E shtune, 21.12.2024, 12:44 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Në bahçe me portokall

E premte, 25.10.2013, 06:11 PM


Parodi :

 

NË BAHÇE ME PORTOKALL

Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir KRASNIQI

 

Në bahçe , o, me portokall – e ,

Hyjnë e dalin shkijet pa hall –e !

Hajde, dil moj nëno, shih si po kërcejnë –

Po na vijnë çetnikët – zemrat na i rrëmbejnë !

 

Në bahçe , o,  n’ këtë tokë Dardane –

Kërcejnë  shkijet , o, hiq pa dane !

Hajde , dil moj nëno , shih si  po kërcejnë 

Po na vijnë çetnikët –  zemrat na i  rrëmbejnë !

 

N’ Mitrovicë edhe në Zveçan – e ,

Kërcejnë shkijet , o, me tupan – e !

Hajde , dil moj nëno , shih si  po kërcejnë 

Po na vijnë çetnikët –  zemrat na i  rrëmbejnë !

 

Kërcejnë shkijet , o, me një tel –e ,

Kanë marrë mësime  , o, në  Bruksel – e !

Hajde , dil moj nëno , shih si  po kërcejnë 

Po na vijnë çetnikët –  zemrat na i  rrëmbejnë !

 

Në bahçe , o ,  te Graçanica –

Kërcejnë shkijet hiq pa gaçica !

Hajde , dil moj nëno, shih  kush po kërcen –

Po na kërcen Vulini –  zemrat na i  rrëmben !

 

 Deçan e  n’ Gazimestan – e,

Kërcejnë shkijet për Vidovdan- e !

            Hajde , shih moj nëno , n’ tokën e  “Shenjtërisë”  

Si  i  përkundin djepat , shkijet e Serbisë !

 

  Prizren , o, rreth   Shatërvanit –

Kërcen zëvendësi i Sllobodanit !

Hajde , dil moj nëno, shih  kush po kërcen –

Po na kërcen Daçiqi , zemrat na i  rrëmben !

 

Hashim Thaçi , o ,  po e rreh defin –

Nuk ia prishë , o, Daçiqit qejfin !

Hajde, dil moj nëno, shih  qysh po kërcejnë –

Thaçi e Daçiqi – zemrat na i rrëmbejnë !

 

Gjilan, më 19.10.2013.     

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora