| E marte, 05.11.2013, 06:53 PM |
Nehat
Ramizi
Malli i
pashuar
(Kujtim për
djalin)
Shkoj
shpesh në Prishtinë, në sofrën e djalit
Shpirti më
gazmon nga drita e syve të mi
Në çantë i
dërgoj luleshqerrat nga livadhi
Në duar
ca molla të bukura nga kopshti.
Ulemi në tryezë
si dy shokë të vjetër
E Tërnoci
na vjen të dyve si vëlla gjaku
Bekuar
qoftë liria, urojmë me gota verë
E sytë tanë
shkëlqejnë si kopshti n’ pranverë!
Unë e bëra
rrugë të gjatë deri në Prishtinë
Rrugë e
ndaluar me më shumë pengesa
Tërnoci të
përshëndet djalë me shtatë lugina
Në ëndërr
ta shohësh ti bir pash shpirtin tim!
Muzgu në kryeqytet
sa shpejt arriti
E përqafova
djalin mallin ta shuaj
Bukur
gjatë kohë nuk e kisha parë
E ka të ndaluar,
se shkeli padrejtësinë!
Mos e
harro Tërnocin e di e ke mall
Një natë e
kaluar, po kurrë e ngopur
Kthehem sërish
ku linda, ku më pret vendi.
Këtu më pret
lagja dhe shkolla me nxënës
Këtuu më presin
lulet, varret dhe kështjella
Në kopshte
edhe ara këtu në Luginë
Në vatrën
e vjetër, ku e kaloj vetminë!
Kosovë,
djep i përkundur në mote
Dhe kur
shpirti heshti në boshtësi
Ti, Kosovë,
notove e lirë dhe përmbi re
Rruga
jote na vjen si me magji
Na rrit
brenda vetes një lis a luleshqerrrë
Çdo pjesë
e jetës tënde është larë me stuhi
Qëndresa
jote nga mot është lakmuar
Kërrusjen
s’e provove kurrë në histori
Mes
shtypjes, mjerimit rritëm fëmijë
E kurrë s’na
panë të dorëzuar
Në stinimin
e kohërave ne vumë kurora
E dora
mbeti përherë e palodhur
E dhimbja
u bë murranë në kohëra
E
dashuria u bë kala e pamposhtur.
E sërish
u hodhëm në krahë të ëndrrës
Nga hiri
ngritëm një mal me krisma
Në tel të
lahutës e në sup të këngës
U bëmë feniks
në male e fusha lugina.
Më fal,
shumë!
Më fal, e
dashur se të desha fort
Më fal, e
dashur, se të lëndova shumë
Më fal për
thashethemet që ecën si shqotë
Më fal për
lotët që s’shterruan kurrë
Më fal për
miqësinë që keq e shkatërruan
Më fal, më
fal, për të gjitha më fal
Më fal për
fundin e egër, të shkretuar
Më fal se
shumë dashuri ty të dhashë
Të lutem,
më fal e shihmë si më parë
Vëre në garë
dashurinë e ndërsjellë
Merre
zemrën time si një flakadan
Merre të vërtetën
zbukuro një jetë.
Më fal që
shumë herë të hapa telashe
Dashurinë
e sinqertë kurrë s’e kuptove
Më fal, më
fal për dhjetra e dhjetra faje
Që dashuria
mbeti si fjalë boshe
Të vërtetën
askush s’mund ta zbulojë
As dheu i
varrit s’do përballojë një ditë
Më fal e
merre të vërtetën kudo
Ndoshta në
botën tjetër gjejmë amëshim
Të dashurova
më fal s’kam të drejtë
Po zemra
ime jeton me një shpresë të rrallë
Edhe pas
asaj mos më gjyko kaq rreptë
Se fort vështirë
po i bëj sonte ballë
Ta njoh
shpirtin që vuan për mua
Një dru i
rëndë që zemrrën ta rëndon
Mos lëndo
zemrën aq shumë të plagosur
Në shpirtin
tim ke një fole të ngrohtë.
Ofshamë zjarrmije
Zjarri në
deje si qumështi po gufon
Ky
shpirti im qetësi për dreq, jo nuk ka
Kthema
pranverën që në sy të bleron
Të pushoj
në qetësi me këtë ofshamë
Kthemi
ylberet me aq drita shumë!
Ta jetoj
dhe unë jetën me dritën e gëzuar
Merre
shpirtin e si në djep ma përkund
Mikloje
me kujdes e me duar paluar
Shtrëngoje
me duar aty, thellë në gjoks
Në zemrën
tënde bëj një vend të ri
Përkëdhele
atë shpirt, kudo ledhatoje
Dritësoja
errësirën me dritë e lumturi.
Premtim
lajthitjesh
Pranoj se
u deha nga premtimet
E puthjet
në jetë m’u ngatërruan
Nga
jehona e fjalëve mbeta jetime
Me
intriga pushoi puthja e pambaruar.
Më gënjeu
fjala që atë ditë besova
Me gënjeshtra
që i preka në çdo cep
Pikëla
lotësh goditën shpirtin në kohëra
Zjarri në
zemër krijoi humnerë.
U deha atë
ditë sikur dehesha me verë
I gënjyer
nga premtimi i pambaruar
Në zemrën
time bëra kala rëre në det
Ekstazë magjie
në shpirtin e shkrumbuar
Në atë kurorë
shkëlqimi u deha pa masë
Luaja me
buzë me ikonë virgjerëshë
Afshi i
dehjes krijoi një pallat të lartë
Shtigjet
e jetës më përplasën cep më cep
BOX
Poezia e një poeti që ka rrahjen e përjetshme të zemrës së kombit në jetën dhe veprën e tij. Namik Selmani Shkrimtar Kur nisa të lexoj një nga një veprat letrare të Nehat Ramizit, të flas për zhvillimin e letërsisë shqipe në Zonën e Luginës së Preshevës ku ai është edhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të kësaj zone dhe të punoj pak te poezitë e tij, më shkoi në mendje një letër që ia dërgonte të madhit Jeronim De Radës romantiku shumë i shquar francez Lamartin. Ishte viti 1844 e frëngu i mençur sapo kishte lexuar dy poemat që poeti ia kishte dërguar për t’i lexuar. Ishte rënduar shumë nga shëndeti De Rada aso kohe ishte vetëm 30 vjeç. “Fjalët e poemave tuaja do të mbushin me krenari çdo njeri”-i shkruan ai e për të ardhur te ato fjalë Lapidarë që do t’i kishte zili çdo krijues në rrugën që e priste pas botimit të veprave. “POEZIA KA LINDUR NË BRIGJET TUAJA DHE ATJE DUHET TË RITHEHET”-i shkruan ai me kaq entuziazëm në letrën e tij falënderuese dhe përshëndetëse. Edhe për 60 vjet ky urim dhe falenderim francez do ta ndiqte poetin tonë që u thinj si një bekim shqiptarizmi për atë që do të bënte deri në atë vdekjen më të dhimbshme e më të bukur si një mësues i gjuhës shqipe në moshë 90-vjeçare.
E në historinë e kulturës shqiptare në të gjithë trevat shqiptare në diasporë ky letërkëmbim ishte dhe mbetet shumë simbolik në mesazhet që ajo sjell De Rada u bë një thinjosh i moshuar që vdiq i varfër, pa zjarr, pa bukë, por me librat e gjuhës shqipe për fëmijët arbëreshë për shkronjëshkrimin e shqipes në atë zonë paksa të humbur të Italisë diku në Jug të saj.. Po, po, edhe poezia e Nehat Ramizit ka lindur në Luginën e Preshevës dhe është pasqyra shpirtërore e popullsisë shqiptare të kësaj zone. Unë nuk dua të imitoj saktësisht dhe miqësisht Lamartinin e madh që përfaqësonte në një farë mënyre edhe kulturën franceze, për mikun tim, për poetin, për mësuesin, atdhetarin Nehat Ramizi. Edhe pse druaj shumë sinqerisht, por edhe me një fytyrëskuqje se mos nuk ia jap aq sa e si duhet “hakun” për atë që ai ka bërë. Edhe unë po i jap urimin për këtë libër të radhës së Nehat Ramizit si një mesazh falenderimi nga Çamëria. Po ia jap këtë urim këtë falenderim si shqiptar. Si një shqiptar që mbaj në supet e mia jo pak halle të Kombit si ka edhe ai atje në Tërnocin e tij shumë të dashur për të cilin thotë se i është borxhli për vargun për djersën, për përkushtimin, për për të ardhmen. Poeti dhe entografi Nehat Ramizi mund të kishte kujtesën e brezave edhe me lavdinë e Njeriut të Punës edhe me zilet shkollore që e ndjekin prej dekadash në një shkollë që mban emrin e nderuar të Muharrem Kadriut shumë të njohur në Zonën e Tërnocit, të Bujanocit.
Në fund të fundit është një “Shqipëri tjetër e vogël” brenda “Shqipërisë së copëtuar që para 100 vitesh. Po ai dhe ne të gjithë e dimë se atje në Tërnoc zilja shkollore nuk është e njëjtë si në zonat e tjera shqipfolëse. E të bëhesh mësues i fjalëshqipes në një fshat shumë të madh me rreth 10 000 banorë dhe me rreth 2000 familje kryesisht shqiptare është fort e bukur, e bekueshme. Vetëm pak kilometra larg është Presheva me aq halle mes të cilëve është edhe gjuha shqipe. Nuk është vetëm një dërrasë e zezë, dhe një fletore ku shkruhen disa fjalë, fjali ku recitohen disa poezi. Poezia e tij është në të njëjtën kohë e ndarë në dy pjesë në atë të fëmijëve dhe për të rritur. Ajo ka një “prapavijë” shumë të fortë. Poeti Nehat e ka ngjizur poezinë e tij në Tërnoc, në Bujanoc e më tej në Prishtinë në atë kryeqendër kulturore shqiptare për ish Jugosllavinë. I duhet që të merrte shumë obligime për shqiptarët e atij shteti të stërmadh. Poezia e tij është një pasaportë e sigurtë e asaj që ai ka në jetë. Ka obligimin prindëror. Shihni se sa e ngrohtë është poezia për djalin e tij që i banon në Prishtinë! Shihni se sa i ngrohtë është ai kur flet për nxënësit e tij të dashur, për historinë, për të sotmen! Në poezinë e tij ka nderim për dëshmorët. E pamë këtë edhe në takimin që bëmë në Trekëndëshin e Paqes në Zhegër të Gjilanit, ku u takuam në përvjetorin e 12-të të fitores së forcave të Natos mbi ushtrinë serbe dhe Çlirimin e Kosovës.
Poezia e
tij ka rebelim kundër padrejtësisë që ende është pjesë e jetës sonë sociale, po
që kësaj radhe ai e ka parë me poezinë e tij. Ai trishtohet shumë kur sheh këtë
padrejtësi që ende ekziston në shoqëri. E në hartën e dhimbjes së tij njerëzore
është edhe pamundësia e tij për të ndihmuar të gjithë njerëzit që janë në nevojë.
Ka gjeografi mbarëkombëtare si vepron me Kosovën, me jehonën shkronjore të Manastirit.
Brenda Tërnocit të tij ka lumë të bukur, ka përkëdhelje shqiptare, ka festa të bukura,
ka njerëz që besojnë te Zoti dhe te ardhmja e kombit të tyre Nehati është mësuesi
që në çantën të tij ka vetëm libra, libra, libra, poezi, qëmtime të folklorit të
zonës duke përfshirë këtu me qindra fjalë të urta të zonës që janë vertet
visare për këtë zone. Vëllimi që po ju paraqesim patjetër që është një arritje
e madhe jo vetëm për këtë poet po edhe për poezinë shqipe të shqiptarëve të Luginës
së Preshevës si quhet në emërtimin shqiptar banorët shqipfolës të Preshevës,
Medvegjës dhe Bujanocit. Pjesëmarrja aktive e tij në të gjitha aktivitetet
letrare në shkallë kombëtare pa folur për ato lokalet e ka bërë Nehat Ramizin
një zë të fortë të sigurtë edhe në poezitë e tij. E pra poezia e tij që është në
këtë vëllim është “pasaporta”‘ që do të donim që ta kishim të gjithë në shpirtin
tonë shumë ëndërrimtarë dhe të palodhur për atë që nuk do të mungojnë kurrë në jetën
në poezinë e Nehat Ramizit. (Namik Selmani)