E shtune, 21.12.2024, 12:58 PM (GMT)

Kulturë

Guri Seferi: Dritëro Agolli pret publicistin Luan Kalana

E diele, 27.10.2013, 04:11 PM


Me poetin  Dritero Agolli,  Nderi i Kombit

Nga Guri Seferi

Dritero Agolli, priti keto dite ne Tirane,  ne shtepine tij dhe zhvilloi nje bisede vellazerore me publicistin shqiptaro-amerikan z.Luan Kalana me banim ne SHBA.

Takimi ishte emocionues i permallshem, i ngrohte e miqesor. Biseda u perqendrua per Devollin e shenjte e devollinjte e mencur , trima e punetore te medhenj, me kujtime e mbresa nga jeta, duke e perifrazuar Devollin, muze i gjalle kulture ne bote, ne rrugen e gjate e te mundishme te devollinjve,  ne emigracion te tre gjeneratave, per vendlindjen e tyre, fshatrat binjake me tradita te njejta historike e kulturore,  Menkulasin e Vishocicen.

Poeti Dritero Agolli,  e ngacmoi biseden ne fushen e krijimtarise e letrare dhe ne ate te letrave, midis te tjerave, permendi e vleresoi, shokun, kolegun dhe bashkefshatarin e Luanit, ne profesion e ne krijimtari, poetin e madh lirik e modern vishocicar te Shqiperise se sotme,  Skender Rusin,  pa haruar dhe devolliun tjeter , romancierin e talentuar , Thani Naqon, fabulistin komediograf Skender Demolli, poein e talentuar Luan Xhuli,  studjuesin e kritikun letrar, mjeshterin Kosta Nake, e shume te tjere te cilet perbejne nje plejade te ndritur ne letersine tone mbare kombetare.

Me pas autori i dhuroi poetit librin "Devoll Albania, sprove"me autografe, si vazhdim i shkrimit , qe hap faqet e librit kushuar poetit Dritero Agolli, Nderi Kombit,  nje Homer i gjalle i Shqiperise,  me kujtime e mbresa nga takimet e perbashketa ne vite.

Poeti Dritero Agolli, i cili ka ndjekur me interesim komentet e vleresimet e librit ne mediat letrare, dhe promovimet e librit, ne Bilisht,  Korce dhe ne Tirane,  ne Akademine e Shkencave,   e  ka cilesuar librin ,  nje mozaik i ri çmuar, qe i shtohet thesarit kulturor e letrar kombit tone.

Biseda kaloi pa u ndjere,  ne aspekte e jetes ne vend dhe te ardhmen e Shqiperise ne rrugen e gjate te demokracise, dhe disi familjare duke bere dhe humor.

Poeti Dritero Agolli, mosha e ka renduar, por e ka  fisnikeruar,  ajo e ka rinuar ne memorie e kujtese, me nje krijimtari te moshes djaloshare, dhe te ben te ndiesh krenar me Te, nje nder figurat me te shquara te letersise tone  dhe lider historik i kombit tone

Te dyja bashkeshortet , znj.Sadije Agolli dhe znj.Zhuljeta Kalana, bene nje bisede intime e familjare, duke uruar fejesen djalit te familjes Kalana, me nje vajze devolleshë.

Ishte i pranishem ne takim z.Guri Seferi, Sekretar Bashkie ne Tirane.Mbreselenese dhe simbolike ishte dhe dalja fotografi midis te dyja familjeve, Agolli dhe Kalana.

Gjate ndarjes , poeti Dritero Agolli , i uroi rruge te mbare miqve,  dhe pene te begate ne krijimtari ,  z.Luan Kalana, per te ngritur me lart, emrin e Devollit e te Shqiperise, ne opinionin letrar ,  ne mediat amerikane e ne diaspore.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora