E shtune, 21.12.2024, 01:26 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ermira Babamusta: Darka me Zv. Presidentin Biden

E premte, 08.11.2013, 06:20 PM


Ermira Babamusta: Darka me Zv. Presidentin Biden dhe senatorët amerikan

Shkruan: Engjell Musai

Darka madhështore “Jefferson-Jackson Dinner” është një traditë përvjetore e partisë Demokratike në Sh.B.A., emëruar pas dy presidentëve legjendarë Thomas Jefferson dhe Andrew Jackson. Këtë vit, darka u zhvillua në kryeqytetin e West Virginia, në Charleston ku figura e njohur dhe e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan Ermira Babamusta, ishte e ftuar nderi e senatorit Jay Rockefeller. Dinjitarë të lartë të qeverisë amerikane morën pjesë në darkën e famshme dhe fjalimet e hapjes u mbajtën nga Zëvëndës Presidenti i Sh.B.A-së Z. Joe Biden dhe senatori Joe Manchin.

“Jam shumë e gëzuar që pata rastin ta falenderoj personalisht senatorin e njohur z. Jay Rockefeller për shërbimin e tij rreth 50 vite për kombin e madh amerikan. Unë dhe senatori kemi të përbashkët faktin që shërbyem si vullnetarë të shërbimit publik nëpërmjet AmeriCorps Vista, program kombëtar krijuar nga presidenti Bill Klinton për të angazhuar sa më shumë qytetarët në zhvillim të komunitetit. Senatori Jay Rockeller bashkë me gruan e tij znj. Sharon më falenderuan për perkrahjen time dhe senatori më tha që akoma do vazhdojë t’i shërbejë interesave të popullit dhe kombit amerikan edhe mbas daljes në pencion nga Senati,” tha Ermira Babamusta.

Veprimtaria u mbajt në sallën Grand Hall të qendrës “Charleston Civic Center” të shtunën me 2 nëntor 2013, në Charleston, West Virginia (WV). Darkën e hapi z. Larry Puccino, kryetari i Komitetit Ekzekutiv Demokratik të West Virginia-s. Pas himnit kombëtar u prezantuan dinjitarët e lartë politikë të shtetit të WV si guvernatori Earl Ray Tomblin, prokurori i përgjithshëm Darrell McGraw, sekretarja e shtetit Natalie Tennant, senatori Joe Manchin, kongresmeni Nick Rahall II, etj.  Pasi fjalën e mori senatori Joe Manchin III dhe shkëmbeu përurimet e tij për daljen në pension senatorit Rockefller, Zv. Presidenti Joe Biden vijoi me fjalimin e tij si i ftuar kryesor dhe foli për veprimtarinë e senatorit Jay Rockefeller gjatë 50 viteve të tij në shërbim të Amerikës.

“Ishte një nder i madh të isha pranishëm me figura të larta të qeverisë amerikane, duke përfshirë dhe liderin e fuqishëm z. Joe Biden, për të cilin pata rastin të punoj në fushatën e tij dhe presidentit Obama në 2008 dhe 2012 dhe e kam ndjekur nga afër në seancat e Senatit amerikan gjatë punës time në Kongresin amerikan. Zv. Presidenti Z. Joe Biden të bën për vete me tregimet e tij dhe më befasoi me tregimet që rrëfeu rreth vizitës së tij dhe senatorit Jennings Randolp vite më parë në qytetin tim, Morgantown, ku po ndjek doktoraturën në universitetin West Virginia University,” shtoi Ermira Babamusta.

Në janar senatori Jay Rockefeller deklaroi se nuk do kërkojë termin e gjashtë në 2014 për Senat. Z. Biden ka shërbyer 24 vjet së bashku në Senat me z. Rockefeller dhe tha: “nuk ka as një burrë apo grua në Senat që nuk ka besim tek Jay Rockefeller. Asnjë!”. Tashmë 76 vjeç Z. Jay Rockefeller ka shërbyer 30 vjet në Senatin Amerikan dhe 50 pjet për WV, duke filluar si vullnetar i programit VISTAEmmons, WV në vitin 1964.

“Unë dhe senatori Jay Rockefeller kemi të njëjtin pasion për t’i shërbyer publikut në të mirë komunitetit dhe popullit. Në 2008 punova për Kryqin e Kuq në bashkëpunim me Departamentin e Mbrojtjes dhe NYPD, policinë e New Yorkut, si pjesë e programit AmeriCorps Vista. Pasi trajnimet e VISTA-s i kryeva në Philadelfia, më spostuan në qytetin e New Yorkut për të ndihmuar qytetarët në përgaditje në raste emergjence,” deklaroi Ermira Babamusta.

Darka kishte mbi 1600 pjesëmarrës. Pas fjalimit të Zv. Presidentit Z. Joe Biden, Senatori Jay Rockefeller, gruaja e tij Sharon dhe vajza e tij Valerie folën për veprimtarinë dhe influencën e familjes legjendare Rockefeller.

“Kjo ishte një darkë historike tradiconale e partisë demokratike në Sh.B.A, dhe një nder i madh për mua të isha pranishëm dhe të përkrah senatorin Jay Rockefeller. Z. Rockefeller ka sjellë shumë ndryshime sidomos në shtein e W. Virginia: ka sjellë kompanitë Toyota dhe NGK, ka krijuar programin e inshurancës shëndetësore për fëmijë, ka financuar me miliona në edukim, dhe ka krijuar klinika për të moshuarit dhe veteranët e luftës. Edukimi, shëndetësia dhe veteranët janë disa nga programet që merrem nëpërmjet kompanisë time joqeveritare Aksioni për Paqe, Peace Action Foundation”, theksoi Ermira Babamusta.

Ermira Babamusta po vazhdon studimet në Universitetin prestigjioz të Harvardit, në Inteligjencë & Mbrojtje Sigurimi Kombëtar. Në të njëjtën kohë po përfundon disertacionin rreth Kosovës në universitetin e dytë që ajo ndjek te West Virginia University në degën Diplomaci dhe Shkenca Politike. Me 11 shtator 2013 Ermira Babamusta lançoi organizatën e saj “Peace Action Foundation” për të përkujtuar viktimat e tragjedisë 9/11 dhe për të promovuar paqe, drejtësi dhe vlera demokratike e humanitare (www.peaceactionfund.org). Gjithashtu Ermira Babamusta ka fituar nderin e lartë “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan për kontributin e saj në qeverinë amerikane, diplomaci dhe humanizën në Kosovë dhe botë. Ermira është promovuese e kulturës shqiptare dhe krenohet me prejardhjen e saj shqiptare. Synon forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane, një traditë 100-vjeçare e familjes Babamusta.

“Shqipëria ndonëse shtet i vogël është i fuqishëm nga ana strategjike dhe rëndësia që ka në rajon. Vlerësoj lidhjet e forta Amerikë-Shqipëri-Kosovë dhe uroj që këto lidhje të forcohen më shumë në të ardhme. Si aleate e fortë dhe mike e lashtë e Shqiptarëve, Amerika është treguar gjithmonë fisnike për kombin dhe popullin shqiptar. Po ashtu dhe kombi shqiptar gjithmonë ka përkrahur miken e saj Amerikën ndër vite. Me rastin e pavarësisë në nëntor i uroj kombit tim të dashur Gëzuar Pavarësinë dhe i uroj shqiptarëve kudo që janë suksese. Kosovës i uroj suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në udhëheqjen e re lokale me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, në rrugën e saj demokratike drejt inegrimit europian. Vlerësoj progresin në Kosovë dhe përkrahjen e aleates strategjike Mbretëria e Bashkuar, që ka dhënë kontributin e saj për fuqizimin e Kosovës. Falenderoj Amerikën dhe Anglinë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme,” u shpreh Ermira Babamusta.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora