbutur, vazhdova,,Megjithatë unë kurrë s kisha për të
ndruar emrin im, sepse njerëzit më njohin si të tillë, disa për iredentist,disa
për patriot,etj. Dhe, nëse fqiu im vinte te unë dhe më thoshte që të ndroj
emrin, së pari do ta shikonja a e ka këtë seriozisht apo bën ndonjë shaka me
mua. Nëse bindesha se nuk është kjo e dyta, do ta largonja nga oborri dhe do t
i thosha që me mua mos ketë më punë. Ose, po të desha të tregohem i kulturuar,
do t i thosha që këtë emër ma kanë vënë prindët e mij, prandaj Ti duhej të
reagonje kur u linda, e jo tani pas 75 vjet,,. Disa nga të pranishmit
duartrokllitën, prandaj vazhdova të flas për ,,fqiun,,.
,,Nëse nuk vepronja kështu,
por pajtohesha me të, për të biseduar rreth propozimit të tij, që ka të bëjë
pra me emrin im, prej atij momenti unë, faktikisht,me qëllim ose pa të, para
fqiut dhe tërë botës, pranonja që emri duhet të ndrohet, prandaj dhe tërë bota,
20 vjet me rradhë më drejtohet pikërisht mua, duke më dhënë në dijeni në mënyrë
indirekte që t i mbahem fjalës që i premtova fqiut,,. Ky sqarrim i tillë,
tensionoi tepër albanofobët e pranishëm, disa prej të cilëve filluan të
reagojnë ashpër, duke u ngritur edhe nga vendi, por me kujdes, sepse, për fat
të mirë ose të keq, ne shqiptarëve na ka dalë emri që nuk durrojmë dot
ofendime, prandaj dhe lehjet bëheshin vetëm nga vendi. Kryesuesi ishte babaj i
një ish studentit im, i cili filloi me mjeshtëri të interpretojë bisedën ime në
konotacion pozitiv dhe, në këtë mënyrë, mbylli mbledhjen.