Kulturë
Murat Gecaj: Shpirti poetik i Ilirjana Sulkuqit
E diele, 03.11.2013, 09:19 AM
SHPIRTI POETIK I
ILIRJANA SULKUQIT, PËRMES NJË DOKUMENTARI…
(Veprimtari , në Muzeun
Historik Kombëtar)
Nga: Prof. Murat Gecaj
Jemi mësuar që,
në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë, të marrim pjesë
në veprimtari përuruese për libra ose ekspozita pikture.
Kur salla
kryesore ishte mbushur plot me të ftuar, poetë, shkrimtarë, publicistë e
studiues, punonjës të arsimit e kulturës, nga media e shkruar dhe ajo
elektronike, përpara dolën një grup kolegësh. Ata ishin organizatorët dhe
realizuesit e një dokumentari të bukur, me titullin e zgjedhur “Lirikë shpirti”, kushtuar jetës dhe krijimtarisë
së gjerë e të bukur poetike të Ilirjana
Sulkuqit.
Nuk zgjati shumë
salla ra heshtje. I pari e çeli veprimtarinë
regjisori i dokumentarit, Kolec Traboini. Pas atij, sigurisht shkurt, folën
publicisti Albert Zholi, skenaristja Angjelina Xhara dhe kameramani Ilia
Terpini-“Mjeshtër i Madh”. Ndërsa vetë
Iliirjana i falënderoi nga zemra realizuesit e këtij dokumentari dhe pjesëmarrësit
në këtë veprimtari.
Të pranishmit e
ndoqën me kurreshtje dokumtarin, i cili nisi të shfaqej në ekran. Ai përmbante filmime
nga jeta e Ilirjana Sulkuqit dhe recitime të disa poezive më të zgjdhura të
saj, nga aktorja e njohur Margarita
Xhepa.Tematika e tyre ishte e larmishme dhe i kushtoheshin mallit për vendlindjen,
nënës, Kosovës, mërgimit etj.
Pasi të
pranishmit e duartrokitën nxehtësisht këtë dokumentar, për ata u dhanë në ekran
pjesë filmike, kushtuar jetës e krijimtarisë së poetes së persekutuar dhe
tanimë të ndjerë, Zhaneta Ogranaja,
si dhe ato me temë: “Migjeni, si Krisht”, realizuar nga K.Traboini.
Por, në
mbyllje, interesin e veçantë të të pranishmëve e tërhoqi dokumentari kushtuar
historikut të krijimit dhe veprimtarisë atdhetare të Shoqërisë “Vatra”, me organin e saj “Dielli”, në
2.
Ndoshta, nuk është
e nevojshme të ndalemi këtu gjerësisht në jetën dhe krijimtarinë letrare të
Ilirjana Sulkuqit. E them këtë gjë, pasi atë e gjejmë të pasqyruar në disa
qendra Interneti e në shtyp, për atë flet skedari i Bibliotekës Kombëtare etj.
Megjithatë, dëshiroj të rikujtoj se kjo bijë e njohur e Elbasanit, pas
mbarimiut të studimeve për gjuhë-letërsi, punoi ca kohë gazetare në Tiranë dhe
që nga viti 2004, është vendosur familjarisht në Nju Jork.
Krijimtarinë e
ka filluar që në bankat e shkollës. Frtyt
I kësaj pune janë mbi 10 libra poetikë të botuar, duke nisur që nga viti 1974.
Ndër ta, dëshiroj të përmendi këtu dy vëllime me shumë autorë, të përgatitur
nga Ilirjana, kushtuar nënave, me titullin “Karvan
dashurie”. Për disa nga libra e saj, është
nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe disa libra të saj janë përkthyer
në gjuhë të huaja. Bën pjesë në disa
shoqata të ndryshme të shkrimtarëve e publicistëve dhe drejton revistën
letrare-artistike “Pelgrini”, me
shkrime kryesisht të emigrantëve shqiptarë.
…Rikthimin përmes
një dokumentari të veçantë, e Ilirjana
Sulkuqit, kësaj poetje të dashurisë e dhimbjes njerëzore, në mjediset e krijuesve kryeqytetas, ajo e
meriton plotësisht. Njëkohësisht, ishte dhe diçka emocionuese, si për atë vetë
dhe pjesëmarrësit e shumtë në veprimtarinë, që përmendëm më lart.
Me këtë rast, i
urojmë asaj: shëndet të plotë, arritje të reja në krijimtarinë letrare, begati,
gëzime dhe lumturi në familje!
Tiranë, 11 tetor 2013