E enjte, 14.11.2024, 05:15 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Mbi etnosin e Agron Mulliqit

E diele, 27.10.2013, 05:02 PM


Mbi etnosin e Agron Mulliqit

Si çdo vepër e madhe, ndjenjat e thella të Mulliqit do të kenë dhe e kanë një domethënie shumë më të madhe sesa përpiqen të shprehin

Nga Dr. Ilir Muharremi

Shumë detaje, forma joreale gjeometrike, të krijuesit Agron Mulliqi u ekspozuan të mërkurën në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Kjo nuk qe ekspozitë e parë e tij, por për nga puna e madhe, ajo zmadhon emocionin talentin, zinxhirin e shpirtit. Unë si kurator jam i kënaqur me punën e tij, me përkushtimin e madh ndaj një ndjenje të veçantë që çdo kush nuk mund ta shpërfaqë. Aty çfarë ndodh, një përpirje emocionesh të kontrolluara për nga forma, por jo nga logjika. Çdo gjë vepron si duhet, na kthen në një paranormale që do ta kujtonim.

Hapësira i nënshtrohet secilit

Krijuesi nuk e mat kohën, e as nuk i nënshtrohet asaj. Kozmosi i tij është i madh dhe kjo përpiqet të na tërheq në një detaj intim, historik të etnos që bukur përplaset në pëlhurë. Të vijëzuara, të përpunuara sikur të mendoheshin, do të ishin vërtet një mal i logjikshëm, por këtu nuk është esenca. Loja, lozja, mahnitja, stilistja, qëndisja, ndodh mu aty kur autori nuk e di se çfarë ndodh më tutje. Kompozimi është ireal, mistik i nënshtruar ndaj një bote që s'do mend as ai nuk do ta përcjellë nga ndjenja. Nuk ka arsye ndjenja të komentohet e aq më pak të korrigjohet, sepse aty do ndeshet kufizimi i asaj që përpiqet të dominojë në liri, kjo liri ngritët në piedestal të hapësirës që ngulfatet nga forma, por përse të mos ngulfatet, kur e dimë që hapësira i nënshtrohet secilit. Unë si kurator, nuk do ta mendoja një ngacmim të artit që ndodhi në hapje. Një muzikë që me mushkëritë e saj përfaqëson një të ardhme të virgjër që gjithkush do kërkon melodinë. Simfonia vërtet valëvitet vargëzohet , klithë krijon rimë në mes ngjyrës, vargut, vijës dhe motivit. Aty çdokush do të gjejë një element të tijin qoftë ai pagan, mitik, historik, postmodern, çfarëdo të jetë , kryesorja është prekja, ngjizja, dhe kureshtja për të vazhduar dhe konsumuar artin. Befasuese është që prej 432 copëzave të vogla të krijohet një ngjarje, një rrethanë, tregim, pohim, që valëvit flamurin e dorëzimit të ndjenjës në vete, këtë ndjenjë, ai e mistifikon në një membranë kujtimesh të së kaluarës, sikur kjo e kaluar na pengon, na dikton për të ardhmen. Mulliqi nuk flet shumë për atë të kaluar apo të ardhme, dora e tij kufizon , ndjen lirinë e kërkuar, por prapë izolohet në një kompozicion, sikur thërret për liri absolute e që është absurde. E menduar mirë, në fakt e dorëzuar për mrekullisht ndjenjës, e cila e bënë fëmijë autorin, sikurse pohon mbi atë që e sheh e që nuk gjen gjuhë për ta shpjeguar. Peneli mrekullisht lëviz, rrokulliset mbi lesonit, si në anë të majtë po ashtu të djathtë, vargëzohet, krijon portretin, maskën, piramidë, spiralen, diellin, jetën, zotin, shpirtin, kaosin, të ardhmen, të gjitha mbi etnosin nga i cili u edukuam për t'u postmodernizuar mbi kubizmin e fshehtë. As Mulliqi nuk e di atë që e krijon, por vërtet është mirë kjo, sepse sikur ta dijë nuk do të ishte ashtu e thellë.

Piktura nuk mund të kapet

Si çdo vepër e madhe, ndjenjat e thella të Mulliqit do të kenë dhe kanë një domethënie shumë më të madhe sesa përpiqen të shprehin. Madhështi, qëndrueshmëria e asaj ndjenje ose pakënaqësie rishfaqet brenda në veprime, mendime individuale, të përditshme dhe pasurohen nga ky shpirt që as vetë nuk i njeh. Ndjenja mosha e cila aspak nuk përshkruhet në art shprehin një klimë vetvetiu të një universi që ndriçon botën e brendshme dhe të jashtme. Por, ndjenja e pamenduar apo absurde mund të godasë çdo njeri. Ai njeri nuk di si ta përshkruan këtë mrekulli force, këtë bukuri të vijës, detajit, ngjyrës, shtrembërisë reale, pasurisë individuale që është shumë e pakapshme nëse nuk e ke ndjerë ndonjëherë. Vërtet tek njeriu gjendet diçka që nuk mund ta kapim dot. Këtu është një madhështi force estetike irracionale, e paanalizueshme, por e thellë, shprehëse, çoroditëse, praktikisht, që shpreh thellësinë e shpirtit.

Shpirti nuk mund të kapet, sikur piktura e Mulliqit, por nëse kapet, atëherë e tradhton trupin. Të dyja në një trup, në një kompozicion të vërtetësisë, apologjisë, përcaktohen mbi ndjenjën e së vërtetës. Këtu ma kujton absurdin e stërngarkuar të Kamysë, që gjemë tek Sizifi i lumtur. Metoda e paplanifikuar dominon sinqeritetin e artit, por kjo është më se e vërtetë dhe duhet të jetë. Mulliqi nuk ka nevoja ta kuptojë, sepse e ka të liruar nga zinxhirët e shpirtit, që i nënshtrohen talentit, shkathtësisë artistike. Këtë ndjenjë mund ta rrokim në botë të ndryshme, valëzore, të inteligjencës, të një arti të jetuarit që buron nga një klimë absurditeti të shpirtit. "Aksentë nga jeta" është një titull mjaft simbolik, që nuk përmbyset mbi dekoret. Aty gjejmë jetën plot ngjyra, aspak të njëjtë të nënshtruar në një kontrast, si nga forma, vija, harmonia, disharmonia, realja, e cila maskohet nën irealen, por sido që të jetë, ekziston dhe ngrihet në raport me kohën biologjike, fizike dhe artistike. Revolta e artit është njëmend absurdi. Ajo që është e pamundur, por në fakt e mundur sepse përmendet. Aksentët nuk janë logjike, sepse nuk burojnë nga logjika e përditshme, më mirë që nuk zënë vend aty. Arti fluturon më lart dhe shpreh një butësi të qiellit, të kodrave, të vizatimeve, me përmbajtje iluzore, që janë shumë të largëta më shumë se parajsa e humbur. As unë e askush nuk mund të japë ndonjë përfundim , përkufizim të saktë, sepse nuk jemi autori i tërë i asaj që zgjon krijimin mbi vazhdimësinë. Tanimë kryesorja u bë, unë mund të vendos mbi atë që është, mbi atë që lulëzon dhe kundërshton formën, këtu ai përpiqet të japë dozë krijimi, nuancë të së vërtetës reale, që na dedikohet dhe na përket neve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora